Pejgamberët e Allahut dhe namazi

by Uniteti-Admin

Namazi: Obligim për të gjithë Pejgamberët

 

Prej argumenteve që tregojnë për pozitën e namazit dhe vlerën e tij, është fakti se Allahu ua ka bërë të obligueshëm të gjithë Pejgamberëve (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ata) dhe ka treguar për madhërimin që ia kanë bërë këto pejgamber namazit dhe na kanë ardhur në shumë vende në Kur’an tekste të cilat dëshmojnë dhe e tregojnë këtë, siç është:

1-      Thotë Allahu në rastin e Junusit (alejhi es-selam) kur e kishte ngrënë balena:

((فَلَوْلَا أَنَّهُ كَانَ مِنَ الْمُسَبِّحِينَ-لَلَبِثَ فِي بَطْنِهِ إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ))

“E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej musebbihin (shiko komentin) Zotin. Ai do të mbetej në barkun e saj deri në ditën e ringjalljes.”[1] Transmetohet nga Ibn Abbasi se ka thënë[2]: “Prej atyre që falen”, poashtu kjo transmetohet nga Sei’d ibn Xhubejr dhe Katade.[3]

2-      Ka treguar për mikun e Tij, Ibrahimin, atëherë kur e çoi Ismailin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ata) që të banojë në një luginë në të cilën nuk kishtë njeri dhe kur i bëri Allahut du’a duke thënë:

((بَّنَا إِنِّي أَسْكَنتُ مِن ذُرِّيَّتِي بِوَادٍ غَيْرِ ذِي زَرْعٍ عِندَ بَيْتِكَ الْمُحَرَّمِ رَبَّنَا لِيُقِيمُوا الصَّلَاةَ))

“Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që ta falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoi ata me fruta.”[4] dhe nuk ka përmendur ndonjë vepër përpos namazit, gjë e cila tregon se nuk ka ndonjë vepër më të mirë ose të barabartë  me namazin.

((وَإِذْ بَوَّأْنَا لِإِبْرَاهِيمَ مَكَانَ الْبَيْتِ أَن لَّا تُشْرِكْ بِي شَيْئًا وَطَهِّرْ بَيْتِيَ لِلطَّائِفِينَ وَالْقَائِمِينَ وَالرُّكَّعِ السُّجُودِ))

“Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabes): të mos më përshkruajë Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë, që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë sexhde.”[5] Poashtu ka përmendur lutjen e Ibrahimit :

((رَبِّ اجْعَلْنِي مُقِيمَ الصَّلَاةِ وَمِن ذُرِّيَّتِي ۚ رَبَّنَا وَتَقَبَّلْ دُعَاءِ))

“O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!”[6]

3-      Ka thënë për  rastin e Ismai’lit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

((وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ إِسْمَاعِيلَ ۚ إِنَّهُ كَانَ صَادِقَ الْوَعْدِ وَكَانَ رَسُولًا نَّبِيًّا . وَكَانَ يَأْمُرُ أَهْلَهُ بِالصَّلَاةِ وَالزَّكَاةِ))

“Përkujtoju në këtë Libër Ismailin! Ai ka qenë shumë besnik në premtim (premtoi të bëhet kurban) dhe i dërguar, pejgamber. Ai urdhëronte familjen e vet me faljen e namazit dhe me zekatë…”[7]

4-      Ka thënë për Is’hakun (paqja e Allahut qoftë mbi të) dhe për pasardhësit e tij:

((وَوَهَبْنَا لَهُ إِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ نَافِلَةً ۖ وَكُلًّا جَعَلْنَا صَالِحِينَ. وَجَعَلْنَاهُمْ أَئِمَّةً يَهْدُونَ بِأَمْرِنَا وَأَوْحَيْنَا إِلَيْهِمْ فِعْلَ الْخَيْرَاتِ وَإِقَامَ الصَّلَاةِ وَإِيتَاءَ الزَّكَاةِ ۖ وَكَانُوا لَنَا عَابِدِينَ))

“Dhe ia falëm atij Is’hakun, e si dhuratë edhe Jakubin. Dhe që të gjithë i bëmë të mire. Dhe ata i bëmë shëmbëlltyrë që udhëzonin sipas urdhrit Tonë, i orientuam në punë të mira, në faljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë.”[8]

5-      Ka thënë në tregimin për Shua’jbin (paqja e Allahut qoftë mbi të) atëherë kur e ndaloi popullin e tij nga adhurimi i diçkaje (dikujt) pos Allahut dhe nga padrejtësia në peshojë:

((قَالُوا يَا شُعَيْبُ أَصَلَاتُكَ تَأْمُرُكَ أَن نَّتْرُكَ مَا يَعْبُدُ آبَاؤُنَا))

“Ata thanë: “O Shuajb, a namazi yt të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë që e adhurojnë prindërit tanë…”[9] Në këtë ka argument se ata nuk e shihnin atë se madhëron diçka më shumë se namazin[10].

6-      Musa (paqja e Allahut qoftë mbi të), Allahu e ka afruar dhe i ka folur, obligimin e parë me të cilin e urdhëroi Allahu pas adhurimi të Tij, ishte namazi dhe nuk ka përmendur ndonjë obligim përpos namazit, thotë Allahu duke iu drejtuar Musa-it (paqja e Allahut qoftë mbi të) me fjalët e Tija, pa përkthyes mes tyre:

((فَاسْتَمِعْ لِمَا يُوحَىٰ. إِنَّنِي أَنَا اللَّـهُ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدْنِي وَأَقِمِ الصَّلَاةَ لِذِكْرِي))

“…prandaj dëgjo çka po të shpallet! Unë, pa dyshim, Unë jam All-llahu, që nuk ka tjetër Zot përveç meje, prandaj vetëm mua më adhuro dhe kryej namazin për të më përkujtuar.”[11] Kjo është argument për pozitën e lartë dhe vlerën e namazit ndaj adhurimeve tjera, për shkak se nuk i është drejtuar Musa-it (paqja e Allahut qoftë mbi të) me ndonjë adhurim tjetër para namazit. Pastaj gjëja e parë me të cilën i urdhëroi Musa-i (paqja e Allahut qoftë mbi të) Bijtë e Israilit ishte namazi, thotë Allahu:

((وَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ مُوسَىٰ وَأَخِيهِ أَن تَبَوَّآ لِقَوْمِكُمَا بِمِصْرَ بُيُوتًا وَاجْعَلُوا بُيُوتَكُمْ قِبْلَةً وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ ۗ وَبَشِّرِ الْمُؤْمِنِينَ))

“Ne i thamë Musait dhe vëllait të tij t’i bëni vend në Egjipt popullit tuaj, shtëpitë tuaja t’i bëni faltore e ta falni namazin rregullisht.”[12]

7-      Davudi (paqja e Allahut qoftë mbi të), pejgamber i Allahut dhe i zgjedhuri i Tij, kur gaboi dhe donte që të pendohet, nuk gjeti mënyrë për tu penduar tek Allahu përpos se me namaz, thotë Allahu:

((فَاسْتَغْفَرَ رَبَّهُ وَخَرَّ رَاكِعًا وَأَنَابَ))

“Lypi falje prej Allahut, ra në Ruku’ (përkulur) dhe u pendua.”[13]

8-      Sulejmani i biri i Davudit (paqja e Allahut qoftë mbi të), i prezentoi kuajt një ditë dhe e dekoncentroi shikimi në to, derisa kaloi koha e namazit të Ikindisë, andaj i erdhi keq dhe u pendua dhe e dënoi veten e vet, duke e privuar nga kuajt të cilët e larguan nga namazi i Ikindisë. Thotë Allahu:

((وَوَهَبْنَا لِدَاوُودَ سُلَيْمَانَ ۚ نِعْمَ الْعَبْدُ ۖ إِنَّهُ أَوَّابٌ . إِذْ عُرِضَ عَلَيْهِ بِالْعَشِيِّ الصَّافِنَاتُ الْجِيَادُ . فَقَالَ إِنِّي أَحْبَبْتُ حُبَّ الْخَيْرِ عَن ذِكْرِ رَبِّي حَتَّىٰ تَوَارَتْ بِالْحِجَابِ . رُدُّوهَا عَلَيَّ ۖ فَطَفِقَ مَسْحًا بِالسُّوقِ وَالْأَعْنَاقِ))

 “Ne, Daudit, i kemi dhuruar Sulejmanin. Ai është rob i mrekullueshëm. Ai, me të vërtetë, i është drejtuar shumë Zotit! (Kujtoje) kur atij (Sulejmanit), një pasdite iu paraqiten kuaj të dalluar, Ai tha: “Unë shfaqa dashuri më të madhe ndaj pasurisë (kuajve) se sa lutjes ndaj Zotit tim!” (ata defiluan para tij) derisa humbën para syve. (Ai tha): “M’i ktheni ata” – e pastaj nisi tju bjerë me shpatë kah këmbët dhe qafat e tyre.”[14]

Thotë Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë): “Më shumë së një prej dijetarëve të Selefit dhe tefsirit kanë përmendur se Sulejmani u preokupua me defilimin e kuajve, derisa kaloi koha e Ikindisë, kurse dihet pa dyshim se ai nuk e ka lënë namazin qëllimisht, mirëpo ka harruar, sikurse ka ndodhur me të Dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) Ditën e Handekut, kur i kaloi koha e Ikindisë, andaj e fali atë pas perëndimit të diellit.”[15]

9-      Thotë Allahu për rastin e Zekerijja (paqja e Allahut qoftë mbi të):

((فَنَادَتْهُ الْمَلَائِكَةُ وَهُوَ قَائِمٌ يُصَلِّي فِي الْمِحْرَابِ))

“Dhe derisa ai falej në Mihrab, në këmbë, engjujt e thirrën…”[16]

10-    Tregon Allahu për I’sa-un (paqja e Allahut qoftë mbi të) kur ka folur në djep, se ka thënë:

((قَالَ إِنِّي عَبْدُ اللَّـهِ آتَانِيَ الْكِتَابَ وَجَعَلَنِي نَبِيًّا , وَجَعَلَنِي مُبَارَكًا أَيْنَ مَا كُنتُ وَأَوْصَانِي بِالصَّلَاةِ وَالزَّكَاةِ مَا دُمْتُ حَيًّا))

“Unë jam rob i All-llahut, tha ai, mua më ka dhën Librin dhe më ka bërë profet.  Dhe më ka bërë të bekuar kudo që të jem dhe më ka porositur që sa të jem gjallë ta fali namazin dhe ta japë zekatin.”[17]

11-     Thotë Allahu për pejgamberët e Bijve të Israilit:

((وَلَقَدْ أَخَذَ اللَّـهُ مِيثَاقَ بَنِي إِسْرَائِيلَ وَبَعَثْنَا مِنْهُمُ اثْنَيْ عَشَرَ نَقِيبًا ۖ وَقَالَ اللَّـهُ إِنِّي مَعَكُمْ ۖ لَئِنْ أَقَمْتُمُ الصَّلَاةَ وَآتَيْتُمُ الزَّكَاةَ وَآمَنتُم بِرُسُلِ))

 “Në të vërtet All-llahu pat marrë zotimin e Bijve të Israilit. Dhe prej tyre dërguam (caktuam) dymbëdhjetë prijës. All-llahu tha: “Unë jamë me ju!” Në qoftë se falni namazin, e jepni zekatin, u besoni të dërguarve të Mi”

12-  Pasi i ka përmendur Allahu të gjithë pejgamberët, nji nga nji, thotë:

((ولَـٰئِكَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللَّـهُ عَلَيْهِم مِّنَ النَّبِيِّينَ مِن ذُرِّيَّةِ آدَمَ وَمِمَّنْ حَمَلْنَا مَعَ نُوحٍ وَمِن ذُرِّيَّةِ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْرَائِيلَ وَمِمَّنْ هَدَيْنَا وَاجْتَبَيْنَا ۚ إِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ آيَاتُ الرَّحْمَـٰنِ خَرُّوا سُجَّدًا وَبُكِيًّا))

“Ata janë profetë të cilët All-llahu i ka begatuar, pasardhës të Ademit dhe të atyre që i bartëm me Nuhin, dhe prej pasardhësve të Ibrahimit dhe izraelitëve, edhe të atyre që i kemi udhëzuar dhe i kemi zgjedhur. Kur u lexoheshin ajetet e të Gjithmëshirshmit, ata binin në sexhde dhe qanin.”[18] Allahu ka treguar për të gjithë, se namazi ka qenë strehim i tyre, më të janë afruar tek Allahu, pastaj thotë Allahu:

((فَخَلَفَ مِن بَعْدِهِمْ خَلْفٌ أَضَاعُوا الصَّلَاةَ وَاتَّبَعُوا الشَّهَوَاتِ ۖ فَسَوْفَ يَلْقَوْنَ غَيًّا))

“Por, pas atyre mbetën pasardhës të këqinj, të cilët e lanë namazin dhe u dhanë pas epsheve. Pastaj do të hudhen në Gajja[19].”[20]

 

AbduRrezak El-Bedr El-Abbad

Përktheu: Ali Ashani

 

 

 


[1] Es-Saaffat  37:43-44.

[2] Në tefsirin e fjalës së Allahut (مسبحين).

[3] Shih: Tefsir Et-Taberi (21/109)

[4] Ibrahim 14:37.

[5] El-Haxhxh 22:26.

[6] Ibrahim 14:40.

[7] Merjem 19:54.

[8] El-Enbijaa 21:72-73.

[9] Hud 11:87.

[10] Thotë Shejh Es-Si’di (Allahu e mëshiroftë) gjatë komentimit të këtij ajeti: “Namazi çdoherë ka qenë adhurim për profetët e kaluar dhe ajo është prej veprave më të mira, bile mosbesimtarët e dijnë vlerën dhe përparsinë që e ka namazi ndaj adhurimeve tjera dhe se namazi ndalon nga amoraliteti dhe e keqja, është peshojë e Imanit dhe ligjeve të tij, me faljen e namazit rregullohet gjendja e robit, kurse me lënien e tij çregullohet gjendja e tij fetare.”

[11] Ta-Ha 20:13-14.

[12] Junus 10:87.

[13] Sad 38:24.

[14] Sad 38:30-33.

[15] Tefsiri i Ibn Kethirit (7/65).

[16] Aal-Imran 3:39.

[17] Merjem 19:31.

[18] Merjem 19:58.

[19] Luginë në Xhehennem.

[20] Merjem 19:59.

Të tjera