Rizgjimi.com është faqja zyrtare e Sh.Q. “Uniteti Islam” me qendër në Tetovë.
Çka është “Uniteti Islam”?
“Uniteti Islam” është shoqatë qytetare e cila ka karakter fetarë, kulturorë dhe humanitarë. Kjo mund të njihet më mirë nëpërmjet aktiviteteve të kësaj shoqate të cilat janë kryesisht aktivitete fetare siç janë ligjëratat javore në lokalet e “Unitetit Islam” që mbahen nga teologë të ndryshëm, si dhe aktivitetet tjera siç janë kurset në mësimin e fesë dhe në mësimin e Kur’anit , shpërndarjen e librave dhe fletushkave me përmbajtje fetare-islame, tribunat fetare , si dhe aktivitete humanitare në shpërndarjen e ndihmave në produkte ushqimore për familjet nevojtare
Çka është qëllimi i Unitetit Islam?
Qëllimi i kësaj shoqate është thirrja në Islam me dituri dhe urtësi ashtu siç na ka udhëzuar All-llahu dhe Muhamedi (sal-lAlla-llahu alejhi ue sel-lem). Qëllimi i ynë është që të njihet opinioni i gjerë me Islamin burimorë i cili është larg prej devijimeve të sekteve të ndryshme që veprojnë në emër të Islamit. Poashtu qëllimi i ynë është edhe njohja e jomuslimanëve me fenë e All-llahut.
Cila është metodologjia e “Unitetit Islam” në thirrjen Islame?
Metodologjia e jonë është metodologjia e Kur’anit dhe e Traditës Profetike, ashtusiç e kanë kuptuar këtë të parët tanë në Islam, pra në kuptimin e sahabëve dhe tabi’inëve. Udhërrëfyesi i ynë në thirrjen Islame dhe në përgjithësi në jetën tonë është Kur’ani dhe Suneti.
Cili është qëndrimi i “Unitetit Islam”ndaj ekstremizmit në fe?
Uniteti Islam është kundër ekstremizmit në fe, qoftë ai ekstremizëm në lehtësim, apo qoftë ai ekstremizëm në teprim në çështjet fetare.
Çka promovon “Uniteti Islam” në Thirrjen Islame?
“Uniteti Islam” promovon vlerat e pastra Islame të Kur’anit dhe të Sunetit, njëkohsisht promovon vlerat e pastra njerëzore dhe është kundër çdo ideologjie të dëmshme për njerëzimin dhe është kundër çdo devijimi fetarë apo devijimi shoqëror apo njerëzor.
Për më tepër informata na kontaktoni në:
e-mail: uniteti-islam@rizgjimi.com
adresa: Rr. Ilinndenska n.n, afër “Xhamisë së larme”