Thotë Allahu (subhanehu ue teala)” Me të vërtetë feja e pranuar tek Allahu është Islami“. (Ali Imran 19)
Esenca e Islamit është dorëzimi vetëm Allahut, duke e adhuruar vetëm Atë dhe duke mos i përshkruar Atij ortak apo shoqërues, si dhe bindja ndaj Pejgamberit të Tij, Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Secili musliman duhet që ta praktikoj Fenë e Allahut-Islamin duke ia përkushtuar adhurimet sinqerisht vetëm Atij. Kush e vepron këtë dhe vdes në këtë është prej banorëve të Xhenetit dhe kush nuk hyn në Islam dhe vdes, ai do të jetë prej banorëve të Zjarrit. Dhe kush hyn në Islam dhe pastaj largohet prej Islamit është qafir dhe murted dhe banor i Zjarrit në Ahiret. Dhe kush kthehet përsëri në Islam, pra pendohet, do të jetë prej banorëve të Xhenetit edhe nëse ka rënë në ridde (felëshim) mës shumë se një herë. Mirëpo ekziston frika që kjo ridde e vazhdueshme të shkaktoj që ai mos të udhëzohet për në pendim.
Thotë Allahu: “Me të vërtetë ata që besojnë, e pastaj bëjnë kufër, e më pastaj besojnë, e më pastaj bëjnë kufër dhe më pastaj e zmadhojnë kufrin, Allahu ata nuk do t’i falë dhe as nuk do t’i udhëzojë”. (en Nisaa 137)
Pra ngutu dhe pendohu sinqerisht dhe referoju Islamit duke i kryer obligimet që Allahu i ka obliguar për robërit e Tij, siç është falja e pesë kohëve të Namazit. Largohu prej gjunaheve dhe lute Zotin tënd që të të bëj të durueshëm në Fenë e Tij. Nëse e humb entuziazmin, atëherë kërko ndihmë dhe strehim prej Allahut që të të mbrojë nga Shejtani. Nëse gjen në veten tënde përshpëritje që të shkaktojnë dyshime rreth Islamit ose rreth ndonjë principi Islam, athëherë largohu prej asaj përshpëritje dhe kërko mbrojtjen e Allahut dhe thuaj “I besova Allahut dhe Pejgamberit të Tij”.
Lexo Kur’an dhe lexo libra që të nxisin në dashuri ndaj Islamit dhe të inkurajojnë për në vepra të mira.
Ki kujdes nga librat e dëmshëm që ta bëjnë gjunahin atraktiv. Ki kujdes nga shoqëria e keqe, sepse ata janë shejtanët në mesin e njerëzve. Shoqërohu me njerëz që ta rrisin devotshmërinë.
Ki kujdes nga polemizimi në çështjet rreth Fesë sepse kjo të shkakton stres dhe habi. Mundohu ta adhurosh Allahun dhe bën sakrificë në rrugën e Tij.
Thotë Allahu: “Ata që bëjnë sakrificë për Ne, Ne do t’i udhëzojmë ata në rrugët Tona. Me të vërtetë Allahu është me vepërmirët”. (el Ankebut 69)
Përktheu: Enis Arifi