Sekti Maturidij

by Uniteti-Admin

Ky sekt i devijuar u themelua në shekullin e tretë hixhrij dhe si themelues i këtij sekti llogaritet Muhamed ibn Muhamed ebi Mensur el Maturidij, i cili ka lindur në qytezën Maturijd në Samarkand. Viti i saktë i lindjes së tij nuk dihet, mirëpo dihet se ka vdekur në vitin 333 hixhrij.

Mendimet më të njohura të Maturidijve:

  1. Maturidijtë pajtohen me ehli Sunetin në çështjet që kanë të bëjnë me emrat e Allahut (subhanehu ue teala), mirëpo problem të cilën e hasim tek ata është se ata nuk bëjnë dallim mes emërtimit të Allahut dhe mes asaj që Allahu  na ka njoftuar rreth Tij dhe ky është shkaku që Maturidijtë i kanë ndryshuar kuptimet e emrave të Allahut dhe ua kanë humbur kuptimin atyre.
  2. Maturidijtë pranojnë vetëm tetë cilësi, ata janë: Dituria, Mundësia e Allahut për të bërë diçka, Dëshira e Tij, Shikimi, Ndëgjimi, Të folurit dhe Krijimi.
  3. Maturidijtë thonë se fjala e Allahut nuk mund të ndëgjohet.
  4. Maturidijtë si burim me të cilin ata i njohin gjërat që kanë të bëjnë me Allahun dhe me pejgamberinë e kanë logjikën
  5. Maturidijtë thonë se është vaxhib që Allahu të njihet me logjik.
  6. Maturidijtë e pasojnë metodologjinë e filozofëve në argumentimin e ekzistencës së Allahut.
  7. Maturidijtë e kanë lidhur besimin në pejgamberinë e pejgamberëve vetëm pas paraqitjes së muxhizeve (mrekullirave me të cilat janë veçuar vetëm pejgamberët) dhe kjo përshkak se muxhizet janë dituri e vetme që s’ka në ta dyshim.
  8. Maturidijtë thonë se Hadithi el Ahad (hadith që transmetohet nga një njeri) nuk është argument në Akide.
  9. Maturidijtë pranojnë se besimtarët e shohin Zotin e tyre në Ahiret, ndërsa qafirat nuk do t’a shohin.
  10. Maturidijtë mohojnë se Allahu është lartë (صفة العلو) , ndërsa nga ana tjetër ky sekt pranon se Allahu është ngritur mbi Arsh (cilësinë e Istivasë) dhe njëherit kjo është gjëja me të cilën ata më së shumti janë të përafërt me  ehli Sunetin. Përveç asaj që e pranojnë Istivanë, ata i pranojnë edhe cilësitë tjera të Allahut, duke mos ua ndryshuar kuptimin atyre dhe duke mos i përngjasuar dhe kjo tek ata vlen vetëm për cilësitë të cilat janë të kapshme logjikisht, ndërsa cilësitë të cilat logjikisht janë të pakapshme, ata ua ndryshojnë kuptimin atyre dhe janë kontradiktorë në pohimet dhe mohimet e tyre.
  11. Maturidijtë thonë se Imani është vetëm pranim me zemër, pa mos e shqiptuar me gojë.
  12. Maturidijtë thonë se fjala Iman dhe Islam janë një gjë.
  13. Maturidijtë thonë se gjërat e mira dhe të këqija i dallon vet logjika dhe s’ka nevojë që Sheriati t’i sqarojë, pasiqë vet logjika ka mundësi të dallojë çka është e mirë dhe çka është e keqe.
  14. Maturidijtë thonë se bërësi i gjunahit të madh është besimtar me Iman të plotë dhe është fasik (gjunahqar i madh) përshkak të gjunahit që e ka bërë, ndërsa në Ahiret është nën dëshirën e Allahut, nëse don ia fal dhe nëse don nuk ia fal.
  15. Maturidijtë mohojnë se Imani shtohet dhe pakësohet, përshkak se ata veprat nuk i konsiderojnë se janë pjesë të Imanit.

Ka edhe besime tjera me të cilat veçohet ky sekt i devijuar dhe prej gjithë kësaj shihet se ky grupacion nuk e ka pasuar metodologjinë e ehli Sunetit në Akide, lusim Allahun që të gjithëve të na udhëzojë në rrugën e drejtë.

Referenca: غالب عواجي “فرق معاصرة”

Përktheu: Enis Arifi

Të tjera