Femrat në përgjithësi edukohen që në fëmijërinë e tyre të hershme se ata vlejnë aq sa janë atraktive, pra sa më shumë të jetë femra e bukur dhe atraktive për meshkujt aq edhe vlen në shoqëri. Dhe kjo në shumicën e rasteve na çon që të garrojmë në nocionin abstrakt të bukurisë dhe shumë pak njerëz e kuptojnë se ky garrim është i kotë.
Ky mendim i përhapur tek njerëzit është një formë e shtypjes ndaj një grupi të femrave që nuk janë të këtij mendimi, bile edhe shpesh këta lloj të femrave janë të përqeshura se pse ata e mbulojnë trupin e tyre në publik dhe se pse ata nuk përdorin makijazh në publik dhe kështu me rradhe.
Në botëkuptimin e njerëzve në mes të cilëve jetojmë, mbulesa (Hixhabi) është bërë simbol i heshtjes së dhunshme, radiakalizmit ose militantizmit. Në fakt mbulesa nuk është asnjëra prej këtyre që i përmendëm. Mbulesa është thjesht bindje e femrës dhe vendim i saj i cili korespondon me faktin se gjykimi mbi një femër nuk duhet të jetë i mbështetur në pamjen e saj fizike dhe as të ndikojë në interaksionin e saj shoqëror.
Mbulesa më ka dhënë lirinë prej kujdesit konstant ndaj pamjes sime fizike
Nga shkaku se pamja ime nuk është subjekt i diskutimit në publik, qoftë bukuria ime apo qoftë mungesa e bukurisë në fytyrë apo në trup. Dhe në këtë mënyrë është larguar një temë rreth të cilës njerëzit mund të diskutojnë, qoftë diskutim legjitim apo diskutim jolegjitim.
Askush s’mund të diskutojë rreth asaj se si duken flokët e mia, as s’mund të thonë se flokët i kam të rregulluara sikurse në atë çast kam dalur nga saloni për ondulim, ose vetëm thjesht i kam lidhur bisht. Askush s’mund të jep vlerësim të saktë se a jam e trashë apo e dobët, dhe ngase njerëzit nuk e dijnë dhe nuk e shohin një gjë të tillë, askujt nuk i intereson.
Është shumë i lodhshëm mendimi dhe ndjenja se femra duhet t’i plotësojë standardet e meshkujve përsa i përket bukurisë së femrave. Kjo është gjë e lodhshme dhe është nënçmuse. Unë i kam kaluar vitet e pubertetit dhe postpubertetit duke u munduar që t’i plotësoj standardet e meshkujve që i kanë rreth femrave dhe kam harxhuar shuma të konsiderueshme të parave në losione për mirëmbajtjen e lëkurës dhe mjete tjera ndihmëse të këtij lloji, me qëllim që një ditë ndoshta do të bëhesha Miss Bota.
Femrat nuk do ta arrijnë barabarsi duke i ekspozuar dhe duke i shfaqur trupat e tyre përpara shikimeve të meshkujve që asnjëherë nuk do ta kenë mjaft. Është kuptim i gabuar që dikush të mendojë në këtë mënyrë.
Pra çka është mbulesa?
- Mbulesa është bindje ndaj Krijuesit
- Mbulesa është nder dhe dinjitet
- Mbulesa është besim
- Mbulesa është akt modestie
- Mbulesa është akt pastërtie
- Mbulesa është drejtësi
- Mbulesa është mburojë
Çka nuk është mbulesa?
- Mbulesa nuk është gjë e re ekskluzive vetëm në Islam, mbulesa ka qenë dhe është obligim edhe në fetë tjera siç është krishterizmi, ashtusiç është e njohur historia rreth Merjemit-nënës së Isaut, e cila ka qenë grua e mbuluar, edhe të krishterët nuk e mohojnë se Merjemi ka qenë e mbuluar siç edhe e njohim nga ikonat dhe pikturat kishtare.
- Mbulesa nuk është formë e shtypjes ndaj femrave.
- Mbulesa nuk është obligim në vende që nuk janë publike dhe as në mesin e të afërme familjarë.
- Mbulesa nuk është kokëfortësi dhe as nuk është shenjë proteste ndaj jomuslimanëve.
- Mbulesa nuk e pengon që femra ta shpreh mendimin e saj dhe që të shkollohet.
- Mbulesa nuk është burg .
Nga: Zëri i një femre të mbuluar
Shkëputi dhe përgatiti: Enis Arifi