Sekti Sufi

by Uniteti-Admin

Sekti Sufi është sekt i cili ka devijuar nga rruga e drejtë dhe njihet për ekstremizmin e saj ideologjik dhe njihet për nga bidatet e tyre në besim dhe në ibadete. Pasuesit e medhhebit Sufi janë njerëz të mashtruar prej Iblisit dhe në medhhebin e tyre kanë mendime dhe ideologji të devijuara si dhe janë të njohur për veprat e tyre të ndyta dhe amorale të cilat i konsiderojnë se janë prej fesë Islame. Ky sekt në esencë përmban baza të shijave rafidij si dhe përmban besime dhe ideologji budiste, induse dhe ideologji krishtere dhe çifute. Prej shkaqeve të shpërndarjes së tyre është edhe mosnjohja e muslimanëve për realitetin e këtij sekti si dhe ndihma e krishterëve dhe çifutëve që gjatë historisë ia kanë dhënë këtij sekti, ndihmë dhe përkrahje të cilën ia japin edhe sot. Pasuesit e këtij sekti njihen edhe me emra tjerë sikurse është sekti “Tixhanij” sekt sufi i përhapur në Afrikë, ndërsa në Evropë njihen me emra tjerë dhe burojnë kryesisht nga Turqia, sikurse sekti: Nakshibendi, Sulejmanxhi, Nurxhi, Mevlani, Shadhilij, Dervish etj. Këta nuk janë të gjithë të njëjtë në bidatin e tyre, pra ka prej tyre që bidati i tyre arrin deri në kufër dhe shirk siç është adhurimi i evlijave dhe adhurimi i varrezave, ndërsa ka prej tyre që bidati i tyre nuk arrin deri në kufër.

Rreth emërtimit të tyre me emrin “Sufi” dhe “Tesavuf”

Disa kanë thënë se emërtimi “Sufi” buron prej fjalës “Suffah” që nënkupton parahyrjen e xhamisë së Pejgamberit në Medine, vend në të cilin kanë jetuar të varfërit prej sahabëve që janë shquar më asketizëm dhe me xhihad, mirëpo realiteti është se Sufitë janë larg përngjasimit me banorët e Sufas që kanë qenë në kohën e Pejgamberit. Mendimi tjetër rreth emërtimit të tyre si “Sufi” është prej fjalës arabe “Suuf” që don të thotë “Lesh”, pra njerëz që vishen me rroba të leshit prej asketizmit të madh dhe lënies së kënaqësive të kësaj bote pas shpine.

Kur u paraqit sekti Sufi?

Ka disa thënie rreth lindjes së këtij sekti, mirëpo e vërteta është se ky sekt me këtë emër u paraqit në shekullin e dytë pas hixhretit dhe në shekullin e tretë dhe të katërt sipas hixhretit.

Kush është Velij-Evlija (i dashur i All-llahut) sipas Sufive?

Shejhu është Veliju (i dashuri i All-llahut) i plotë në popullin e tij, ashtusiç është Pejgamberi në umetin e tij dhe dhënia e bej’ës (besatimit) ndaj shejhut është sikurse dhënia e besës ndaj Pejgamberit, miërpo në zëvendsim të Pejgamberit”.[1] Pra ky është defincioni i shejhut sipas tyre, ndërsa nxënësi i shejhut (Muridi) faktikisht është sikurse rob i shejhut, në vijim do të përmendim vetëm disa obligime që i ka Muridi (nxënësi) ndaj shejhut Sufi.صوفي1

Prej tyre dallojmë:

  1. Muridi duhet ta madhërojë shejhun haptaz edhe fshehtaz dhe s’guxon ta kundërshtojë atë edhe në rast se shejhu bën ndonjë haram haptaz.
  2. Muridi s’duhet të jetë ulur kur shejhu Sufi është në këmbë.
  3. Muridi s’lejohet të flen në prezencë të shejhut pa lejen e tij.
  4. Muridi s’duhet të flet shumë në prezencë të shejhut.
  5. Muridi s’duhet të ulet në sexhaden e shejhut e as në vendin ku ulet shejhu Sufi.
  6. Muridi s’duhet të udhëtojë.
  7. Muridi s’guxon të martohet.
  8. Muridi s’lejohet të bëj gjëra të rëndësishme pa lejen e shejhut.
  9. Muridi s’lejohet t’ia kthejë shpinën shejhut.
  10. Muridi duhet ta dojë secilin që e don shejhu dhe ta urren secilin që e urren shejhu i tij.
  11. Muridi duhet ta dijë se krejt bereqeti që është në botë është prej bereqetit të shejhut.
  12. Muridi duhet ta durojë ashpërsinë e shejhut.
  13. Muridi s’lejohet ta spiunojë shejhun, sepse spiunimi i shejhut është shkatërrim për muridin.
  14. Muridi s’lejohet t’ia kthejë fjalën shejhut edhe nëse haku është me muridin.
  15. Kundërshtimi ndaj shejhut është helm vrasës.
  16. Shejhu velij(evlija) e shikon brendinë e muridit, ai nuk shikon atë që muridi shfaq haptaz.
  17. Të gjitha veprat e këqija që i bën shejhu evljia i bën përshkak të gjunaheve të muridit dhe gjunaheve të njerëzve, se nëse nuk ishte kështu, shejhu s’do të kishte gabuar.

Këta janë vetëm një pjesë e shkurtër e asaj që Sufijtë thonë për shejhat dhe evlijatë e tyre, dhe kjo është mënyra se si ata i bëjnë njerëzit robër të njerëzve dhe i largojnë prej të qenurit robër të All-llahut. Këta thënie që i përmendëm janë me referencë nga libri i njohur sufi “رماح الفوتي” Vëll. 1 fq 94-140.

Tek Sufitë arrihet shkalla kur njeriu nuk ka nevojë ta bëj dhikër All-llahun

Thotë dijetari i njohur Sufi el Futi: “Kur robi e përmend All-llahun shumë, atëherë ndodh e ashtuquajtura “prezenca” që don të thotë ai që bën dhikër dhe All-llahu bëhen një dhe bie prej robit obligimi që ta bëj All-llahun dhikër, derisa bëhet dhikri i panevojshëm. Kjo ngjan sikur robi të thotë: S’ka All-llah përveç mua, unë jam i vetmi që duhet të adhurohet” dhe e gjithë kjo është përshkak të thellimit të robit në detin e teuhidit dhe kjo është shkalla e fundit të dhikrit ku robi hesht dhe rrin, as nuk bën dhikër dhe as nuk lëviz. Në këtë rast kur njeriu e arrin këtë shkallë të lartë, nëse ai bën dhikër, kjo atij i llogaritet gjunah”.[2]

Thuhet në një poezi të Sufive:

Me dhikrin e All-llahut shtohen gjunahet

dhe përmbysen fshehtësitë dhe zemrat

dhe lënia e dhikrit është më e mirë se çdo gjë

se në esencë Dielli nuk perëndon asnjëherë[3]

Kjo thënie e Sufive është shirk dhe kufër dhe është dalje prej fesë dhe është thellim i tyre në oqeanin e shirkut dhe jo thellim në detin e teuhidit siç thonë ata.

Evlijatë dhe Pejgamberi

Evlijatë Sufi sipas supozimit të tyre e shohin Pejgamberin duke qenë të zgjuar, por edhe në ëndër dhe se Pejgamberi prezenton me trupin dhe shpirtin e tij kudo që të dëshirojë në botë dhe të gjithë këtë Pejgamberi e bën në pamjen që e ka patur para se të vdes. Por Pejgamberi është fshehur prej shikimeve të njerëzve, ashtusiç janë të fshehur melekët të cilët janë të gjallë dhe kanë trup, pra nëse dëshiron All-llahu që ndonjë rob ta sheh Pejgamberin, atëherë Ai e largon prej tij pengesën (Pejgamberit) dhe e sheh ashtusiç ka qenë.[4]

Sekti i devijuar Sufi gjithashtu e kanë mendimin se Pejgamberi prezenton në divanet dhe solemenitetet e tyre, dhe se dijetarët sufi marrin dituri direkt prej Pejgamberit.[5]

Gjithashtu një sekt Sufi me emrin “Tixhanij” e kanë mendimin se Pejgamberi dhe katër halifet e drejtë dhe melekët prezentojnë në solemenitete me shejhat e tyre Sufi dhe se ata njerëz që prezentojnë në këtë solemenitet, do të kenë ndërmjetsim të veçantë.[6]

Vetmimi tek Sufitë

Sufitë në akiden e tyre e kanë vetmimin si shtyllë të besimit duke u argumentuar me një hadith që transmetohet nga Aishja (radijAll-llahu anha), hadith i cili është në Buhari (Fet’hul bari 1/22) dhe në të cilin thuhet se Pejgamberi është vetmuar në shpellën Hira, dhe ky hadith është bazë në vetmimin e Sufive. Ne e kundërshtojmë këtë vepër të Sufive dhe u themi se:

  • Vetmimin që e ka bërë Pejgamberi dhe vetmimi i Sufive kanë dallim të madh, sepse vetmimi i Pejgamberit ka qenë parapërgatitje për bartjen e shpalljes.
  • Vetmimi i Pejgamberit ka qenë para se të urdhërohet që ta përhap shpalljen Islame.
  • Këtë vetmim Pejgamberi nuk e ka urdhëruar.
  • Këtë vetmim nuk e kanë bërë as sahabët dhe as tabiinët.
  • Ky vetmim i Sufive bie në kundërshtim me principet e Sheriatit ku urdhërohet që t’i thërasim njerëzit në Islam dhe të përzihemi me njerëz.

Çka është bazë tek Sufitë?

Sufitë thonë se Sheriati është ajo që All-llahu ia ka shpallur Muhamedit, ndërsa hakikati (e vërteta) është njohja logjike të cilën ata e kanë arritur me shijimin e tyre dhe ky hakikat është bërë pjesë e fesë, pamarrë parasyshë a është haram apo hallall. Pra mjeti i i njohjes tek Sufitë është shijimi dhe për këtë shkak edhe ata dallojnë në mendime përshkak të dallimeve që i kanë në shije.[7]

Tek Sufitë ka disa baza mbi të cilat ata e ndërtojnë fenë, prej tyre janë:

  1. Fjala e njohur e tyre “Më transmeton zemra ime nga Zoti im”.
  2. Ëndrat: Sufijtë shpesh veprojnë në bazë të asaj që e shohin në ëndër.
  3. Marin prej xhinëve dhe shejtanëve dhe atë e bëjnë pjesë të fesë dhe në këtë mënyrë luan shejtani me ata duke ua mbushur mendjen kinse se ata janë evlija dhe se e dijnë të fshehtën. Në këtë mënyrë shejhat Sufi mendojnë se disa mrekullira që u ndodhin atyre janë prej devotshmërisë së tyre të madhe, dhe këta mrekullira i quajnë “keramete” dhe në këtë mënyrë i mashtrojnë njerëzit. Ndërsa të gjitha këta “keramete” të rrejshme tek Sufitë janë rezultat i kufrit dhe shirkut të tyre, ashtusiç janë disa çudira të magjistarëve (sihirbazëve) rezultat i kufrit dhe bashkëpunimit të tyre me xhinët dhe shejtanët. Këtë mendim rreth këtij devijimi të Sufive ka sqaruar dijetari i ehli Sunetit ibn Tejmije në librin e tij “Dallimi mes miqëve të All-llahut dhe miqëve të Shejtanit”.

Çka thonë Sufitë rreth All-llahut?

Sufijtë i mohojnë shumë cilësi të All-llahut dhe i shtrembërojnë dhe i keqinterpretojnë emrat dhe cilësitë e All-llahut. Sufitë sikurse ibn Arabi thuan se robi dhe Zoti ndonjëherë bëhen një dhe se nuk ka dallim mes krijesës dhe Krijuesit dhe se ekzistimi i krijesës është faktikisht ekzistimi i Krijuesit.[8] Ky besim i devijuar është prezent tek krishterët të cilët besojnë se Zoti është pjesë e Isait dhe se Isa është pjesë e Zotit, si dhe këtë besim të prishur e kanë shijat rafidij, druzët, nusejritë, indusët, budistët. Disa sufi thonë se All-llahu është në çdogjë i përzier dhe prej kësaj buron fjala e disa sekteve se All-llahu është në çdo vend me qenien e Tij dhe tërë kjo është rezultat i ndikimit të filozofisë greke në mendimet e disa dijetarëve që janë dhënë pas filozofisë greke.

Ne u themi atyre siç ka thënë All-llahu: “E urrejtur është fjala e cila del prej gojave të tyre, të cilët nuk flasin vetëmse gënjeshtër”. (el Kehf 5)

Disa ekstremistë sufi siç është ibn Arabiu dhe pasuesit e tij mendojnë se Zoti shëndrohet dhe shkrihet në formën e femrës dhe se ky është shkaku që Pejgamberi i ka dashur gratë[9] dhe në këtë mënyrë sillen me sjellje të pahijshme ndaj Pejgamberit, ndërsa fjala e tyre për All-llahun është shirk dhe dalje prej fesë.

Fjalët e tyre në këtë çështje janë turp që të përmenden, i Lartë dhe i Pastër është All-llahu prej asaj çka ata i mveshin.

Thotë ibn Arabiu: “I lartësuar qoftë All-llahu i cili i ka krijuar gjërat dhe Ai (All-llahu) është esenca e tyre”. Poashtu Sufitë janë argumentuar me një hadith të shpikur dhe mbi të kanë ndërtuar këtë akide të prishur “Kush e njeh veten e tij e ka njohur Zotin e vet” ndërsa ky hadith nuk ka bazë dhe është i shpikur.

Çka thonë Sufitë rreth Muhamedit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem)?

Ata thonë se All-llahu ka hyrë në pamjen e Muhamedit dhe besojnë se Muhamedi është All-llahu, këtë mendim e kanë dijetarët e mëdhej Sufi sikurse: ibn Arabi, el Kash’hanli, ed Demerdash, el Xhejli etj. Ata besojnë se Muhamedi prezenton me trupin dhe shpirtin e tij në mexhlise dhe në vende të ndryshme dhe se të gjitha gjërat që ekzistojnë janë prej nurit (dritës) të Pejgamberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem).[10]

Namazi dhe ibadetet tjera tek Sufitë

Disa ekstremistë Sufi mendojnë se namazi, zekati, haxhi, agjërimi janë ibadete për njerëzit e rëndomtë, ndërsa për të veçantit ka obligime të veçanta, pra për ata që sipas mendimit të tyre u ka ardhur bindja se s’kanë nevojë që të falen ose të agjërojnë. Sufitë thonë se Xheneti dhe Xhehenemi janë vetëm lojë dhe ata supozojnë se e adhurojnë All-llahun me dashuri dhe jo nga dëshira për Xhenet dhe nga frika e Zjarrit dhe se kjo nuk është dhashuri ndaj All-llahut.

Këtë gjë e paskan kuptuar Sufitë, ndërsa pejgamberët, sahabët nuk na paskan qenë largpamës sikurse këta !!!

Dhikri, muzika dhe vallëzimi tek Sufitë

Kjo është një temë për të cilën mund shumë të flitet dhe devijimi i Sufive në këtë çështje është evident dhe injoranca e tyre për fenë e All-llahut është pa masë. Ata bëjnë dhikër (përmendin All-llahun) në mënyra të çuditshme për të cilat s’ka ardhur argument në Kur’an as në Sunet dhe gjatë këtyre seancave të injorancës ata arrijnë deri në kufër dhe shirk.42222-mevlana-yasandi

Ata bëjnë dhikër në forma të çudtishme duke u rrotulluar dhe duke vallëzuar me muzikë dhe përdorin mjete të ndryshme muzikore. Disa herë bëjnë dhikër duke e luhatur kokën një herë në të djathtë dhe një herë në të majtë dhe këtë e përsëritin shumë herë, disa herë vrapojnë në formë të rrethit, disa herë edhe i bien gjoksave dhe me këtë duke dashur të afrohen tek All-llahu, ndërsa All-llahu e denoncon këtë vepër të tyre. Në të shumtën e rasteve dhikri i tyre që mundohen ta bëjnë i ngjan çmendurisë dhe nuk ka bazë në Kur’an dhe në Sunet dhe as në logjikën e shëndoshë të njeriut.

Referencat:

  1. “فرق معاصرة” غالب عواجي
  2. “رماح حزب الرحيم”
  3. رماح الفوتي”” الفوتي
  4. عوارف المعارف”” الحلاج
  5. ترجمان لاأشواق”” ابن عربي
  6. “الهداية الربانية في فقه الطريقة التجانية” التجاني
  7. جمهرة الأولياء و أعلام التصوف””
  8. رسالة القشيري”” القشيري

Përgatiti: Enis Arifi

 


[1] Prej librit Sufi رماح الفوتي”” fq.126

[2] Prej librit të njohur Sufi “رسالة القشيري” Vëll.2 fq. 169-172

[3] Prej librit të njohur Sufi “رسالة القشيري” Vëll.2 fq. 172

 

[4] Prej librit të njohur Sufi “رماح الفوتي” fq 210

[5] Prej librit të njohur Sufi “رماح الفوتي” fq. 212-214

[6] Prej librit Sufi “الهداية الربانية في فقه الطريقة التجانية”  fq.21

[7] Prej librit Sufi “جمهرة الأولياء و أعلام التصوف”  Vëll. 1 fq. 159-160

[8] Prej librit të njohur Sufi “عوارف المعارف” fq.353 Autori: el Husejn bin Mensur el Halaxh

[9] Prej librit të njohur Sufi nga Ibn Arabi “ترجمان لاأشواق”

[10] Prej librit Sufi “جمهرة الأولياء و أعلام التصوف” Vëll.2 fq 12

Të tjera