Falënderimi i takon Allahut, ndërsa salevatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin e Allahut, mbi familjen e tij, mbi sahabet dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë këtë Pejgamber deri në Ditën e Gjykimit.
Qëndrueshmëria në Fenë dhe Sheriatin e Allahut është qëllim i çdo besimtari të sinqert i cili shpreson kënaqsinë e Allahut dhe Xhennetet e Tij.
Vazhdueshmëria në kryerjen e veprave të mira është begati e madhë për besimtarët dhe është arritje e qëllimit të tyre, thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Njerëzit më të ire janë ata që jetojnë gjatë dhe veprojnë punë të mira.”[1] Qëndrueshmëria në vepra të mira dhe vazhdueshmëria në nënshtrim ndaj urdhërave dhe në largim prej ndalesave të Allahut është prej cilësive të robërve të Allahut, gjë e cila është rruga e vetme për lumturi në këtë botë dhe Ahiret, thotë Allahu:
إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّـهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمُ الْمَلَائِكَةُ أَلَّا تَخَافُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنتُمْ تُوعَدُونَ
“Me të vërtetë, ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu, e pastaj vazhdojnë në të drejtë (sipas urdhërit të Tij), do t’ju zbresin atyre engjëjt (dhe do t’ju thonë): “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni dhe gëzojuni Xhennetit që ju është premtuar.”[2]
Allahu e ka urdhëruar Pejgamberin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe besimtarët që të jenë të qëndrueshëm në Fe, thotë Allahu: فَاسْتَقِمْ كَمَا أُمِرْتَ وَمَن تَابَ مَعَكَ
“Ti (O Muhamed) qëndro në rrugën e drejtë siç je urdhëruar, dhe ashtu kush pendohet le të veprojnë me ty…”[3]
Prej shkaqeve që ndihmojnë që njeriu të jetë i qëndrueshëm:
1- Të kapurit për Kura’nin, me lexim dhe praktikim të urdhërave të Tij:
Thotë Allahu:
وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لَوْلَا نُزِّلَ عَلَيْهِ الْقُرْآنُ جُمْلَةً وَاحِدَةً ۚ كَذَٰلِكَ لِنُثَبِّتَ بِهِ فُؤَادَكَ ۖ وَرَتَّلْنَاهُ تَرْتِيلًا
“E ata që nuk besuan thanë: “Përse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) Kur’ani përnjëherë?” Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të të forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajetit (dalëngadalë).”[4]
2- Imani në Allahun dhe veprat e mira:
يُثَبِّتُ اللَّـهُ الَّذِينَ آمَنُوا بِالْقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ
“Allahu do t’i forcojë besimtarët me fjalë të fortë edhe në këtë edhe në atë botë…”[5], thotë Katade në komentimin e këtij Ajeti: “Në këtë botë i forcon më hajr dhe me vepra të mira, ndërsa në botën tjetër i forcon në varr.”
3- Meditimi rreth tregimeve profetike:
Thotë Allahu: وَكُلًّا نَّقُصُّ عَلَيْكَ مِنْ أَنبَاءِ الرُّسُلِ مَا نُثَبِّتُ بِهِ فُؤَادَكَ ۚ وَجَاءَكَ فِي هَـٰذِهِ الْحَقُّ وَمَوْعِظَةٌ وَذِكْرَىٰ لِلْمُؤْمِنِينَ
“Kurse çdo lajm që t’a rrëfejmë për ndonjë nga profetët, me çka të forcojmë zemrën tënde. Dhe në këtë të ka ardhur e vërteta e hapët dhe këshillë si edhe mësim për besimtarët.”[6]
4- Lutja (dua’ja):
Prej cilësive të besimtarëve të mirë është se ata i drejtohen Allahut me lutje, duke kërkuar që Ai t’i forcojë në Fenë e Tij, thotë Allahu duke treguar mënyrën se si luten besimtarët:
رَبَّنَا لَا تُزِغْ قُلُوبَنَا بَعْدَ إِذْ هَدَيْتَنَا
“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove…”[7] Transmetohet prej Aishes (radijAllahu anha) se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) shpesh lutej me këto fjalë: “O Ti që i rrotullon zemrat, ma forco zemrën time në Fenë Tënde.”[8] Lutja e Allahut me këtë dua’ profetike padyshim se e bën robin të ndjehet çdoherë të mvarur prej Zotit të tij, bile e bën t’a kupton se udhëzimi dhe qëndrimi në Fe nuk janë në duart e krijesave.
5- Dhikri (Përmendja e Allahut):
Thotë Allahut: أَلَا بِذِكْرِ اللَّـهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ, “…dhe me të vërtetë me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat”[9], thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Shembulli i atij që e përmend Allahun dhe atij që nuk e përmend është sikur shembulli i të gjallit me të vdekurin.”[10]
Përmendja e Allahut është prej gjërave që më së shumti e ndihmojnë njeriun të qëndron në fe, ashtusiç e ka bërë Allahu përmendjen e Tij shkak për qëndresë në betejë, thotë Allahu: يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا لَقِيتُمْ فِئَةً فَاثْبُتُوا وَاذْكُرُوا اللَّهَ كَثِيرًا لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
“O ju që besuat, kur të ndesheni me ndonjë çetë (të armikut), bëhuni të vendosur fort dhe vazhdimisht përmendni Allahun, për të qenë të shpëtuar.”[11]
6- Thirrja në Fenë Allahut:
Thotë Allahu: قُلْ هَذِهِ سَبِيلِي أَدْعُو إِلَى اللَّهِ عَلَى بَصِيرَةٍ أَنَا وَمَنِ اتَّبَعَنِي وَسُبْحَانَ اللَّهِ وَمَا أَنَا مِنَ الْمُشْرِكِينَ
“Thuaj: “Kjo është rruga ime, unë thërras tek Allahu, me dituri, unë dhe kush më pason mua. Pra, qoftë lavdëruar Allahu, se unë nuk jam prej mushrikëve!”[12]
7- Shoqëria e mirë:
Zgjedhja e shoqërisë së mirë ndihmon që njeriu të qëndroj në rrugën drejtë, të shoqëruarit me dijetarë, thirrës dhe njerëz të mirë është investim i cili sjell fitime të mëdha, qoftë në këtë botë, apo në të tjetrën. Thotë Allahu:
وَاصْبِرْ نَفْسَكَ مَعَ الَّذِينَ يَدْعُونَ رَبَّهُمْ بِالْغَدَاةِ وَالْعَشِيِّ يُرِيدُونَ وَجْهَهُ وَلَا تَعْدُ عَيْنَاكَ عَنْهُمْ تُرِيدُ زِينَةَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا
“Dhe bënu i durueshëm, me ata që i luten Zotit të vet, në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar kënaqësinë e Tij dhe mos i largo sytë e tu nga ata (në të tjerë), duke dëshiruar stolitë e kësaj jete.”[13]
8- Besimi i plotë se ardhmëria i takon Islamit:
Transmeton Buhariu se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Pasha Allahun, Allahu do t’a plotëson këtë Fe, derisa të shkon kalorësi nga San’a-ja deri në Haderemeut, nuk do t’i frikohet askujt pos Allahut, as nuk do të ketë frikë nga ujku për dhentë, mirëpo ju nguteni.”[14]
9- Sabri (durimi):
Thotë Allahu: يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اسْتَعِينُوا بِالصَّبْرِ وَالصَّلَاةِ إِنَّ اللَّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ
“O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me namaz, se vërtetë Allahu është me durimtarët.”[15] Thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush mundohet të bëj durim, Allahu e bën të durueshëm dhe askujt nuk i është dhënë diçka më të mirë dhe më të gjerë sesa durimi.”[16]
10- Meditimi rreth dënimit të Zjarrit dhe begative të Xhennetit:
Kur besimtari mediton rreth fjalës së Allahut:
وَسَارِعُوا إِلَى مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا السَّمَاوَاتُ وَالْأَرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ
“Dhe shpejtoni për të kërkuar falje nga Zoti juaj dhe për në Xhennet, gjerësia e të cilit është sa qiejt dhe toka, i cili është përgatitur për të devotshmit”[17], kur besimtari i ndëgjon këto ajete, brengat e kësaj bote i bëhen më të lehta, dhimbjet e shkaktuara nga pikëllimi dhe depresioni kalojnë më lehtë…
Dijetarët kanë përmendur edhe gjëra tjera të cilat i ndihmojnë muslimanit që të jetë i qëndrueshëm në Fenë e Allahut, si psh:
11- Të kapurit për metodologjinë e drejtë në çdo aspekt të jetës.
12- Edukata fetare.
13- Besimi në vërtetësinë e rrugës së zgjedhur.
14- Largimi nga mëkatet, qofshin të mëdha apo të vogla.
15- Njohja e gjërave devijuese, me qëllim të largimit prej tyre.
Allahu na forcoft në Fenë e Tij dhe na bëftë prej pasuesve të mirë të Muhamedit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).[18]
Përktheu: Ali Ashani
[1] Tirmidhiu.
[2] Fussilet:30.
[3] Hud:112.
[4] El-Furkan:32.
[5] Ibrahim:27.
[6] Hud:120.
[7] Aal-I’mran:8.
[8] Ahmedi.
[9] Er-Ra’d:28.
[10] Buhariu:6407.
[11] El-Enfal:45.
[12] Jusuf:108.
[13] El-Kehf28.
[14] Buhariu:6943.
[15] El-Bekare:153.
[16] Buhariu:6943.
[17] Aal-I’mran:133.
[18] Teksti është marur nga disa artikuj të shkruar nga autor të ndryshëm.