Satanizmi dhe simbolet e tij

by Uniteti-Admin

Satanizmi apo adhurimi i Shejtanit (Djallit) është fe e cila daton që nga periudhat e hershme të njerëzimit. Kohë pas kohe gjatë historisë ka ndryshuar termi të cilin ata e përdorin për ta emërtuar veten e tyre, përshkak të persekutimeve të vazhdueshme me të cilët janë ballafaquar. Ndërsa emërtimi i tyre modern është “Satanizëm” apo adhurues të Satanës apo siç thuhet në terminologjinë Islame-adhurues të Shejtanit apo adhurues të Iblisit.

Parashtrohet pyetja se a është e rëndësishme për ne në trojet tona që të dijmë për këtë sekt të devijuar, pasiqë haptaz ne nuk shohim se ka njerëz që e adhurojnë Shejtanin? Përgjigja është PO, sepse do të shohim në vijim se Satanizmi është lëvizje mbarëbotërore e cila i propagon idetë e veta dhe i imponon simbolet e saja të Kufrit ndaj njerëzve që nuk janë në idetë e tyre devijante.

Satanizmi është adhurim i Shejtanit dhe është rebelim kundër Zotit dhe robërve të Zotit. Satanizmi më së shumti është i shpërndarë në vendet krishtere, ndërsa në vendet muslimane ideologjia e tyre nuk arriti që të shpërndahet me të madhe, ndoshta përshkak të vetdijësimit fetar të muslimanëve dhe aftësia e muslimanëve për të bërë dallim mes të vërtetës dhe të kotës.

Për këtë shkak u përhap Satanizmi në vendet krishtere që në kohën e mesjetës ku Kisha Krishtere e persekutonte secilin që e kundërshtonte diktaturën fetare krishtere, por jo vetëm kaq, por kisha i persekutonte edhe shkenctarët dhe i digjte ata. Kjo ishte kështu pasiqë këta ishin rrezik për diktaturën injorante kishtare. Sidoqoftë Satanizmi vazhdoi që të shpërndahet përderisa në kohën tonë moderne u themeluan edhe Kisha Sataniste në të cilat Satanistët e adhurojnë Shejtanin. Satanizmi u imponua  edhe nëpërmjet Kinematografisë së Holivudit dhe nëpërmjet muzikës Rock, Hardrock dhe HeavyMetal. Nëse hulumtojmë më thellë dhe lexojmë tekstet e këtyre llojeve të muzikës e shohim se tekstet e tyre përmbajnë Shirk, Kufër dhe adhurim të Shejtanit dhe nga ana tjetër shprehin dashuri dhe miqësi ndaj Shejtanit dhe urrejtje ndaj Teuhidit. Satanistët modern nuk hezituan që t’i përdorin simbolet e fesë së tyre nëpër shfaqet e tyre, ku edhe pamja e tyre është trishtuese, ashtusiç edhe i kemi parë muzikantët Satanist që vishen me të zeza dhe me makijazh të zi e kështu me rradhë.

Në përgjithësi Satanizmi modern i ka afirmuar simbolet e tij nga çdogjë që është e kundërta e Monoteizmit (Teuhidit). Prej simboleve të tyre janë simbole të kundërta të Krishterizmit dhe kjo është përshkak të asaj se Satanizmi modern u përhap kryesisht nëpër vendet krishtere, astusiç e përmendëm më lart.

Adhurimet e tyre janë përdhosje të vlerave fetare dhe tallje me Allahun, me librat dhe me pejgamberët që Allahu (subhanehu ue teala) i ka dërguar. Allahu e ka bërë obligim që robërit e Tij ta marrin për armik Shejtanin dhe poashtu t’i marrin për armiq pasuesit e Shejtanit dhe mu kjo është prej thelbit të Imanit. Thotë Allahu: “Me të vërtetë Shejtani është armik i juaj, pra mereni atë për armik. Me të vërtetë ai (Shejtani) e thërret partinë e tij që të jenë prej banorëve të Zjarrit”. (Fatir 6)

Satanistët janë të këqij sikurse vet Shejtani (Iblisi) dhe Kufri i tyre është më i madh sesa Kufri i vet Iblisit. Kjo është kështu sepse Satanistët nuk e kanë frikë Allahun, ndërsa Iblisi (Shejtani) e ka frikë Allahun. Thotë Allahu në Kur’an: “Dhe kur u panë (u përleshën) të dy grupet (besimtarët dhe qafirat) ai (Iblisi) e ktheu shpinën dhe tha: “Unë denoncohem prej jush (o qafira), unë e shoh atë që ju nuk e shihni, unë i kam frikë Allahut, Zotit të botërave”. (el Enfalë 48)

Simbolet Sataniste

Pentagrami

pentagram

Pentagrami është simbol tipik Satanist të cilin e kanë afirmuar ky sekt nëpër mbarë botën.  Ky simbol përdoret nëpër ritualet e tyre të Kufrit, poashtu edhe përdoret nga ana e sihirbazëve për të bërë magji (sihër). Pentagrami sipas tyre simblizon njeriun dhe pesë pjesët përbërse të tij: toka, uji zjarri, ajri dhe shpirti. Gjithashtu thonë se Pentagrami është shenjë e Zotit femër me emrin Ishtar.

Simboli i quajtur Baphomet

download (3)

Ky simbol Kufri është shenjë e Kishave Sataniste. Në mes të Pentagramit është koka e cjapit me dy brira. Kjo është kështu sepse Satanistët në këtë mënyrë tallen me besimin krishter sipas të cilëve Isau (alejhi selam) kinse ka rënë kurban për gjunahet e bijëve të Ademit, pra ata tallen me këtë besim të krishterëve dhe e paraqesin Isaun sikurse cjap dhe jo sikurse dash, sepse dashi përdoret zakonisht si kurban, andaj e llogarisin Isaun sikurse cjap. Allahu na ruajtë prej shpifjeve të Krishterëve dhe Satanistëve që ata i bëjnë për Pejgamberët e Allahut.

Kryqi i përmbysur

27051583Kryqi i përmbysur përsëri paraqet simbol tallje me besimet krishtere. Ky simbol përdoret nga grupet muzikore Rock dhe HeavyMetal, ku zakonisht i vendosin këto simbole nëpër albumet e tyre muzikore, ose nëpër qafore.

Simboli i paqes

peace_symbol_47bd9ed24a87f

Simboli i paqes të cilin e afirmojnë shumica e njerëzve, por edhe njerëz të cilët thirren si muslimanë, në fakt nuk ashtë ajo që shumica mendojnë. Në fakt ky është simbol Satanist i cili paraqet kryqin e përmbysur dhe të thyer. Për keqardhje është që shumë njerëz në vendin tonë e mbajnë këtë simbol në qaforet e tyre apo të vizatuar nëpër teshat e tyre.

Simboli i Anarkisë

images

Ky Simbol sipas tyre simbolizon anarkinë dhe mungesën e Ligjit të Allahut në tokë. Mungesa e zbatimit të Ligjit të Allahut në tokë është dëshira e adhuruesve të Shejtanit.

Simbolika e përshëndetjes me dorë

briri

Kjo formë përdoret si përshëndetje në mesin e Satanistëve, ndërsa ka edhe shumë njerëz të cilët e përdorin këtë shenjë pa mos e ditur kuptimin e vërtetë të saj. Kjo shenjë është më evidente tek grupet muzikore Sataniste ku ata bëjnë me shenjë në këtë mënyrë. Sipas ideologjisë së tyre të devijuar kjo shenjë simbolizon cjapin dhe e kanë për qëllim përdhosjen e besimit krishter, ashtusiç e përmendëm në sqarimin e Fig.2. Pra gishti tregues dhe gishti i vogël simbolizojnë brirët e cjapit.

Është Ligj i Allahut ekzistimi i së vërtetës dhe i së kotës, dhe kjo luftë do të vazhdojë derisa ekziston bota. Na ka treguar Allahu i Lartësuar se e vërteta do të ketë pasues dhe e kota poashtu. Thotë Allahu: ”Me të vërtetë Iblisi (Shejtani) e realizoi supozimin e vet ndaj tyre, andaj e pasuan (Shejtanin) shumica, përpos një grupi besimtarësh (nuk e pasuan)”. (es Sebe’ 20)

Mirëpo ekzistimi i tyre nuk na shqetëson, sepse nuk na bën dëm devijimi i kujtdo qoftë, ndërsa përfundimi u takon të devotshmëve. Ndërsa Përfundimi do të jetë i hidhur për pasuesit e Shejtanit. Thotë Allahu: “Dhe kur kryhet çështja, Shejtani ju thotë: ”Me të vërtetë Allahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju premtova dhe e theva premtimin. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush, përpos që ju thirra dhe ju m’u përgjigjët. Pra mos më fajësoni mua por fajësoni vetet tuaja. Unë nuk mund t’ju shpëtojë juve e as ju nuk mundeni të më shpëtoni mua. Unë bëj Kufër në Shirkun që ju ma bëtë mua (që më adhuruat përpos Allahut). Me të vërtetë zullumqarët kanë dënim të dhembshëm”. (Ibrahim 22)

Shpëtimi prej këtyre sprovave dhe këtyre devijimeve është tek kthimi i Fesë së Allahut që është Feja e vetme e pranuar tek Allahu, siç ka thënë Allahu: “Me të vërtetë Feja e vetme e pranuar tek Allahu është Islami”. (al Imran 19) Prandaj për muslimanin është e rëndësishme që ta njoh të vërtetën dhe të kotën dhe është obligim i secilit musliman që të thërret në pasimin e së vërtetës dhe të ndalojë prej së kotës aq sa ka mundësi.

Përgatiti: Enis Arifi

Të tjera