Paganizmi i Shën Valentinit

by Uniteti-Admin
shën valentini

Origjina e kësaj feste daton shumë herët dhe ka disa mendime të ndryshme rreth asaj se ku ishte zanafilla e kësaj që më vonë do të bëhet festë globale. Origjina e saj është pagane dhe nuk është e pranuar tek shumica e krishterëve, edhepse ka pasur tentativa gjatë historisë që kjo festë të inkorporohet në Krishterizëm. Kjo festë festohet ka mesi i shkurtit për të përkujtuar vdekjen dhe varrimin e priftit krishter Valentin i cili u persekutua prej romakëve përshkak të ndihmës së tij që kinse ua ofronte të krishterëve për të ikur prej burgjeve romake. Andaj edhe thuhet se ai u burgos dhe gjatë qëndrimit në burg u dashurua me një vajzë të re, ku sipas spekulimeve ajo ishte vajza e përgjegjësit të burgut. Kështuqë sipas burimeve të pasakta vazhdoi dashuria mes Valentinit dhe asaj vajzës, derisa Valentini u dënua me vdekje prej sunduesit romak Klaudius II. 

Vlen të përmendet se mesi i shkurtit në atë kohë shënonte festën e njohur pagane “Lupercaria” që ishte festival i fertilitetit dedikuar për zotin romak “Faunus” dhe që ishte zot i bujqësisë. Andaj të krishterët e asaj kohe bënë përpjekje që festën pagane “Lupercalia” ta zëvendësojnë me ndonjë festë me motiv krishter, edhe thuhet se kështu lindi Dita e Sh. Valentinit.

Edhepse ka spekulime të shumta rreth asaj se cka në realitet është kjo festë pagane, vet njohja e këtyre gjërave është e mjaftueshme që mos ti kushtohet rëndësi kësaj feste ose ngjalljes së ndonjë simboli të saj sikurse ngjyra e kuqe që simbolizon petkun e kuq të priftit Valentin.

Pejgamberi (salAllahu alejhi ue sel-lem) ka treguar se disa prej umetit të tij do të ndjekin traditat, zakonet dhe ritualet e popujve të mëhershëm, konkretisht të jehudëve dhe të krishterëve, sic edhe ka ardhur në hadithin e Ebu Seid el-Huderi (Allahu qoftë i kënaqur me të)

“Ju do të ndiqni rrugët e atyre që erdhën para jush pëllëmbë pas pëllëmbe, krah pas krahu, madje edhe nëse ata do të futeshin në një vrimë të hardhucës, ju do t’i ndiqnit ata.” Ne thamë: “O i Dërguar i Allahut, (a ke për qëllim) hebrenjtë dhe të krishterët?” Ai tha, “Kush tjetër ?!” ( Buhariu 8/151 ; Muslimi 4/2054)

Dakordimi me festën dhe simbolet e saj është pajtim me kufrin, pasiqë vet kjo festë në veti ngërthen pasaktësi, gënjeshtra dhe gjëra që e kanë esencën në paganizëm romak të cilët asokohe ishin mushrik dhe besonin në shumë zotëra. Të biesh dakord me disa nga çështjet e tyre të kufrit është e njëjtë si të biesh dakord me ta në disa degë të kufrit, dhe dihet se festat janë gjërat më dalluese me të cilat fetë manifestohen. 

Neve na ka ardhur argument që të festojme atë që është e jona dhe mos bëhemi ndjekës të verbër të traditave të huaja aliene.

Thotë Allahu:

“Dhe mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë midis tyre pasi u kishin ardhur provat e qarta. Janë ata për të cilët ka një dënim të tmerrshëm.” (Ali Imran 105)

Thotë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem):”Kush imiton një popull, ai është prej tyre.” ( Ahmedi, 2/50; Ebu Daud, 4021)

Jemi të kënaqur me atë që Allahu e ka zgjdhur për ne dhe jemi të kënaqur me festat tona.

Thotë Allahu: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, dhe zgjodha për ju Islamin si fenë tuaj”. (Maide 3)

Një pjesë e konsiderueshme e të rinjve dhe të rejave në mesin tonë e festojnë këtë ditë, sepse kjo i lejon ata të përmbushin dëshirat, pasionet e tyre. Shikoni këtë tragjedi, ku ata shkojnë aq larg sa të bëjnë mëkate të mëdha si zinaja (amoralitet) dhe të ngjashme, duke imituar paganët në diçka që edhe vet ata nuk e dijnë se ku e ka origjinën kjo festë e vetshpallur.

Kjo është një ditë e imoralitetit dhe zinasë për ta. Ata nuk flasin për dashuri të pastër midis burrit dhe gruas ose të paktën ata nuk bëjnë dallimin midis dashurisë legjitime dhe të ndaluar. Ky festival për ta është një mënyrë për të shprehur dashurinë e coroditur jashtë cdo binari.

Shprehja e ndjenjave dhe emocioneve nuk është justifikim për muslimanin që të caktojë një ditë për të shprehur dashurinë. 

Në Islam, një burrë e don gruan e tij gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm një ditë, dhe e shpreh ketë dashuri në mënyra të  ndryshme.

Po ashtu nuk ka fe që i inkurajon pasuesit e saj të duan dhe të kujdesen për njëri-tjetrin më shumë sesa Islami. Kjo vlen në çdo kohë dhe në të gjitha rrethanat, jo vetëm në një ditë të veçantë. 

Burri që dashuron sinqerisht gruan e tij nuk ka nevojë për këtë festë për t’i kujtuar dashurinë e tij ndaj saj. Ai shpreh dashurinë e tij për gruan e vet duke i ofruar asaj një jetë të mirë përplot me mirëkuptim dhe harmoni pamarrë parasysh rrethanat dhe vështirsitë.

Të tjera