Falënderimi i takon Allahut, kurse paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi Pejgamberin më të mirë, mbi shokët e tij të zgjedhur dhe fisnik, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e pasojnë rrugën dhe metodologjinë e këtij Pejgamberi deri në Ditën e Gjykimit.
Në këtë artikull me lejen e Allahut do t’i paraqesim disa referenca të besimit të shia’ve ithnej a’sheri rreth librit të fundit të Allahut, Kuranit. Mirëpo para se t’i sjellim pjesët e nxjerura prej librave bazë të fesë së tyre, do të përmendim besimin e muslimanëve rreth Kur’anit, që nga koha e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) deri në ditët tona, besim të cilin e ka çdo njeri që pretendon se është pasues i Pejgamberit, shokëve të tij dhe fesë së Allahut në përgjithësi. Tash do të sjellim disa pjesë të një artikulli të publikuar më herët në Rizgjimi.com, ku tregohet besimi dhe bindjet që i kanë muslimanët rreth Librit të Allahut, pastaj do ta përfundojmë përkujtimin rreth akides së muslimanëve në këtë çështje me disa fjalë të dijetarëve të muslimanëve.
“Kur’ani i Madhëruar është Libër i All-llahut dhe është shpallje e Tij të cilën ia ka zbritur robit të Tij, Muhamedit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) i cili është vula e të gjithë pejgamberëve i cili është krijesa më e mirë. Kur’ani është rruga e drejtë dhe është litari robit të Tij, Muhamedit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) i cili është vula e të gjithë pejgamberëve i cili është krijesa më e mirë. Kur’ani është rruga e drejtë dhe është litari i fortë All-llahut me të cilën All-llahu është i kënaqur që robërit e Tij të kapen për të.Njerëzit janë të urdhëruar që të kapen për këtë Libër dhe t’i prakitkojnë urdhërat e Tij dhe e ka bërë udhëzim për njerëzit dhe e ka bërë ndihmë për ata që kërkojnë ndihmë dhe e kabërë dritë për të ndriçuarit.
Kundër këtij Kur’ani kanë luftuar të padrejtit dhe kriminelët që nga momenti kur Kur’ani ka zbritur, dhe nga ana tjetër All-llahu e ka mbrojtur këtë Kur’an nga shtrembërimi dhe shtesa apo mangësimi. All-llahu ka caktuar që Kur’ani të jetë i mbrojtur dhe në çdo periudhë ka patur ndihmues dhe dijetarë që e kanë mësuar Kur’anin përmendësh dhe kanë shkruajtur libra që kanë të bëjnë me komentimin e ajeteve Kur’anore, derisa në këtë ditë na ka arritur Kur’ani me tekstin e njejtë ashtu siç i ka zbritur Muhamedit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem).
Janë munduar jobesmitarët dhe dyshuesit që të shtyjnë dyshime rreth Kur’anit, ndërsa vet historia është dëshmi i dështimit të tyre, pra Kur’ani ka mbetur, ndërsa ata janë zhdukur. Thotë All-llahu i Lartësuar: “Ne e kemi zbritur Kur’anin dhe Ne do ta ruajmë” (el Hixhr9).
Kur’ani është simbol i bashkimit të muslimanëve, të gjithë muslimanët në botë kudo qofshin e lexojnë këtë Kur’an pa marrë parasysh kombin, gjuhën dhe racën dhe gjithandej ne lindje dhe në perëndim shohim se si njerëzit kthehen te Kur’ani dhe shprehin interesim që të mësojnë dituritë të cilët burojnë prej tij.
Fjala “Kur’an” është emër me të cilin emërtohet fjala e All-llahut. Ebu Bekri është njeriu i parë i cili e mblodhi Kur’anin nëpër fleta dhe e emërtoi “Mus’haf”. Mus’haf don të thotë “gjë e cila gjindet në fleta” apo “tekst që është i shkruajtur nëpër fleta”.” (pjesë nga artikulli i titulluar “Çka është Kur’ani?” të përgatitur nga hoxhë Enis Arifi)
Thotë Ibn Hazmi: “Mendimi se në Kur’an ka ndryshim, është kufër i pastër dhe përgënjeshtrim ndaj Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)”[1]
Thotë El-Kadi Ijad: “Muslimanët janë të pajtimit se Kur’anin të cilin e lexojnë nëpër të gjitha pjesët e botës, i cili është shkruar në Mus’haf me duart e muslimanëve, i përmbledhur mes dy kopertinave, nga fillimi i “El-Fatiha-s” deri në fund të “En-Nas”, se është fjala e Allahut e shpallur Muhammedit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe se çdo gjë që është në të është e vërtetë. Ai që mangëson qëllimisht një shkronjë nga Libri apo zëvendëson një shkronjë me një tjetër apo shton qëllimisht një shkronjë e cila nuk është pjesë e Mus’hafit për të cilin ka konsenzus, ky person është kafir.”[2]
Thotë Ibn Kudame: “Nuk ka mospajtim në mesin e muslimanëve se ai i cili e mohon një sure apo ajet apo një fjalë, bile edhe një shkronjë të Kur’anit se është kafir.”
Këtë besim e kanë muslimanët, poashtu ne besojmë se me leximin e këtij libri afrohemi tek Allahu dhe ne besojmë se ky libër është i mbrojtur nga Allahu prej shtrembërimeve, siç na ka garantuar Allahu duke thënë: “Ne e kemi zbritur Kur’anin dhe Ne do ta ruajmë” (el-Hixhr:9), pra garancë prej Zotit të botërave se ky Libër është i mbrojtur në çdo aspekt. Andaj dijetarët Islam janë të pajtimit se ai cili pretendon se ky Libër ka mangësi, në qoftëse edhe një shkronjë, apo është shtuar diçka në të, këtë njeri ata e llogaritin mosbesimtarë, pasi që ka përgënjeshtruar dhe nuk ka besuar në garancën e Allahut se do ta ruaj këtë libër nga çdo lloj kërcënimi dhe shtrembërimi. Kështu besojnë të gjithë muslimanët, mirëpo të shohim se si bësojnë tjerët, gjejgësisht shia’t, të cilët pretendojnë se janë pasues të familjes së Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Andaj duke kërkuar udhëzim prej Allahut subhaneh themi:
Besimi i shia’ve se Kur’ani është i shtrembëruar është një çështje e cila është bërë ankth për ta, sa i përket thirrjes në fenë e tyre në mesin e shoqërive të muslimanëve. Edhe pse ata tash më janë duke u munduar ta fshehin këtë esencë të fesë së tyre gjat fazës së parë të thirrjes së tyre në fenë shi’ite dhe nuk e bëjnë ata këtë, përpos se ky besim u paraqet pengesë në thirrjen e muslimanëve në shi’izëm dhe në iranizëm, mirëpo ky distancim i tyre është kohëshkurtër dhe nuk vlen përpos se në fazat e para të përhapjes së tyre në vende ku shumica e njerëzve janë musliman. Metodat e distancimit të tyre nga kjo esencë e besimit të tyre janë të ndryshme, herë me gënjeshtra, herë me mashtrim, herë me tekijje dhe herë me sulm ndaj Ehlu Sunnetit, gjoja se Ehlu Sunneti janë ata që e kanë këtë besim, siç thonë popullata: “Sulmo para se të të sulmojnë”, mirëpo asnjëra nga këto metodat nuk është efektive, pasi që ky besim i tyre është prej gjërave bazë dhe të domosdoshme të Akides së rafidhave.
- Shkaqet e këtij besimi te shia’t ithnej a’sherije:
- Prej shkaqeve më të mëdha të këtij besimi dhe kësaj bindje te shia’t është se në Kur’an në asnjë vend nuk përmendet qartë një shtyllë, bile shtylla kryesore e fesë së tyre, Imameti.
- Përmendja me të mirë dhe lëvdatat që ua bën Kur’ani shokëve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), të cilët sipas pretendimit të shia’ve janë armiq të Imamit, Aliut, andaj sipas tyre si ka mundësi të përmendet Aliu dhe armiqtë e tij më të mëdhenj, me të mirë në të njejtën kohë?!
- Pasi që Kur’anin e kishin përmbledhur Sahabet, sidomos Ebu Bekri dhe Uthmani, të cilët kishin dalur nga feja sipasi rafidhave, si ka mundësi që këta njerëz të prishur të jenë në krye të përmbledhjes së Librit të Allahut, të cilët nuk ia dëshirojnë Umetit vetëm se të keqen dhe shkatërrimin, sipas pretendimit të tyre të kotë dhe pabazë.
Këto janë shkaqet të cilat e bënën këtë sekt të devijuar ta kenë këtë bindje të kotë për Librin e Allahut.[3]
Pjesa e dytë e artikullit vazhdon me: “Besimi i shi’ave rafidha ndërtohet mbi bindjen se Kur’ani është i mangët dhe i shtrembëruar”, ku me lejen e Allahut do të paraqiten pjesë nga librat kryesorë te shia’ve, të cilët libra dëshmojnë për këtë esencë të fesë shi’ite.
Përgatiti: Ali Ashani