Është e pëlqyer që njeriu të shton përmendjen e vdekjes, siç transmeton ebu Hurejra nga i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) se ka thënë: “Shpeshtone përmendjen e shkatërruesit të kënaqësive”, d.m.th. vdekjen.
Dobitë e përkujtimit të vdekjes:
Padyshim që përkujtimi i vdekjes ngjall zell për punë, kthim drejt Ahiretit dhe të vepruarit për të, të largon nga dynjaja dhe nga mashtrimet e saja.
Thotë Thabit el-Bunani (Allahu e mëshiroftë): “Lum për atë i cili e kujton çastin e vdekjes. Nuk ndodh që robi të shtojë përmendjen e vdekjes, vetëmse do ta vëren dobinë e saj në veprat e tij”.
Besimtari duhet të jetë i kujdesshëm që të kujtoj realitetin me të cilin do të ballafaqohet, e ajo është vdekja.
Ajo që do të ndihmojë në këtë drejtim është vizita e varrezave, e cila është edhe sunet për të cilën na ka nxitur i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) në Hadithin që e transmeton Aliu: “Ua kam ndaluar vizitën e varrezave, prej tani vizitoni ato, sepse ajo j’ua zbut zemrat, j’ua loton sytë dhe jua përkujton Ahiretin.” Ndërsa në një transmetim tjetër: “Ajo ua përkujton vdekjen.”
Të dëshirosh vdekjen si shkak i ndonjë vështirësie që të ka goditur
Personi i cili goditet me ndonjë vështirësi, sëmundje apo diç tjetër , nuk i lejohet që të shpreson dhe të kërkon vdekjen. Transmeton Enesi se i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Mos ta shpreson ndonjëri nga ju vdekjen si shkak i ndonjë fatkeqësie e cila e ka goditur, e nëse është patjetër atëherë le të thotë: “O Zoti im më bën të jetoj përderisa jeta është në dobinë time dhe ma merr shpirtin nëse vdekja është më e dobishme për mua”.
Gjithashtu shënon ebu Hurejra se i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Të mos e shpreson ndonjëri nga ju vdekjen dhe të mos lutet për të që ta arrijë atë, me të vërtetë nëse ndonjëri nga ju vdes i ndërpriten veprat e tij ndërsa nuk i sjell jeta e gjatë besimtarit vetëmse dobi”.
Andaj edhe Hadithi është argument për ndalimin e kërkimit të vdekjes dhe lutjes për të që ta arrij, sepse jeta e gjatë nëse shfrytëzohet ashtusiç duhet nuk sjell asgjë vetëmse punë të mira, kërkim faljeje nga mëkatet, etj.
Ka ardhur në transmetimin e Buhariut se i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Mos ta shpreson vdekjen ndonjëri nga ju, sepse ai ose është bamirës dhe nëse jeton ka mundësi ta shton bamirësinë, ose keqbërës dhe ndoshta pendohet”.
Ekzistojnë dy raste kur njeriut i është e lejuar të dëshirojë vdekjen:
1) Nëse ka frikë për fenë e tij si shkak i numrit të madh të fitneve (sprovave)
Argument për këtë është fjala e Allahut për Merjemin:
(يَا لَيْتَنِي مِتُّ قَبْلَ هَذَا)
“Mjerë për mua, si nuk vdiqa para kësaj” (Merjem: 23)
Gjithashtu Hadithi i gjatë i Muadhit, ku i Dërguari ndër tjerash thotë:“ O Zot, nëse dëshiron sprovë për robërit e tu, ma merr mua shpirtin tek ti pa më sprovuar“.
Andaj jeta e njeriut pa u sprovuar në fenë e tij edhe nëse është e shkurtër është më e dobishme sesa jeta e gjatë ndërsa ai sprovohet.
2) Vdekja në rrugën e Allahut
Argument për këtë është Hadithi i ebu Hurejres se i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Sikur të mos ia vështirësoja Umetit tim, nuk do qëndroja pa iu bashkangjitur të gjithë çetave të cilat luftojnë në rrugën e Allahut. Do dëshiroja të luftoj në rrugë të Allahut dhe të vritem, pastaj të ngjallem dhe sërish të vritem, të ngjallem dhe sërish të vritem”.
Gjithashtu transmeton Sehl bin Hanif se i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Ai i cili me sinqeritet kërkon nga Allahu i Madhëruar të bie dëshmor, Allahu do ia mundëson arritjen e gradës së shehidit edhe nëse ai vdes në shtratit e tij.
Përktheu: Senad Ramadani