Principet e Sheriatit

by Uniteti-Admin

Ne si musliman ndjejmë kënaqësi nga fakti se i përkasim Fesë Islame dhe jemi krenarë me këtë, mirëpo me keqeradhje e them se ka shumë njerëz dhe musliman që nuk i dijnë gjërat më të rëndësishme rreth Islamit dhe i neglizhojnë ata.

Sheriati i përfshin ligjet të cilat i ka obliguar Allahu mbi robërit e Tij në Kur’an dhe poashtu ligje të cilat na i ka përshkruar Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në Sunet. Këta ligje të zbritura nga ana e Allahut përfshijnë çështjet që kanë të bëjnë me besimin, ritualet e adhurimit, statusin personal, krimet, transaksionet civile, administratën, politikën, çështjet e lidhura me tregtinë etj.

Ligjet e ndryshme Kur’anore e kanë për qëllim që mes praktikimit të tyre njeriu të arrin kënaqësi në këtë botë dhe në Botën tjetër, prandaj edhe shpërblimi dhe dënimi mund të jenë në këtë botë apo në Botën tjetër. Për shembull dënimin të cilin Allahu na e ka sqaruar në Kur’an ku thuhet: “Me të vërtetë dënimi për ata të cilët e luftojnë Allahun dhe Pejgamberin dhe bëjnë shkatërrim në tokë dënimi për ata është që të vriten ose të gozhdohen në kryq, ose t’ju priten duart dhe këmbët e anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Ky është nënçmim për ata në këtë botë, ndërsa në Botën tjetër do të kenë dënim të madh”. (el Maide 33) Nga ajeti më lartë shihet se dënimi mund të jetë i dyfishtë, në këtë botë dhe në Botën tjetër, nëse njeriu vepron mirë do ta gjen shëprblimin dhe nëse vepron keq do të dënohet për atë.

Ligji Islam dallon prej ligjeve të shpikura njerëzore, sepse Ligji Islam e perception jetën e kësaj bote dhe jetën e Botës tjetër, ndërsa ligjet njerëzore kanë dështuar në këtë drejtim duke i kushtuar rëndësi vetëm asaj që është sekulare të kësaj bote. Ata që kanë mundësi të bëjnë shkatërrim nëpër tokë duke mos u frikësuar se do të kapen ose se do të japin llogari para Allahut, ata vazhdojnë që të kryejnë krime, por sikur të ishte ndërgjegja morale dhe fetare, ata do të hiqnin dorë nga bërja e këtyre veprave të këqija, sepse do ta kishin frikë dënimin dhe hidhërimin e Allahut. Ky perceptim i shëndoshë i dyanshëm, i shpërblimit apo dënimit në këtë botë dhe në tjetrën ndihmon që të luftohen krimet dhe të mbahet rendi dhe siguria e përgjithshme në shoqëri.

Ligjet njerëzore nga ana tjetër nuk prekin ndërgjegjen e njerëzve dhe ky është shkaku që njerëzit i shkelin ligjet njerëzore dhe bëjnë krime, përshkak se e dijnë se do të dënohen në përputhje me ata ligje dhe jo edhe me diçka tjetër. Kështuqë nëse dikush është i aftë që të bëj krime duke qenë i sigurt se nuk do të ketë persekutim ligjor, në këtë rast ai individ nuk do të ketë kurrfarë pengese që të mos bëj krime, s’do të ketë ndërgjegje fetare dhe as ndërgjegje morale që do ta pengonin atë nga këta krime. Ky është shkaku që në shtetet ku si legjislaturë është ligji njerëzor (demokratik apo komunist) krimet janë gjithnjë e në rritje dhe degjenerimet morale në mesin e të shkolluarve janë më të shpeshta. Shtimi i krimeve që kryhen ga njerëzit e shkolluar dhe të pasur është rezultat i dështimit moral dhe fetarë, sepse këta njerëz të këtyre klasave shoqërore kanë mundësi që më lehtë t’i ikin dhënies përgjegjësi përpara ligjit.

Ligjet Islame janë të pandashme

Ligjet Islame janë një gjë dhe si të tilla janë të pandashme dhe është në kundërshtim me principet bazë të Fesë Islame që një pjesë të mirret dhe një pjesë të neglizhohet.

Thotë Allahu: “…Ju a besoni në një pjesë të Librit (Kur’anit) dhe bëni kufër (mosbesim) në pjesën tjetër? S’ka shpërblim tjetër për ata që e bëjnë këtë, përveçse nënçmim në këtë botë dhe në Ditën e Gjykimit dënohen me dënim më të dhembshëm”. (el Bekare 85)

Poashtu thotë Allahu: “Pra mos u frikësoni prej njerëzve, por frikësohuni prej Meje, ata që nuk gjykojnë me atë që ka zbritur Allahu, ata janë qafira”. (el Maide 44)

Ligji Islam është Shpallje prej Allahut dhe është Univerzal

Karakterizohet Sheriati me univerzalitetin unik dhe qartësinë e plotë. Ky Ligj iu shpall Pejgamberit të Allahut, Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që ta shpërndajë në mesin e të gjithë njerëzve, arabëve dhe joarabëve, popujve të lindjes dhe të perëndimit. Ligji Islam është legjislacion relevant për çdo familje, çdo fis, cdo kumunitet, çdo shtet.

Thotë Allahu: “O ju njerëz, unë jam Pejgamber i Allahut për ju të gjithë…” (el A’raafë 158)

Dhe thotë: “Ai është i cili e dërgoi Pejgamberin e Tij me udhëzim dhe me fenë e vërtetë, që të mbizotërojë mbi të gjitha fetë, edhepse idhujtarët e urrejnë këtë”. (et Teube 33)

Ligji Islam është i përkryer dhe është permanent

Ky ligj u përsos me shpalljen e fundit që i erdhi Pejgamberit nga Allahu (subhanehu ue teala) dhe me vdekjen e tij përfundoi misioni i tij pejgamberik.

Thotë Allahu: “Sot e kam plotësuar fenë tuaj dhe e kam plotësuar dhuntinë Time ndaj jush dhe jam i kënaqur që si fe ta keni Islamin”. (el Maide 3) Ky ajet është përkryerje dhe përhershmëri e Sheriatit si Ligj dhe nga ana tjetër kur dihet se s’do të ketë pejgamber tjetër pas Pejgamberit tonë, Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)

Thotë Allahu: “Muhamedi nuk është babai i asnjërit prej burrave tuaj, por është Pejgamber i Allahut dhe vula e pejgamberëve”. (el Ahzabë 40)

Islami nuk është i kufizuar në kohë dhe në hapsirë të caktuar dhe është i mundshëm për t’u zbatuar në çdo kohë dhe në çdo vend. Islami çdoherë do t’i plotësojë kërkesat e kohës, përderisa të ketë jetë në tokë dhe Ligji Islam nuk ndryshon dhe as nuk pezullohet ashtusiç ndryshohen dhe pezullohen ligjet njerëzore.

Nga: AbdulKadir Aude

Përktheu Enis Arifi

Të tjera