Rritja e fëmijëve në Islam

by Uniteti-Admin

Rritja e fëmijëve në Islam është një çështje shumë me rëndësi, familja muslimane është shtyllë kryesore e shoqërisë së shëndoshë. Ajetet Kura’anore urdhërojnë që prindët të kujdesen mirë për fëmijët, sepse fëmijët janë dhuratë prej All-llahut subhanehu ue teala.

Thotë All-llahu subhanehu ue teala: Ruani veten tuaj dhe familjet e tuaja prej Zjarrit, lëndë djegëse të të cilit janë njerëzit dhe gurëzit…” (66:6)

Thotë Pejgamberi (sal-la All-llahu alejhi ue sel-lem): “Secili prej jush është çoban dhe ai është përgjegjës për kopenë e tij”. (Buhari, Muslim)

Këshilla të dobishme për t’i rritur fëmijët në frymën Islame

  1. Zgjedhja e bashkëshortes me të cilën ti dëshiron që me të t’i bësh dhe t’i ritësh fëmijët. Kjo është me rëndsi, sepse fëmija ndikohet prej nënës dhe bie nën ndikimin e saj dhe i mer karakterstikat e saj.
  2. Bën dua (lutje) që All-llahu të të dhuron fëmijë të mirë dhe të devotshëm.
  3. Rëndësia e kuptimit se fëmijët janë dhuratë prej All-llahut dhe prindi nuk duhet që të ndjejë pakënaqësi kur ua plotëson dëshirat fëmijëve të tij.
  4. Kërko ndihmë pre All-llahut që të të ndihmojë t’i risësh ata në frymë Islame.
  5. Bën dua për të mirë të fëmijëve të tu dhe mos bën dua kundër atyre, sepse kjo është gjë e ndaluar.
  6. Emërtoni fëmijët me emra të mirë dhe largohuni prej emërtimit me emra të këqij.
  7. Mbjellne në zemrat e fëmijëve tuaj akiden (besimin) e pastër të ehli sunetit. Mësonu atyre dëshminë” La ilahe il-laAll-llah Muhammedun resulAll-llah” dhe se çka  nënkupton kjo fjalë si dhe cilat janë kushtet që kërkohen pas thënies së kësaj fjale dhe çka e prish këtë fjalë.
  8. Mësoni fëmijët se besimi nuk është vetëm me fjalë, por besimi është besim me zemër, shqiptim me fjalë dhe bërja e veprave që ka urdhëruar All-llahu të bëhen.
  9. Tregoni brengën tuaj për memorizmin e Kur’anit dhe përpiquni ju vet ta mësoni Kur’anin dhe tua mësoni fëmijëve (sa të keni mundësi).
  10. Mësoni fëmijët tuaj që të jenë të sjellshëm dhe largoni sa të keni mundësi prej veseve dhe sjelljeve të shëmtuara, pra mësoni që të jenë të devotshëm ndaj All-llahut, mësoni në mirësi dhe butësi, poashtu mësoni që të hanë me dorë të djathtë, mësoni fëmijët që t’i respektojnë njerëzit e moshuar. Mos i lejoni fëmijët që të mësohen të gënjejnë dhe të mos i respektojnë urdhërat e prindërve.
  11. Mësoni fëmijët tuaj diçka prej dhikrit të All-llahut siç janë fjalët: SubhanAll-llah, Elhamduli-Lah, All-llahu ekber etj.
  12. Ju si prind mundohuni që të jeni shembull i mirë për fëmijët tuaj, pra nëse fëmija sheh se prindi e fal namazin edhe fëmija do të mundohet që ta imitojë prindin, nga ana tjetër nëse fëmija sheh se si në shtëpi bëhen harame siç është vallëzimi dhe muzika, fëmija poashtu do të imitojë.
  13. Largoji nga shtëpia gjërat e këqija (haram) siç janë duhani, alkooli, statujat e gjallesave, cd-muzikore dhe gjërat e tjera të ndaluara.
  14. Babai duhet të kushtojë kujdes të veçantë për fëmijën mashkull, ai duhet t’ia mësojë fëmijës se si është burrëria. Duhet që çdoherë ta preokupojë me diçka të dobishme dhe të mundohet që të jetë aktiv dhe nuk duhet që ta len fëmijën pasiv pa obligime. Poashtu babai duhet t’ia mësojë djalit ashpërsinë e burrit.
  15. Mësoju fëmijve që të bartin përgjegjësi, mësoi fëmijët që të kenë vetbesim duke ua besuar atyre ndonjë obligim të caktuar.
  16. Babai duhet që t’i mer fëmijët e tij në xhami që nga mosha shumë e vogël si psh prej moshës 2-3 vjeçare dhe deri në moshën 7vjeçare, kur fëmiju i bën 7 vjet urdhërohet që vet të shkojë në xhami.
  17. Babai duhet që të ndajë kohë për fëmijët e tij dhe të luaj me ata, pa marrë parasysh se sa është i zënë.
  18. Babai duhet që t’i mer fëmijët në ligjërata fetare.
  19. Trego se ti je duke i kushtuar vëmendje atij (fëmijës), dhe mos u kthe majtas djathtas kur fëmija të tregon diçka, mundohu që fëmija ta kuptojë se ti je duke e ndjekur me vëmendje atë që fëmija ta flet apo lojën të cilën është duke e luajtur.
  20. Prindi (në veçanti babai) duhet që ta ndjek prej në distancë se si fëmija mer abdes dhe se si falet, poashtu të kujdeset me kë shoqërohet fëmija dhe çka lexon si dhe të kujdeset se çfarë tesha vesh.
  21. Kujdesu për arsimimin e fëmijës tënd, në veçanti në ato shtete ku mungon shkolla fillore islame. Kujdesu se çka mësojnë, kush është mësues-e dhe me kë shoqërohen.
  22. Prindët duhet që të kenë mirëkuptim në mes veti dhe mos të fjalosen (apo edhe më keq, të rrihen) përpara fëmijëve, sepse fëmija më shumë edukohet nga ajo çka sheh në shtëpi sesa nga ajo çka e sheh në rrugë.
  23. Nëse vjen deri tek divorci (ndarja mes burrit dhe gruas) prindët duhet që të kenë frikë All-llahun dhe të mos i përdorin fëmijët e tyre në avantazh të vetin duke u folur keq per njëri tjetrin. Nëse kjo nodh kjo, atëherë fëmija nuk do të dëshirojë që të shoh anjërin prej tyre.

Kjo ishte shkurtimisht rreth asaj se si duhet që të edukohet një fëmijë musliman, ndoshta fillimisht mund të duket se nuk ështe e dobihsme ,por rezultatet dhe dobitë e kësaj shifen më vonë. Nëse nuk i gjen dobitë e kësaj në këtë botë, atëherë do t’i gjesh dobitë e saj në ahiret inshaAll-llah.

Përgatiti: Enis Arifi

Të tjera