Padyshim se jetojmë në kohë të një anarkie globale të informimit ku shumica e njerëzve përhapin informata dhe dezinformata rreth problemit aktual me COVID 19. Por cila duhet të jetë qasja mesatare e jonë si musliman që jemi pjesë e shoqërisë në të cilën jetojmë dhe në të cilën mbizotëron anarkia informative dhe deri diku kaosi i shkaktuar nga panika pandemike?
Me lejen e Allahut
Kur ne si musliman në raste të ndryshme e përmendim caktimin absolut të Allahut (subhanehu ue teala) shpesh jemi cak i sulmeve verbale të njerëzve dhe institucioneve laiko-materialiste që mohojnë cfardo ekzistimi dhe ndikimi të ndonjë fuqie metafizike në atë që ndodh në këtë fshat global.
Qasjen mesatare në këtë që ndodh ne si musliman e bazojmë në disa parime, e mbi të gjitha parimet është se cdogjë që ndodh është në diturinë dhe dëshirën absolute të Allahut (subhanehu ue teala), ku edhe thotë:
“Dhe nuk ju godet juve musibet (fatkeqësi) përvec se me lejen e Allahut dhe kush i beson Allahut, Ai ia udhëzon zemrën”. (et Tegabun 11)
Kjo nuk don të thotë se njeriu s’luan rol në gjërat që ndodhin në natyrë, pasiqë Allahu njeriut i ka dhënë liri në veprim edhe zgjedhje e cila liri dhe zgjedhje është në kuadër të dëshirës së Allahut univerzale, sipas të cilës ne si besimtarë besojmë plotësisht se edhe një gjeth që bie në tokë, nuk bie pa dijen dhe pa lejen e të Gjithdijshmit. Prandaj besojmë se edhe kjo që po ndodh, qoftë pandemia aktuale, ndotja, ngrohja globale apo cregullime tjera janë pjesërisht rezultat i asaj që e punojnë njerëzit, prandaj thotë Allahu (subhanehu ue teala):
“U shfaq shkatërrimi në tokë dhe në detë, si rezultat i asaj që punuan duart e njerëzve, që t’i bëj ata të shijojnë prej asaj që ata fituan…” (er Rum 41)
Mes ekstremeve brenda muslimanëve
Qasje të ndryshme ka patur rreth situatës momentale, duke filluar nga qasjet më pragmatike e deri te ato idealiste, sidoqoftë java që kaloi u dallua prej javëve të zakonshme sepse patëm vërshimë të informatave dhe dezinformatave rreth gjendjes aktuale, me keqardhje edhe muslimanët ranë pre e vërshimës informative ku u përhapën dhe vazhdojnë të përhapen lajme të pavërtetuara dhe pa kurrfarë reference autentike, ndërsa Allahu na porositi për këtë gjë edhe tha:
“O ju të cilët keni besuar, nëse ndonjë fasik (mëkatar) ju sjell ndonjë lajm ju atë vërtetone…” (el Huxhuratë 6).
Dështuam në këtë pikë dhe i bartim pasojat për të cilat edhe vet nuk jemi të vetëdijshëm se cfarë dëmi mund të kishim shkaktuar, e duke qenë se ne si besimtarë ishim të urdhëruar në përmbajtje dhe durim në ballafaqim me cdo situatë të pavolitshme.
Evolucioni i frikës dhe panikut solli deri te gjendja psikologjike e ankthit i cili e shpie njeriun deri te një gjendje në të cilën njeriu s’ka mundësi që të sjell vendime të duhura dhe racionale.
Komplot apo jo?
Kjo është një pyetje përgjigjen e së cilës nuk e ofrojmë, mirëpo ajo cka vlen të përmendet është qasja ekstreme e shumë njerëzve të cilët këtë që ndodh e quajnë komplot apo kurdisje nga ana e ndonjë prej fuqive botërore për të arritur qëllime të caktuara gjeopolitike dhe ekonomike, mirëpo kjo si koncept nuk mund të jetë përvec se një qëndrim i cili është i bazuar në disa elemente logjike, por edhe në thashetheme të cilat shkaktojnë sulme panike në shoqëri, pamarrë parasysh se cka është realiteti rreth kësaj ne themi atë të cilën na ka porositur Allahu:
“Thuaj: “Neve nuk na godet asgjë përvec asaj që na e ka shkruajtur Allahu,Ai është Mbrojtësi ynë dhe në Të le të mbështeten besimtarët” (et Teube 51)
Dhe pa marrë parasysh, është apo nuk është komplot, duhet t’a dijmë se kjo që ndodh është një realitet me të cilin ballafaqohemi dhe se pa marrë parasysh se cka ndodh, s’ka mundësi që të na ndodh dicka më e madhe sesa vdekja.
Poashtu për ne si besimtarë është dicka e cila neve duhet që të na shqetsojë, e ajo është fjala e Allahut (subhanehu ue teala)
“Dhe keni frikë dënimin i cili nuk i godet vetëm ata që kanë bërë padrejtësi…”.(el Enfal 25)
Pra, është një pikpyetje e madhe dhe probabiliteti është shumë i vogël se pikërisht ti do të goditesh nga kjo epidemi apo ajo, mirëpo prapseprap ti je duke i marrë shkaqet preventive për t’u ruajtur prej saj, ndërsa vdekja është e sigurt se me të do të goditesh më herët ose më vonë, por cka ke përgatitur për vdekjen e sigurt, cka ke përgatitur prej veprave obligative dhe vullnetare që Allahu i kërkon prej neve në baza ditore apo vjetore?
Ligji i natyrës apo Ligji i Allahut në natyrë?
Ne si musliman themi kjo që ndodh është ligj i Allahut në natyrë, ndërsa jobesimtarët thonë “ligji i natyrës” dhe urrejnë që të ndëgjojnë për faktorin Allah, e për këtë na ka lajmëruar Allahu kur ka thënë:
“Dhe kur ju përmendet i vetmi Allah, neveriten zemrat e atyre që nuk e besojnë Ahiretin, e kur ju përmendet dicka përpos Tij, ata gëzohen”. (ez Zumer 45)
Kjo epidemi në përmasa globale për një kohë të shkurtë të gjithëve edhe besimtarëve edhe jobesimtarëve ua bëri me dije se kush është i Fuqishmi dhe kush është Mbajtësi i universit dhe gjithçkaje, e kush don le të besoj e kush don le të mohoj.
Tragjikomedia
Me keqardhje të gjithë ne dështuam të përmbahemi e mos biem në gjëra të cilat janë të papëlqyera, e në këtë kohë krize pati dhe vazhdon të ketë tallje të shumta me këtë epidemi, tallje të cilat janë shenjë e dobësisë së imanit apo mungesës së tij të plotë, poashtu edhe këta talljë të shumta që vazhdojnë të shpërndahen nëpër rrjetet sociale njëherit edhe janë simptome joseriozitetit, degjenerimit social dhe dobësisë psikologjike që mbizotëron në shoqëritë laike.
Bota e bukur dhe moderne
Parim i jonë si musliman është se themi sundim i ligjit të Allahut në tokën e Allahut në këtë kohë kur anembanë botës u shpikën ligje dhe ideologji që janë pjellë e mendjes njerëzore edhe kjo u konsiderua si arritje kulminante dhe perfekte nga aspekti ideologjik, por edhe arritjet e shumta në aspektin tekniko-teknologjik, të gjitha këta kontribuan që njeriu të merr një qëndrim dhe të mahnitet me veten e vet, prandaj edhe shenjat e Allahut që kohë paskohe i dërgohen njerëzimit janë për vetëdijsimin e njeriut i cili mendon dhe logjikon dhe e pyet veten se cka është misioni i ynë në këtë botë dhe për cka jemi krijuar dhe s’duhet aspak që të habitemi me befasi nga ana e Allahut, sikurse ka thënë në Kur’an :
“Dhe derisa toka e mori zbukurimin e vet dhe u zbukurua, menduan banorët e saj se ata mundin cdogjë, atyre ju erdhi vendimi Ynë natën dhe ditën dhe e bëjmë atë (tokë) sikur të korrur, sikurse dje mos të kishte qenë. E kështu Ne ua sqarojmë argumentet Tona njerëzve që mendojnë”. (Junus 24)
Përgatiti: Enis Arifi