Rreziku i risive në fe

by Uniteti-Admin

Bërja e bidateve (shpikjeve në fe) ka rreziqe të shumta për individin dhe për shoqërinë në përgjithësi, rreziqet e bidatit mund të jenë si në vijim:

  • Me bidatin nuk pranohen veprat. Transmetohet se Imam Euzai se ka thënë: “Thonin disa dijetarë në kohën tonë: “Kush bën bidate nuk i pranohet atij as Namazi as Agjërimi, as Sadakaja as Xhihadi dhe as Haxhi dhe as Umreja”. Dhe për këtë mund të themi se ka mundësi që të jetë e vërtetë për një person i cili bën vazhdimisht bidate, siç është rasti i atij i cili i jep përparsi logjikës përpara Kur’anit dhe Sunetit, poashtu mund që të meret fjalia e mësipërme se atij që bën bidate nuk i pranohet ajo vepra të cilën e ka përzier me bidate.
  • Bërësi i bidatit nuk pendohet prej bidatit që e ka bërë. Kur njeriu e bën një gjunah ndoshta pendohet dhe e din se ka bërë gjunah, ndërsa kur njeriu vepron një bidat, ai në veten e tij mendon se ka bërë vepër të mirë dhe në këtë mënyrë ai nuk pendohet prej bidatit që e ka bërë.
  • Vepra e atij që bën bidate refuzohet dhe nuk shpërblehet, por përkundrazi dënohet. Argument për këtë është fjala e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Kush bën një vepër e cila nuk është prej çështjes (Islamit) sonë, ajo vepër është e refuzuar”. Dhe thuhet në një transmetim tjetër: “Kush shpik në çështjen tonë diçka që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar”. (Buhariu, Muslimi)
  • Në mes bërësit të bidatit dhe pendimit ka pengesë, derisa bërësi i bidatit vazhdon që të bëj bidate. Kjo është një gjë e vërtetë, sepse ka shumë raste ku bërësi i bidatit vazhdon me bidate deri në vdekje dhe nuk pendohet.
  • Bidati është pengesë që e pengon ndërmjetësimin e Pejgamberit dhe për bërësin i bidatit nuk ka ndërmejtësim.
  • Bërësi i bidatit është i mallkuar me gjuhën e Sheriatit. Thotë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Kush shpik një shpikje (në fe) ose e strehon shpikësin, mbi atë qoftë mallkimi i Allahut, i melekëve dhe i të gjithë njerëzve”. (Buhari, Muslim)
  • Ai që bën bidate, për atë  do të ketë gjunah dhe gjithashtu atij do t’i shkojnë gjunahet e të gjithë njerëzve që do t’a veprojnë atë bidat deri në Ditën e Kijametit. Kush shpik një vepër të keqe, do të ketë gjunah ai dhe do të ketë gjunahin e atyre që do t’a veprojnë atë vepër deri në Ditën e Kijametit.
  • Ai që bën bidate, vazhdimisht do të largohet prej Allahut.
  • Bërja e bidateve i vdes sunetet.
  • Bidati është gjë që çon në shkatërrim.
  • Bidati trashëgon kufrin, sepse bërësi i bidatit nuk ndalet  vetëm tek bidati dhe as tek një kufi të caktuar.
  • Ai që bën bidate ka bërë shpifje ndaj Pejgamberit, ashtusiç ka thënë Imam Maliku: “Kush shpik në Islam ndonjë bidat, ai vetëmse ka bërë shpifje ndaj Pejgamberit për tradhëti dhe për fshehje të diturisë”.
  • Bidati e hap derën e kundërshtimeve dhe e përhap armiqësinë dhe urrejtjen mes pasuesve të Islamit dhe e ngjall përçarjen mes tyre. Në këtë kuptim ka ardhur në Kur’an: “Dhe mos u bëni sikurse ata që u përçanë dhe u kundërshtuan, pasiqë atyre u erdhën argumentet, ata do të dënim të madh”. (ali Imran 105)
  • Ai që bën bidate është kundërshtar i Sheriatit. Ky shpikës në fe e ka vendosur veten e tij në pozitën e Ligjvënësit, ndërsa Ligjëvënësi (Allahu) është Ai që i nxjerr dispozitat e Sheriatit që krijesat t’i praktikojnë ata.

Përktheu: Enis Arifi

Të tjera