Ruaju prej pikëllimit

by Uniteti-Admin

Dijetari i njohur ibn Kajjim (Allahu e mëshiroftë) ka përmendur dhe ka thënë se pikëllimi nuk është përmendur në Kuran përvec se në kontekst të ndalimit të saj dhe mosrënies në të, si për shembull në ajetet ku thotë Allahu (subhanehu ue teala): ‘’Dhe mos u dobësoni e as mos u pikëlloni’’ (Ali Imran 139), poashtu në ajetin tjetër ‘’Dhe për ata (për banorët e Xhenetit) s’ka frikë e as pikëllim’’ (el Bekare 62).

Shkaku që kjo është kështu është fakti se në pikëllimin e zemrës s’ka kurrfarë dobie, dhe se s’ka gjë më të dashur për shejtanin sesa besimtari i pikëlluar.

Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) gjithmonë ka kërkuar mbrojtje nga Allahu prej pikëllimit ashtu sikurse ka ardhur në duanë e njohur ku Pejgamberi thoshte “All-llahumme inni eudhu bike min-el-hemmi uel-huzn” që don të thotë “O Allahu im, kërkoj mbrojtjen tënde nga brenga dhe pikëllimi”.

Thotë ibn Kajjimi: “Pikëllimi e dobëson zemrën dhe e prish vendosmërinë dhe avancimin dhe s’ka gjë më të dashur për shejtanin sesa besimtari i pikëlluar.”

Për këtë arsye, ji i lumtur, ji optimist dhe ki mendim të mirë për Allahun.Ki besim në Allahun se Ai ka mundësi të bëj cdogjë dhe do të gjesh lumturi dhe kënaqësi në cdo rast dhe situatë.

Thotë ibn Kajjimi: “Mos e prish lumturinë tënde me brenga e as mos e prish mendjen tënde me pesimizëm. Mos e prish suksesin me mashtrim dhe mos e prish optimizmin tënd dhe të të të tjerëve, mos e prish ditën e sotme duke e shikuar ditën e djeshme”.

Dije se ti si besimtarë (e) je i vlefshëm, adnaj mos e nënlerëso veten tënde dhe shikoi gjërat me pozitivitet, sepse ndoshta duatë që je duke i bërë të janë pranuar, ose ndoshta i janë pranuar dikujt që ka bërë dua për ty e që është prej atyre njerëzve nevojtarë që dikur i ke ndihmuar, ose dikujt që ka qenë i pikëlluar e ti e ke bërë të lumtur. Për këtë arsye mos e nënvlerëso asnjë vepër të mirë.

Thotë es Sa’di (Allahu e mëshiroftë): “Jeta është e shkurtë, andaj ti mos e shkurto atë ende më tepër me gajle, brenga dhe me pikëllim”.

Përmblodhi: Mr. Enis Arifi

Të tjera