Pasojat e vrazhdësimit të zemrës

by Uniteti-Admin

Hamdi i takon Allahut, ndërsa përshëndetjet dhe lutjet tona më të mira qofshin mbi Pejgamberin e Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasuan këtë rrugë.

Vrazhdësia e zemrave të njerëzve është një prej sëmundjeve më të rënda tek njerëzit dhe me shumë keqardhje themi se kjo sëmundje ka kapluar një numër të madh të njerëzve sot.

Madje problemi bëhet edhe më i ndërlikuar nëse kësaj gjendjeje ia shtojmë faktin se shumica e njerëzve mendojnë se vrazhdësia e zemrës është vetëm shkak pët të ra në mëkate. Por ajo që shumica harrojnë është fakti se kjo sëmundje mund të jetë rezultat i ndonjë mëkati tjetër, d.m.th. dënim i përshpejtuar për ndonjë mëkat.

Ndodh që Allahu ta dënon njeriun me vrazdhësi të zemrës për shkak të ndonjë mëkati që e ka bërë, thotë Allahu:

((فَبِمَا نَقْضِهِم مِّيثَاقَهُمْ لَعَنَّاهُمْ وَجَعَلْنَا قُلُوبَهُمْ قَاسِيَةً))

Për shkak se ata e thyen besën e tyre, Na i mallkuam ata dhe ua forcuam (si gur) zemrat e tyre.[1]

Ky koncept ka edhe shembuj tjerë nga libri i Allahut, gjë që dëshmon për mosnjohjen tonë të realitetit dhe rrezikut të kësaj sëmundjeje për zemrat e njerëzve, thotë Allahu:

((فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ فَزَادَهُمُ اللَّـهُ مَرَضًا))

Zemrat e tyre janë të sëmura, e Allahu ua shtoi atyre sëmundjen…[2]

Shiko se si Allahu ua shtoi sëmundjen në zemër, edhe atë për shkak se zemrat i kishin të sëmura. Poashtu thotë Allahu në Kur’an: ((فَلَمَّا زَاغُوا أَزَاغَ اللَّـهُ قُلُوبَهُمْ))

E, pasi ata u shmangën (nga e vërteta), Allahu u shmangu zemrat e tyre.[3]

Këto argumente na bëjnë të kuptojmë se veprimi e disa mëkatave ka mundësi që të rezulton me vazhdimësi dhe zhytje edhe më të thellë në këto mëkate.

Andaj njeriu duhet të jetë i kujdesshëm, vigjilent, ngase Allahu ka mundësi që vrazhdësinë e zemrës ta dënon me vrazhdësi të zemrës dhe kështu njeriu ta përkeqëson statusin e tij tek Allahu në Ahiret.

Allahu na ndihmoft në përmirsësimin e gjendjes së zemrave tona.

 

Ali Ashani

[1] El-Maide, 13

[2] El-Bekare, 10

[3] Es-Saff, 5

Të tjera