Sekti Eshari u paraqit në shekullin e tretë Hixhri në qytetin Basra (Irak). Themelues i këtij sekti është ebu el Hasen el Eshari.
Ebu el Hasen el Eshari u lind në Basra në vitin 250h dhe vdiq në vitin 330h.
Ebul- Hasen el Eshari ka qenë fillimisht pasues i sektit Mu’tezilij, më pastaj kaloi në sektin e ibn Kul-labit dhe më në fund ishte dëshira e All-llahut që të kthehet në rrugën e drejtë të ehli Sunetit dhe Xhematit.
Sekti Kul-labij quhen pasuesit e Abdullah bin Seid bin Kul-lab. Ky pra ishte i pari që e shpiku besimin në vetëm shtatë cilësi të All-llahut duke i mohuar të gjitha cilësitë tjera dhe njëherit ky ishte edhe mendimi i ebu el Hasen el Eshari-ut më pas.
Njerëzit kanë filluar që të thirren se janë në medhhebin e ebul Hasen el Eshariut në kohën kur el Eshariu kaloi në sektin e ibn Kulabit, pra periudha e ibn Kulabit ishte periudha e dytë nëpër të cilën ai kaloi, në këtë periudhë qëndroi një kohë të shkurtë dhe më pastaj u kthye në rrugën e drejtë të ehli Sunetit.
Pra periudhat nëpër të cilat kaloi ebu el Hasen el Eshari janë tri:
- Periudha kur el Eshari ishte Mu’tezili.
- Periudha e ibn Kulabit (kur i pranoi vetëm tri cilësi të All-llahut dhe i mohoi të tjerat).
- Periudha kur u kthye në rrugën e ehli Sunetit duke i pranuar të gjitha cilësitë e All-llahut duke mos pyetur për mënyrën dhe as për formën dhe as duke mos i përngjasuar me diçka.
Argument i kthimit të ebul Hasen el Eshariut në rrugën e drejtë janë librat e tij ku ai i denoncon idetë e tija të mëparshme. Librat e tij janë: “el Ibane fi Usuul ed Dejane” dhe libri “Mekalaat el islamijiin ue ihtilaf el Musal-liin”.
Në këta libra ai mohon atë që e ka pohuar më para në periudhat kur ka qenë pasues i bidatit dhe i humbjes. Ebu el Hasen el Eshari më pas e pranon Istivanë (ngritjen e All-llahut mbi Arsh), poashtu pranon se All-llahu ka fytyrë dhe se All-llahu ka dy duar dhe se All-llahu ka sy, duke mos e përngjasuar All-llahun me asgjë, poashtu pranon se Kur’ani nuk është i krijuar dhe pohon se Kur’ani është fjalë e All-llahut. Gjithashtu pranon se besimtarët do ta shohin All-llahun në Ahiret, ashtu siç duket Hëna e plotë, ndërsa jobesimtarët nuk do ta shohin Atë. Këta ishin vetëm disa baza që el Eshari i ka pranuar dhe që janë prej bazave të besimit të ehli Sunetit.
Pasiqë el Eshari u kthye në rrugën e drejtë të ehli Sunetit, pati njerëz që vazhduan në rrugën e gabuar që el Eshari kishte qenë më parë, ata e trasuan këtë rrugë dhe vazhduan ta pasojnë bidatin e tij. Por sidoqoftë është padrejtësi që ata ta quajnë veten “Eshari”, sepse vetë el Eshariu e ka lënë atë rrugë dhe e ka quajtur humbje, por prapëseprap dijetarët dhe njerëzit e devijuar vazhduan që t’i thërrasin njerëzit në atë rrugë të devijuar, në atë që sot njihet si “Akide Esharie” apo “Sekt Eshari”.
Qëndrimi i Esharive ndaj cilësive të All-llahut
Sekti Eshari përsa u përket cilësive të All-llahut kanë qëndrime që bien në kundërshtim me njëra tjetrën. Ndonjëherë ata e pohojnë një cilësi të caktuar, ndonjëherë e mohojnë një cilësi, pra nuk kanë rregulla të qarta të cilave ata u përmbahen dhe janë shumë kontradiktorë në pohimet dhe mohimet përsa u përket emrave dhe cilësive të All-llahut.
Prej të gjitha cilësive të All-llahut ata i pranojnë vetëm shtatë cilësi, ata janë:
- Jeta (Fakti se All-llahu jeton)
- Dituria (All-llahu din)
- Mundësia (Fakti se All-llahu ka mundësi të bëj gjëra)
- Dëshira (Pra dëshira e All-llahut)
- Të folurit (All-llahu flet)
- Ndëgjimi (All-llahu ndëgjon)
- Shikimi (All-llahu sheh)
Shkurtimisht rreth qëndrimit të ehli Sunetit rreth cilësive të All-llahut
Cilësitë e All-llahut ndahen në disa grupe dhe kjo është përshkak të qartësimit.
- Cilësi që All-llahu i ka në qenien e Tij (صفات ذاتية)dhe të cilat s’ndahen prej Tij siç janë: Mundësia e Tij për të bërë diçka, Shikimi, Ndëgjimi, Dituria etj.
- Cilësi në veprat e All-llahut (صفات فعلية) të cilat mvaren prej dëshirës së Tij, nëse don i bën dhe nëse nuk don, nuk i bën, të këtilla janë: Ardhja e All-llahut (المجيء) Ngritja mbi Arsh, Zbritja e All-llahut etj.
Poashtu cilësitë e All-llahut ndahen në:
- Cilësi logjike (عقلية): Të cilat janë të kapshme për trurin dhe të cilat kanë bazë në ajetet Kur’anore dhe në hadithet e Pejgamberit. Kësi lloj të cilësive janë: Shikimi i All-llahut, Ndëgjimi, Njëshmëria e Tij, Ekzistenca e Tij, Dëshira etj.
- Cilësi për të cilat jemi njoftuar (صفات الخبرية). Tek këta cilësi nuk shikojmë se a janë të kapshme për logjikën tonë apo jo, por është obligim për ne që të besojmë ashtusiç na ka njoftuar All-llahu dhe Pejgamberi, duke mos i përngjasuar ata cilësi me cilësitë e krijesave. Të këtij lloji janë: Ngritja e All-llahut mbi Arsh (Istivaja), Zbritja e All-llahut në qiellin e dunjasë, poashtu prej cilësive të Tij janë se All-llahu ka fytyrë (er Rahman 27), ka sy (el Kamer 14) dhe dy duar (el Maide 64) dhe të gjitha këta cilësi nuk na lejohet që t’i përngjasojmë me krijesat, sepse All-llahut nuk i përngjason asgjë as në emra dhe as në cilësi.
Pse Esharitë i mohojnë këta cilësi që i përmendëm më lartë?
Ata i mohojnë këta cilësi prej frikës se nëse i pohojnë këta cilësi, ata më pastaj duhet të pohojnë se All-llahu ka trup sikurse krijesat. Për këtë shkak kur përmenden në ajete Kur’anore duart e All-llahut, ata thonë se për qëllim është “Mundësia e All-llahut”apo “Begatia e All-llahut” dhe të ngjashme. Por ky mendim i tyre nuk mban, sepse nëse ata i pohojnë shtatë cilësitë që i përmendëm sikurse: Jeta, Dëshira, Mundësia, Të folurit, Ndëgjimi, Shikimi, Dituria, të gjitha këta padyshim janë cilësi të All-llahut, por njëkohsisht ka edhe prej krijesave që cilësohen më këta cilësi. Për shembull: All-llahu ndëgjon, por edhe njeriu ndëgjon, mirëpo a është ndëgjmi i njeriut sikurse ndegjimi i All-llahut? Assesi jo. Njeriu sheh, por edhe All-llahu sheh, a thua vallë është i njëjtë shikimi i All-llahut sikurse shikimi i njeriut? Assesi jo. All-llahu i ka cilësitë e përsosura dhe s’ka asgjë që i përngjason Atij në cilësitë e Tij. Pra nëse Esharitë i pranojnë këta shtatë cilësi ata sipas llogaritjes së tyre e kanë përngjasuar All-llahun me krijesat dhe duhet që t’i mohojnë edhe këta shtatë cilësi, ose të kthehen në rrugën e ehli Sunetit dhe ti pranojnë të gjitha cilësitë të cilat kanë ardhur në Kur’an dhe të cilat i kanë pohuar Pejgamberi dhe sahabët, duke mos i përngjasuar ata dhe duke mos i shtrembëruar prej kuptimit të cilit ka dashur All-llahu që të kuptohen.
Domethënë nëse Esharitë i pranojnë shtatë cilësitë, atëherë duhet t’i pranojnë edhe cilësitë tjera siç janë: Mëshira e All-llahut, Hidhërimi, Gëzimi i Tij, Ardhja e All-llahut, Zbritja e Tij etj. Sepse të gjitha këta që i përmendëm kanë ardhur në Kur’an ashtusiç kanë ardhur edhe shtatë cilësitë që i pohojnë Esharitë, duke mos i përngjasuar këta cilësi tjera ashtusiç nuk i përngjasojnë me cilësitë e krijesave shtatë cilësitë të cilat i pranojnë. Kjo është përshkak se s’ka diçka që i përngjason All-llahut as në Diturinë e Tij dhe as në Mëshirën e Tij. Pra njëse njeriu e pranon se s’ka diçka që i përngjan All-llahut në Shikimin dhe Ndëgjimin e Tij, normal se s’ka krijesë që i përngjason Atij në Hidhërimin dhe Gëzimin e Tij, nëse njeriu nuk mendon kështu, atëherë bën dallim mes cilësive të All-llahut pa argument. Ndërsa ata Esharij që thonë se për këta shtatë cilësi është argument logjika, ndërsa për cilësitë tjera nuk është argument logjika, ne atyre u themi se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe nuk është argument i pranueshëm, por kjo është vetëm fjalë e njeriut kundër argumenteve dhe teksteve Kur’anore dhe njëherit është dhënie përparsi logjikës së kufizuar njerëzore mbi tekstet Kur’anore dhe mbi tekstet e Sunetit.
Një gjë tjetër të cilën pasuesit e sektit Eshari nuk e kanë të qartë është fakti se: “Përngjasimi në emra nuk don të thotë përngjasim në esencë”, kjo don të thotë se nëse dy gjëra kanë emra të njëjtë, kjo s’don të thotë se ata dy gjëra kanë formë të njëjtë si për shembull fakti se njeriu ka këmbë dihet se edhe tavolina ka këmbë, mirëpo a janë të njëjta këmba e tavolinës dhe këmba e njeriut!? Jo, nuk janë të njëjta, edhepse këta dy gjëra kanë emra të njëjtë ata dallojnë plotësisht në pamje. Ndërsa sa i përket përngjasimit të Krijuesit(All-llahut) dhe krijesave dallimi është më i plotë dhe më i madh, sepse s’ka asgjë që i përngjan Atij.
Qëndrimi i Sektit Eshari në çështjet e Imanit
Esharitë thonë se Imani është vetëm pranim (تصديق) ndërsa thënia e besimit me gojë dhe bërja e veprave janë degë dhe nuk janë bazë të imanit dhe kush e pranon njëshmërinë e All-llahut dhe e pranon Muhamedin si Pejgamber, imanin e ka të plotë (edhe nëqoftëse nuk kryen diçka prej veprave të imanit sikurse namazin etj) dhe njeriu nuk del prej fesë derisa të kundërshtojë diçka prej këtyre që i përmendëm, pra njëshmërinë e All-llahut ose Pejgamberinë e Muhamedit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem). Thotë njëri prej dijetarëve të hershëm të Esharive: “Imani është pranim me zemër”. (الانصاف fq.33 الباقلاني).
Ndërsa Imani tek ehli Suneti është besim me zemër, fjalë me gjuhë dhe vepër me gjymtyrë, shtohet me vepra të mira dhe pakësohet me vepra të këqija.
Qëndrimi i Esharive në çështjen e Kaderit
Dallimi mes Esharive dhe ehli Sunetit në këtë çështje është i qartë, sepse Sekti Eshari e mohojnë faktin se njeriu ka mundësi që të bëj diçka. Sipas tyre njeriu s’ka zgjedhje në veprat që i bën dhe as s’mund të ndikojë gjë.
Thotë Dr. Sefer el Hauali: “Janë munduar Esharitë që të mbesin mes Sektit Xhebrij dhe mes Sektit Kaderij në çështjen e Kaderit. Ata mohuan se njeriu ka mundësi që të bëj vet diçka, ndërsa sa i përket aspektit filozofik që ata e kanë në çështjen e Kaderit, ata fiilimisht vet kanë dështuar që ta kuptojnë këtë dhe lëre më këtë filozofi t’ia qartësojnë dikujt tjetër”.
Thotë një dijetarë Eshari: “Njeriu është i detyruar (prej All-llahut) që t’i bëj veprat që i bën gjatë jetës së tij, por njeriut i duket se i bën me zgjdhjen e vet”.
Këta mendime të tyre janë në pajtim total me Sektin Xhebrij dhe janë larg të qenurit akide e ehli Sunetit.
Prej gjërave më interesante të këtij sekti të devijuar Eshari është fakti se vet themeluesi i këtij sekti, ebu el Hasen el Eshari është penduar prej këtij devjimi dhe është kthyer në akiden e ehli Sunetit, ndërsa pasuesit e tij e kanë pëlqyer këtë akide të prishur dhe kanë vazhduar në këtë humbje deri në ditët e sodit.
Përmblodhi dhe përgatiti: Enis Arifi
Referencat: غالب عواجي “الفرق المعاصرة”
“الملل و النحل” الشهرستاني
“منهج الأشاعرة في العقيدة” سفر الحوالي