Përgatitja e fëmijës për agjërim

by Uniteti-Admin

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut ﷺ. Përgatitja e fëmijës mysliman në formë psikike për të agjëruar, atë do ta bëj më të përgatitur për të agjëruar duke e pranuar atë më lehtë, dhe kjo arrihet në shumë mënyra, ndër to:

  1. Përgatitja e fëmijës me agjërim disa orësh gjatë muajit të ramazanit, ose gjatë ditëve të para të ramazanit, p.sh. të abstenohet nga pirja dhe ngrënia nga namazi i ikindisë deri në aksham.

 

  1. Shkallëzimi gjatë gabimeve të fëmijës gjatë agjërimit të ramazanit, duke u sjellë butë dhe me fjalë të mira nëse është në ditët e para që agjëron, duke mos e lënë anash nxitjen e tij që ta plotëson agjërimin deri në aksham edhe pse ka ngrënë ose pirë.

 

  1. Të përgatitet fëmija shpirtërisht duke krijuar apo vizatuar gjysmë hënën e muajit të Ramazanit dhe duke e vendosur atë në dhomën e tij personale.

 

  1. Përgatitja kutive të vogla, në të cilat do të vendoset një dhuratë për fëmijën, ashtu që këtë dhuratë ti lejohet ta hap vetëm pas përfundimit të agjërimit të asaj dite.

 

  1. Vizatimi apo printimi i disa fletave të zbukuruara në të cilat përshkruhet vlera e agjërimit të muajit të ramazanit duke i varur ato nëpër shtëpi ashtu që ti sheh fëmija.

 

  1. Dhënia kuraje fëmijës duke e lavdëruar atë para njerëzve të tjerë duke e nderuar atë që gjatë iftareve të ulet afër njerëzve të rritur, duke ia treguar kujdesin që ke ndaj tij dhe duke i përgatitur ushqimin të cilin e preferon.

 

  1. Angazhimi i fëmijës me ndonjë punë të lehtë të cilën ai vet e preferon për ti kaluar koha atij më lehtë apo ti lejohet të merr pjesë përgjatë përgatitjes së ushqimit për iftar.

 

  1. Dhënia kurajë atij duke i thënë: Mashallah, je shumë i fortë, sepse je durimtar ndaj vështirësive të agjërimit, dhe se je nga ata që kur kanë qëllime të larta i çojnë ato deri në fund.

 

  1. Shpërblimi i fëmijës me një dhuratë apo me të holla pas përfundimit të agjërimit për ti treguar se ti mundesh dhe se kjo vepër është madhështore, duke e emërtuar atë si trimi agjërues etj.

 

  1. Mos paraqitja e dashurisë dhe pëlqimit ndaj fëmijës që nuk agjëron në prezencën e fëmijës që agjëron, me qëllim që të mos bëhet kjo nxitëse që ai ta prish agjërimin ashtu që ky veprim ta shtyjë atë deri në humbjen e vetëbesimit në aftësinë e tij për të agjëruar.

 

  1. Përkujtimi i tij se ka njerëz të varfër dhe skamnorë që janë fëmijë mysliman duke e nxitur fëmijën që të jep lëmoshë dhe duke e përkujtuar për mirësitë e Allahut që ua ka dhënë.

 

  1. Ti jepet dhuratë të birit, një kapuç apo një sexhade, që të jetë e tija, personale që ta përdorë atë gjatë namazeve, apo të bijës një hixhab bashkë me një sexhade personale, që ta ketë për kryerjen namazeve përgjatë muajit të Ramazanit.

 

Sejfullah Sejfuli

Të tjera