Motër muslimane, dije se gjëja kryesore me të cilën dallohet muslimani dhe muslimanja është fakti se zemrat e tyre janë të lidhura për All-llahun dhe në praktikimin e Sheriatit në jetërat e tyre. Kjo nëherit është edhe rehatia e zemrës dhe rehatia e shpritit. Muslimani nuk demoralizohet kurrë, as në rast kur atij i humb ndonjë i afërt dhe as nuk dëshpërohet nëse e godet ndonjë e keqe, sepse ndoshta pas asaj të keqe fshihet e mira, por atë All-llahu e din dhe ne nuk e dimë. Thotë All-llahu: “…ndodh që ju të urreni diçka dhe në fakt ajo mund të jetë e dobishme për ju, dhe ndodh që ju të doni diçka dhe ajo mund të jetë e keqe për ju, këtë All-llahu e din dhe ju nuk e dini.” (el Bekare 216)
Në vijim do t’i përmendim disa këshilla dhe udhëzime të cilat janë të dobishme që të praktikohen në jetën e përditshme, gjëra të cilat të ndihmojnë në jetën e kësaj bote dhe në jetën e botës tjetër. Me praktikimin e këtyre këshillave me lejen e All-llahut do të ndjesh shijen e Imanit dhe inshAll-llah do ta gjesh shpërblimin e All-llahut.
- Motër muslimane, ki kujdes nga folja e tepërt
Thotë All-llahu: “S’ka dobi në të folurit e tepërt, përveç se atij që urdhëron në dhënien e lëmoshës (sadakasë) ose urdhëron në vepër të mirë ose pajtim mes njerëzve”. (en Nisaa 114).
Dhe dije se çdo fjalë tëcilën e flet, të llogaritet dhe të shkruhet. Thotë All-llahu: “Dhe kur dy melekët i qëndrojnë në të majtë dhe në të djathtë. Nuk ka fjalë të cilën e flet, vetëmse aty e ka një përcjellës (melek) të gatshëm” (Kaf 17-18)
- Motër muslimane, mos flit për të gjitha gjërat që i ndëgjon
Nuk të lejohet që të flasish për çdogjë dhe për çdo rast që e ndëgjon. Thotë Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem): “Mjafton njeriu të llogaritet se është gënjeshtarë, nëqoftëse flet për gjithçka çka ndëgjon”.(Muslimi)
ü Motër muslimane, mos e lavdëro veten tënde
Ki kujdes prej një gjëje të tillë duke dëshiruar me këtë që të ngritesh në sytë e njerëzve
- Motër muslimane, lexo Kur’an dhe bën sa më shumë dhikër
Me të vërtetë, leximi i Kur’anit dhe dhikri kanë ndikim të madh në jetën e njeriut si nga ana shpirtërore, psiqike, trupore dhe shoqërore. I ka lavëdruar All-llahu ata që lexojnë Kur’an dhe që bëjnë dhikër dhe u ka premtuar atyre shpërblime të mëdha. Thotë All-llahu: “Ata të cilët e përmendin All-llahun duke qenë të çuar në këmbë dhe ulur dhe duke qenë të shtrirë”. (ali Imran 191)
- Motër muslimane, mos qesh tepër dhe mos flit pa nevojë
Është prej udhëzimit të Pejgamberit që nuk e ka tepruar në qeshje, dhe kur ka ndëgjuar ndonjë poezi apo diçka që përmban diçka qesharake, sahabët kanë qeshur dhe Pejgamberi ka buzëqeshur. Poashtu edhe ki kujdes nga të folurit e tepërt. Thotë Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem): “Kush e beson All-llahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë diçka të mire, ose le të heshtë”. (Buhari)
- Motër muslimane, ki kujdes nga përgojimi dhe përqeshja e të tjerëve
Thotë All-llahu: “O ju që keni besuar, mos të tallet një popull me një popull tjetër, se ndoshta ata (të përqeshurit) janë më të mirë sesa ata tjerët (sesa ata që tallen dhe përqeshin) dhe as gratë (të mos tallen) me gratë tjera, se ndoshta ata gra (që tallen dhe përqeshen) janë më të mira se ata (që përqeshin) gratë tjera” (el Huxhuratë 11)
- Motër muslimane, shfytëzoje gjuhën tënde për gjëra të dobishme
Shfrytëzoe këtë begati që ta ka dhënë All-llahu në gjëra të hajrit, në urdhërim për vepra të mira dhe në ndalim nga veprat e këqija. Thotë All-llahu: “S’ka dobi në të folurit e tepërt, përveç se atij që urdhëron në dhënien e lëmoshës (sadakasë) ose urdhëron në vepër të mirë ose në pajtim mes njerëzve”. (en Nisaa 114).
Nga: AbdulAziz el Mukbil
Përktheu dhe shkurtoi: Enis Arifi