Shia’t dhe Kur’ani (II)

by Uniteti-Admin

2-Besimi i shi’ave rafidha ndërtohet mbi bindjen se Kur’ani është i mangët dhe i shtrembëruar:

Shtrembërimi i Librit dhe shii’zmi janë dy  gjëra të cilat nuk mundet të ndahen dhe distancimi nga bindja se Kur’ani është i shtrembëruar nuk bëhet përpos se me distancimin nga shii’zmi. Kjo përshkak se të gjithë referencat e kësaj feje tregojnë qartë këtë bindje dhe devijim të tyre, pa asnji rezervë, kurse ata prej të cilëve transmetojnë rafidhat nëpët librat e tyre me transmetime, nuk janë njerëz të thjeshtë por Imam të cilët nuk gabojnë dhe nuk bëjnë gjynahe, sipas pretendimit të tyre, për këtë me lejen e Allahut, do ti paraqesim disa tekste referencë të librave të tyre, ku tregohet qartë se medoemos që shia’t ta kenë këtë besim.

1.Thotë El-Kulejni në librin e tij “El-Usul min el-kafi” (v.1 fq.414), i cili është prej librave më të saktë të rafidhave, libër që llogaritet referencë për transmetimet e Imamave të shi’ave rafidha.

الكليني-اصول الكافي

 Thotë El-Kulejni në mënyrën se si ka zbritur fjala e Allahut: “Dhe ai i cili i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ai ka fituar një fitore të madhe”[1], transmeton nga Ebu Abdullah[2] se ka thënë: “Dhe ai i cili i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij (për sa i përket udhëheqësisë së Aliut dhe Imamave pas tij), ai ka fituar një fitore të madhe”, tha kështu ka zbritur”, d.m.th me shtojcën të cilën e kemi vendosur mes kllapave.

 

2.Thotë El-A’jjashi në tefsirin e tij[3] duke e transmetuar me zinxhir të tij transmetuesish se:

تفسير العياشي

“Një natë prej netëve doli Abdullah bin A’mr bin El-Aa’s nga shtëpia e Uthmanit dhe e takoi emirin e besimtarëve (Aliun), të cilit i tha: Kemi planifikuar sonte diçka, shpresojmë që Allahu ta forcon këtë Ummet. Atëherë tha emiri i besimtarëve: Nuk ka mundësi që mos t’a dijë unë se çfarë keni planifikuar, keni shtrëmbëruar, ndryshuar dhe zëvendësuar 900 shkronja, treqind i keni shtrembëruar, treqind i keni ndryshuar dhe treqind i keni zëvendësuar “Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: “Ky është nga All-llahu…” deri në fund të ajetit “…është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë.”[4]

Nëse e shikojmë mirë këtë transmetim të rrejshëm dhe të trilluar të shia’ve do të vërrejmë disa kundërshtime të Kur’anit dhe Sunnetit, prej tyre: ofendimi i sahabeve, pretendimi se Aliu e din gajbin dhe pretendimi se Kur’an-in e kanë ndryshuar Sahabet, Allahu na ruajt nga devijimet e këtij sekti.

3.Thotë El-Mexhlisij në librin e tij të njohur “Mira’atul Ukul”[5]: “… ky transmetim është i saktë dhe duket qartë se ky transmetim dhe transmetime tjera të cilat flasin për mangësimin apo ndryshimin e Kur’anit se janë të sakta, bile tek unë transmetimet në këtë kontekst kanë aritur shkallën e mutevatir[6]…”

المجلسي- مرآة العقول

4.Thotë El-Kasanij në tefsirin e tij[7]: “Them: Përfitojmë nga të gjithë këto transmetime  dhe transmetimeve tjera të Ehli bejtit se Kur’ani i cili është sot në mesin tonë nuk është u plotë, siç i kishte zbritur Muhamedit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)…”

الصافي

5.Thotë El-Bahrani në librin e tij “Mesharik Esh-Shumuus”[8]: “Transmetimet nga Ehli bejti poashtu janë të shumta, mos them mutevatir, se Kur’ani të cilin e kemi para nesh sot, nuk është i plotë ashtu siç i ka zbritur Muhammedit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), bile ka prej tij që është në të kundërtën e asaj që ka zbritur, ka prej tij të shtrembëruara dhe ndryshuara dhe ka gjëra të cilat janë fshirë, siç është emri i Aliut në shumë vende…” dhe ka përmendur gjëra tjera të ngjashme të cilat nuk ka nevoj të përmenden për shkak të pavlerës së asaj që e ka thënë ky njeri.

مشارق الشموس- البحراني

6.Thotë El-Mufidi në “Evail el-Mekalat”[9]: “Them se transmetimet që na kanë ardhur nga Imamt janë të njohura, se Kur’ani është ndryshuar dhe çfarë kanë bërë në të disa zullumqarë, si fshirje apo mangësim …”

المفيد-أواءل المقالات

7.Homeini, imami  bashkëkohorë dhe “udhëheqësi shpirtëror” i këtij sekti të devijuar thotë: “Ky është një prej kuptimeve të shtrembërimit të cilat kanë ndodhur në Librat hyjnore dhe në Kur’an-in fisnik…”[10]

الخميني- القران باب معرفة الله

8.Et-Tabersi, i cili titullohet Shejh Et-Taifeh (dijetari i grupit-shia’ve) në librin e tij të njohur, të cilin e kishte shkruar mu për këtë qëllim, d.m.th pohimi se libri i Allahut është i shtrembëruar, ka përmendur 30 prej dijetarëve më eminent të shia’ve rafidha që kanë transmetuar këtë besim prej Imamave të vet.

Mos të zgjatej akoma ky artikull do të sillnim ende pjesë të shkëputura nga librat referencë të këtij grupacioni, prej të gjitha kohrave, mirëpo, shpresojmë se kjo mjafton dhe lusim Allahun që ta ruaj popullin tonë dhe të gjithë muslimanët prej sherrit të shia’ve dhe kurthave të tyre dhe duaja e jonë e fundit është: Hamdi i takon vetëm Allahut!

 

Përgatiti: Ali Ashani

 


[1] El-Ahzab:71.

[2] Me këtë kun’je kanë për qëllim nëpër transmetimet t tyre Ebu Abdullah Xha’fer Es-Sadik, i cili nuk ka të bëj asgjë me këta transmetime të shpikura për të.

[3] Tefsire El-A’jjashi fq.66.

[4] El-Bekare:79

[5] Mira’atul Ukul 12/121.

[6] Mutevatir është transmetimi të cilin e transmeton një grup prej një grupe tjetër, me ç’rast bëhet e pamundëshme gënjshtra gjatë trasnmetimit të ndonjë thënie apo ndodhie, ky është definicioni i mutevatir. Por kjo padyshim se nuk mundet të jetë për librat e shia’ve pasiqë esenca e librave të tyre bazohet në trillime dhe në trasmetimet e gënjeshtarëve shia’.

[7] Es-Safi 1/32.

[8] F.128.

[9] Fq.93

[10] El-Kur’anu babu mearifeti Allah fq.50.

Të tjera