Përsëritja e ajeteve në Kur’an

by Uniteti-Admin

Shumë herë në Kur’an hasim ajete të cilat përsëriten, mirëpo çka ëshë urtësia pas kësaj dhe cilat janë ata ajete që më së shumti përsëriten do të shohim në vijim.

Në Kaptinwn er Rahman pësëritet 31 herë Ajeti i njëjtë ku Allahu (subhanehu ue teala) i pyet njerëzit dhe xhinët: “E pse atëherë ju i përgënjeshtroni të mirat e Zotit tuaj?”. (er Rahman 13)

Në këtë Kaptinë sipas përmbajtjes që gjendet në të shihet se këtë pyetje Allahu do t’ua parashtrojë njerëzve dhe xhinëve pas shuarjes së kësaj bote.

Përsëritet 10 herë Ajeti i njëjtë në Kaptinën el Murselatë ku Allahu thotë: “Mjerë për përgënjeshtruesit në atë Ditë”. (el Murselatë 15)

Përsëritet 8 herë Ajeti i njëjtë në Kaptinën esh Shuara, ku Allahu thotë: “ Në këtë me të vërtetë ka argument, (por) shumica e tyre nuk ishin besimtarë”. (esh Shuara 8)

Përsëritet shumë herë Ajeti në Kaptinën el Kamer ku Allahu thotë: “Ne e kemi lehtësuar Kura’nin për ta mësuar, pra a ka ndokush që merr mësim?”. (el Kamer 17)

S’ka dyshim se ka urtësi në përsëritjen e këtyre ajeteve që i përmendëm, por edhe në shumë ajete tjera në Kur’an. Prej urtësive është se Ajeti që përsëritet ka rëndësi të madhe për ndëgjuesin (lexuesin) dhe përsëritja e shumtë e tërheq vëmendjen e lexuesit (ndëgjuesit).

Prej urtësive poashtu është se përsëritja e ajeteve që janë në formë pyetse është për qëllim pyetje në formë pohimi dhe pranimi. Pra pyetje së cilës i dihet përgjigja.

Gjithashtu përsëritja e Ajetit mund që të jetë si rikujtim i vlerës së asaj që përmendet në Ajetin që ka paraprirë.

Disa herë siç është rasti i përsëritjes së ajeteve në Kaptinën el Kafirunë është për qëllim qartësimi dhe sigurimi , pra në këtë rast konkret qartësimi dhe sigurimi i qëndrimit të besimtarëve ndaj qafirave.

Këta janë vetëm disa prej urtësive të përsëritjes së ajteve në Kur’an, ndërsa në Librin e Allahut ka shumë urtësi të cilat çdoherë do të jenë në dobinë e besimtarit dhe në këtë mënyrë do të mbetet Kur’ani si argument i mjaftueshëm për ata që kanë zemra të shëndosha.

Përktheu: Enis Arifi

Të tjera