Rebelimi i gruas ndaj bashkëshortit të saj është kur ajo ngrihet peshë përmbi bashkëshortin e saj dhe e nëpërkëmb atë. Ky rebelim i bashkëshortes bëhet në atë mënyrë që ajo nuk i bindet urdhërit të bashkëshortit të saj ose e kundërshton atë, ose thjesht ajo grua nuk bie në pozitën të cilën Allahu ia ka dhënë asaj dhe në këtë mënyrë nuk pranon se burri ka përparsi ndaj gruas (القوامة).
Format e rebelimit të gruas ndaj bashëkshortit janë të shumta të cilat as që nuk mund të numërohen, por ne do të përmendim më të rrezikshmet dhe më kryesoret:
- Refuzimi i ftesës së bashkërshortit për në shtrat. Kjo është prej gjërave më të këqija të rebelimit ku gruaja e refuzon kërkesën e bashkëshortit për marrdhënie intime.
- Tradhëtia e bashkëshortit. Kjo don të thotë që gruaja të krijojë marrdhënie joSheriatike me ndonjë burrë të huaj.
- Lejesa e hyrjes në shtëpi të dikujt për të cilin bashkëshorti nuk është në pajtim që të hyjë në shtëpi, qoftë me prezencën e bashkëshortit në shtëpi apo në mungesë të tij.
- Mangësia që bashkëshortja ia bën bashkëshortit në shërbime, siç është mangësia në punët e shtëpisë, përgatitjen e ushqimit, larjen e teshave etj.
- Harxhimi i pasurisë së bashkëshortit në gjëra të kota dhe luajtja më pasurinë e tij.
- Thëniet e këqija që bashkëshortja ia thotë burrit të saj, qofshin sharrje, nënçmime apo mallkime.
- Dalja e gruas prej shtëpie pa lejen e burrit të saj.
- Zbulimi i fshehtësive të burrit dhe shpërndarja në mesin e njerëzve.
Thotë ibn Kudame (Allahu e mëshiroftë): “Ngritja (rebelimi) i bashkëshortes mbi burrin e saj është gjunah, sepse Allahu e ka bërë obligim që gruaja t’i bindet atij”.
Oj muslimane… ki kujdes nga mosbindja ndaj bashkëshortit tënd dhe nga rebelimi ndaj atij dhe dije se një gjë e tillë është gjunah i madh, bile gjunahi është edhe më i madh nëse burri i yt është i devotshëm që e ka frikë Allahun dhe që nuk është i mangët në detyrat që i ka ndaj teje dhe nuk të bën padrejtësi.
Por nëse bashkëshorti i yt është i mangët ndaj teje, ti merre hakun tënd prej atij me të mirë dhe jo me rebelim dhe teprim ndaj atij dhe as duke bërë mendjemadhësi ndaj atij.
Dhe dije se Allahu (subhanehu ue teala) ka vënduar kufij të cilët nëse tejkalohen, atëherë njeriu e vendos veten e tij përpara hidhërimit të Allahut dhe dënimit të Tij.
Kur gruaja i bindet bashkëshortit të saj, llogaritet se ajo i është bindur Allahut, ndërsa gruaja e devotshme është ajo që i ruan kufijtë e Allahut.
Pra mu kjo bashkëshorte është ajo për të cilën shpresohet se do të jetë prej të shpëtuarve në atë Ditë të Madhe kur do shfaqet çdogjë përpara Allahut.
Ndërsa bashkëshortja rebele ndaj burrit të saj është tejkaluese e kufijve të Allahut, ajo është zullumqare e vetes së saj e cila e meriton dënimin e Allahut.
Kanë ardhur në transmetim tekste të sakta për dënimin e gruas e cila është rebele ndaj burrit të saj, prej këtyre është Hadithi të cilin e transmeton Muadh ibn Xhebeli se Pejgamberi ka thënë: “Nuk ka grua që e mundon (maltreton) bashkëshortin e saj në këtë botë, vetëmse Hyrija (gruaja e tij e Xhenetit) i thotë: “Mos e maltreto, Allahu të vraftë, se ai tek ti është vetëm mysafir, ai edhe pak do të ndahet prej teje për të ardhur tek ne”.
Poashtu transmetohet në Hadith prej Abdilah ibn Amr ibn el Aas se Pejgamberi ka thënë: “Dy lloje të njerëzve, nuk ju tejkalon namazi i tyre përmbi kokat e tyre, (ata janë) robi i cili ka ikur prej zotëriut të tij dhe gruaja e cila ka gabuar ndaj bashkëshortit derisa të kthehet”.
Dr. Muhamed el Hamed
Përktheu: Enis Arifi