Sexhdeja

by Uniteti-Admin
sexhdeja

Përulja ndaj me të Lartit 

 Kulminacioni i nënshtrimit

Sexhdeja është një nga dhuratat me të çmueshme që Allahu i Plotfuqishëm u ka dhënë robërve të Tij. Një akt përmes të cilit shprehet komplet nënshtrimi ndaj Allahut, i Cili ka nënshtruar çdo gjë për ne. Është akt që krijon një lidhje të pathyeshme me Krijuesin, në mënyrë që robërit e devotshëm të shprehin ndjenjat dhe nevojën për Zotin e tyre në çdo çështje.

Sexhdeja e ahiretit

Luteni Zotin tuaj, që gjatë marrjes në pyetje në varr të pajiseni me qëndrueshmëri. 

Ditën e katastrofës së madhe, kërkoni që të jeni prej të shpëtuarve dhe të futeni në Xhennet pa llogari!

Bëhuni lypsar tek Allahu, që ju të jeni nën hijen e Arshit të Tij, atë Ditë kur nuk do të këtë hije tjetër. Kërkoni që ta kaloni urën e Siratit sikur vetëtima!

Le të jenë këto të mbjellurat e kërkesave në sexhde, ndërsa të korrurat le të jenë puna juaj.

Lidheni zemrën, që të gjallërohet për shpërblimet e botës tjetër, ashtuqë prej përmallimit kërkesat të jenë të shumta dhe punët të jenë të plota. 

Gjersa tregu është ende i hapur dhe në dispozicion t’a shfrytëzojmë.

Sexhdeja e dinit (fesë)

Kërkoni për veten tuaj, familjen dhe miqtë që të keni qëndrueshmëri në fe. Kërkoni që deri në frymën e fundit, të jeni prej adhuruesve të sinqertë.

Kërkoni që të keni një lidhje të afërt me Librin e Allahut, t’a kuptoni dhe të përfitoni prej ajeteve, me një zemër të butë, që merr mesazhet e Allahut, pa arrogancë apo injorancë.

Sexhdeja e dynjasë 

Luteni Allahun, që të ju furnizojë prej të mirave të Tij të shumta, të  cilat i ka bërë të  lejuara për ne në këtë botë.

Bëni dua për familjen tuaj, për ata që janë të gjallë dhe për ata që nuk jetojnë më.

Kërkoni prej Krijuesit,që te keni një  zemër e cila rreh me devotshmëri.

Kërkoni  t’ju begatoj me një bashkshort/e të drejtë,  pasardhës të hajrit,  të ardhura të cilat fitohen me punë hallall dhe kërkoni që të keni një trup të fuqishëm.

Kërkoni nga Allahu lehtësim përgjatë sprovave, lehtësim nga pikëllimi, ankthi  vështirsitë.

Sexhdeja e ummetit

Kërkoni nga  Allahu për të na i lehtësuar sprovat dhe vuajtjet, të cilat na kanë kapluar në mënyrë kolektive.

Kërkoni ndihmë për vëllezërit dhe motrat tona që gjenden në pjesë të ndryshme të botës.

Të ndjesh dhembje dhe keqardhje për muslimanët është shenjë e një zemre të gjallë.

Edhe pse ne jemi të vetëdijshëm për  gjërat e lartepërmendura, i anashkalojnë lutjet drejtuar Allahut për muslimanët në botë, e kështu ditët kalojnë duke mos u lutur për asnjërën prej tyre.

Shohim postime të ndryshme nëpër rrjete sociale për çështje të ndryshme fetare. Mirëpo, kur i kemi ngritur ne sinqerisht duart lartë e të kërkojmë prej Krijuesit i Cili e ka pajisur njeriun  me dëgjim, shikim dhe me zemër?

“O ju njerëz, ruani me mirënjohje të mirat që Allahu u dhuroi! A ka ndonjë Zot tjetër që ju furnizoi juve nga qielli e toka? Nuk ka Zot tjetër përveç Tij, e si pra, e ktheni shpinën?” (Fatir: 3) 

 Përktheu: H.Mustafi

Të tjera