Përngjasimi me jobesimtarët dhe …?

by Uniteti-Admin

Pyetje: A është përngjasimi me qafirat apo përngjasimi i burrit me gruan dhe anasjelltas i ndaluar në përgjithësi apo është me kufizime?

Përgjigje: Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm All-llahut.

Esenca në ndalesën e përngjasimit me jobesimtarët janë fjalët e Muhamedit (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi të), të cilat i transmeton ibn Umeri  (All-llahu qoftë i kënaqur me të) ku thotë:

ومن تشبه بقوم فهو منهم.

Dhe kush i përngjason një populli ai është prej tyre”.

Në Kur’an dhe Sunnet janë të përbuzur pasuesit e epsheve të qafirave dhe na ka urdhëruar që ti kundërshtojmë ata.

Dijetarët e kanë qartësuar se përngjasimi është disa lloje. Më e larta është përngjasimi i cili është kufër, ndërsa llojet tjera të përngjasimit janë në shkallë më të ulët sesa kufri. Pra lloji i gjunahit mvaret prej llojit të përngjasimit edhe mvaret sipas asaj se çka ka ardhur rreth përngjasimit në tekste (Në Kur’an dh Sunnet) në të cilat ndalohet që tu përngjasohet atyre ose urdhërit që mos tu përngjasojmë atyre.

Në bazë të kësaj kuptojmë se përngjasimi me qafirat mund të jetë kufër, shfrenim, mëkat dhe gabim dhe mund të jetë e papëlqyer.

Ndërsa esenca në ndalesën e përngjasimit me gratë, është fjala e Muhamedit  (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi të) e transmetuar nga ibn Abasi (All-llahu qoftë i kënaqur me të) ku thotë:

لعن الله المخنثين من الرجال والمترجلات من النساء.

All-llahu i ka mallkuar gratë të cilat u përngjasojnë burrave dhe burrat të cilët u përngjasojnë grave”. (Transmeton Imam Ahmedi, Buhariu, ebu Davudi dhe Tirmidhiu).

Ndërsa në një transmetim tjetër nga ebu Hurejre (All-llahu qoftë i kënaqur me të) thotë:

 لعن رسول الله صلى الله عليه وسلم الرجل يلبس لبسة المرأة، والمرأة تلبس لبسة الرجل.

E ka mallkuar i Dërguari i All-llahut (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi të) burrin i cili veshë rroba të grave dhe gruan e cila veshë rroba të burrave”. (Transmeton ebu Davudi dhe Ahmedi).

Në bazë të kësaj u ndalohet burrave të përngjasojnë me gratë në të gjitha veçoritë e tyre, gjithashtu e njëjta vlen edhe për gratë.

Pra është obligim që të kemi kujdes nga të gjitha këto, burrat dhe gratë duhet të dallohen secili prej tyre me veçoritë e veta të zakonshme, fizike dhe morale.

All-llahu e di më së miri.

 

AbdurRahman El-Berrak

Data e fetvasë 20/11/1425 h.

Përktheu: Suad Hoxha

 

Të tjera