Pikëllim i madh në ditën e gëzimit

by Uniteti-Admin

Si vdiq Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë?

Imam Buhariu iu nënshtrua një opresioni të rëndë në fund të jetës së tij nga udhëheqësit e trojeve në Lindjen e Largët islamike, në veçanti; Nishapur, Buhara, dhe Samarkand.

Dhe kjo ndodhi për shkak të shumë arsyeve, prej tyre mund të përmendim:

1- Refuzimi i tij për t’i mësuar fëmijët e tyre (prijësve të këtyre trojeve) në pallatet e tyre. Ai nuk do të shkonte tek sulltanët dhe do të thoshte: “Diturisë i shkohet, e nuk çohet nëpër dyer.”

2- Zilia e disa njerëzve për famën dhe personalitetin e tij. Dhe arsye tjera që i kanë përmendur dijetarët nëpër librat e tyre.

Kur Imam Buhariu mbushi moshën 62 vjeç, i erdhi urdhër prej prijësit të Nishapur-it të largohet nga qyteti dhe se ai nuk ishte i dëshiruar aty; kështu që ai u shpërngul në vendin e tij të lindjes, Buhara. Atje njerëzit e pritën atë në dyert e qytetit dhe hodhën mbi të para dhe ëmbëlsira.

Por, fama e tij shumë shpejt e zemëroi guvernatorin e Buharës, të cilit gjithashtu i erdhën mesazhe nga guvernatori i Nishapur-it që kërkonte detyrimisht largimin e Imamit nga Buhara, ashtu siç kishte ndodhur në Nishapur.

Kështu që një emisar i guvernatorit të qytetit (Buhara) iu drejtua shtëpisë së Imamit, duke i kërkuar atij që urgjentisht të largohet nga qyteti, dhe urdhrat ishin: Tani të largohesh nga qyteti; në atë masë saqë Imami nuk pati kohë të mblidhte dhe rendiste librat e tij, për këtë ai doli nga qyteti dhe qëndroi në periferinë e tij në një çadër për tre ditë duke organizuar librat e tij dhe pa dijeni se ku të shkonte.

Më pas, Imam Buhariu drejtohet në drejtim të qytetit të Samarkand. Mirëpo ai nuk synonte qytetin, por ia mësyu një fshati nga fshatrat e tij që quhej Khartenk, për të qenë mysafir tek disa të afërm të tij atje, duke qenë i shoqëruar nga Ibrahim ibn Ma’kil.

Nuk kaloi shumë kohë që policia të arrinte në dyert e shtëpisë ku erdhi Imami; dhe këtë herë urdhrat vinin nga guvernatori i Samarkand-it; se Imami duhet të dilte nga territori i Samarkand-it dhe fshatrave të tij!

Kjo ishte nata Bajramit, por urdhrat ishin që të dilte menjëherë dhe jo pas Bajramit, kështu që Imami u frikësua që të shkaktojë ndonjë dëm të afërmve të tij të cilët e nderuan, andaj Ibrahim ibn Ma’kil i përgatiti librat mbi kafshën e tij të parë dhe përgatiti të dytën (kafshë për transport) që të hypte mbi të Buhariu.

Pastaj, Ibrahimi u kthye në shtëpi dhe me shumë vështirësi doli Imam Buhariu, në këtë gjendje të dytë ecnin në drejtim të kafshëve (për transport) të tyre dhe pas rreth njëzet hapash, Imam Buhariu filloi të ndjente lodhjen gjithnjë e më shumë, kështu që ai i kërkoi ibn Ma’kil-it që ta linte të pushonte për disa minuta.

U ul Imam Buhariu pranë rrugës… 

Pasta, flejti… Dhe vetëm pas disa minutave, kur Ibrahimi dëshiroi që ta zgjonte Imamin e pa që ai ia ka dorëzuar shpirtin Allahut, Allahu e mëshiroftë!

Imam Buhariu vdiq rreth rrugës, në natën e Bajramit, më një Shaban të vitit 256 të Hixhretit. Vdiq duke u dëbuar nga një qytet në tjetrin, e pastaj në të tretin, vdiq në moshë gjashtëdhjetë e dy vjeçare.

E në atë moment, sa pikëllimi i madh ishte në ditën e gëzimit?!

Vdiq duke shpresuar shpërblimin e Allahut, pa të cilin nuk ka as fuqi e as lëvizje, vdiq pa të mirat e pallateve mbretërore dhe pa pasuri.

Askush sot nuk i njeh emrat e guvernatorëve të Nishapurit, Buhara-së dhe Samarkand-it, por të gjithë e njohin Imam Buhariun.

Zoti e mëshiroftë Imam Buhariun, i lartësoftë gradat në Xhennet, me njerëzit e udhëzuar, me profetët, besimtarët e sinqertë, dëshmorët dhe bamirësit!

Abdullah bin Mani’

Përktheu dhe përshtati: Ali Ashani

Të tjera