Falënderimi i takon Allahut, kurse paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi Pejgamberin më të mirë, mbi shokët e tij të zgjedhur dhe fisnik, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e pasojnë rrugën dhe metodologjinë e këtij Pejgamberi deri në Ditën e Gjykimit.
Pasi që ky grup i devijuar nuk kanë respektuar asgjë që meriton respektin e një besimtari, bile prej shpifjeve dhe mallkimeve të tyre nuk kanë shpëtuar as Nënat e besimtarëve, e shohim të arsyeshme se duhet të paraqitet realiteti ashtu siç është, pasi që këta njerëz janë si ujku i veshur me lëkurë të deles, i thërasin njerëzit në fenë e Allahut duke u mveshur me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, mirëpo kjo fazë është shumë e shkurtë, pasiqë përpos dashurisë së rrejshme ndaj Ehli Bejtit shfaqin një gjë që sipas tyre është domosdoshmëri e kësaj dashurie, ajo është urrejtja ndaj Sahabeve dhe bashkëshorteve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), mirëpo siç thash kjo bëhet hap pas hapi.
Pasi që në artikujt për këtë sekt kemi shtjelluar disa prej veçorive te shia’ve me të cilat ata veçohen prej Ehlu Sunnetit, me lejen e Allahut këtë herë do të përmendim një gjë e cila ka lidhje me artikujt e kaluar, mirëpo në këtë artikull do të flasim rreth kësaj çështje në mënyrë më specifike dhe në mënyrë me detaje.
Nënat e Besimtarëve
Pozita dhe vlera e këtyre grave është gjë e njohur për çdo besimtar i cili e don të Dërguarin e Allahut dhe nuk e mohon këtë përpos njeri hipokrit dhe ziliqar. Mjafton nder dhe krenari për keto gra që Allahu i bëri bashkëshorte të njeriut më të mirë që e dërgoi Allahu të gjithë njerëzisë, gjë e cila është veçori vetëm e këtyre grave të zgjedhura, gra të mira, të devotshme, të bindura ndaj urdhërit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Thotë Allahu duke dëshmuar për mirësinë e këtyre grave:
وَالطَّيِّبَاتُ لِلطَّيِّبِينَ وَالطَّيِّبُونَ لِلطَّيِّبَاتِ أُوْلَئِكَ مُبَرَّؤُونَ مِمَّا يَقُولُونَ لَهُم مَّغْفِرَةٌ وَرِزْقٌ كَرِيمٌ)) النور : 26))
“…ndërsa të mirat (ndershmet) janë për të mirit (ndershmit) edhe të mirët janë për të mirat. Ata janë të pafajshëm nga ajo që u thohet (që shpifet) atyre. Ata kanë falje të madhe dhe furnizimtë begatshëm.” (En-Nur 26), thotë Ibn Kethiri në tefsirin e këtij ajeti: “Nuk ka mundësi që Allahu ta bën Aishen bashkëshorte të Pëjgamberit, përpos se ajo është e mirë (ndershme), sepse Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është më i miri prej të gjithë të mirëve dhe në qoftë se e ishte ajo e keqe nuk do të ishte adekuate për të…” thotë poashtu Allahu:
(( يَا نِسَاء النَّبِيِّ لَسْتُنَّ كَأَحَدٍ مِّنَ النِّسَاء إِنِ اتَّقَيْتُنَّ فَلَا تَخْضَعْنَ بِالْقَوْلِ فَيَطْمَعَ الَّذِي فِي قَلْبِهِ مَرَضٌ وَقُلْنَ قَوْلاً مَّعْرُوفاً o وَقَرْنَ فِي بُيُوتِكُنَّ وَلَا تَبَرَّجْنَ تَبَرُّجَ الْجَاهِلِيَّةِ الْأُولَى وَأَقِمْنَ الصَّلَاةَ وَآتِينَ الزَّكَاةَ وَأَطِعْنَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ إِنَّمَا يُرِيدُ اللَّهُ لِيُذْهِبَ عَنكُمُ الرِّجْسَ أَهْلَ الْبَيْتِ وَيُطَهِّرَكُمْ تَطْهِيراً)) [الأحزاب 32 : 33]
“O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura. Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, falnie namazin, jepnie zekatin dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij. All-llahu, me të vërtetë, dëshiron që nga ju – o, familja e Profetit – të largojë mëkatet dhe tju pastrojë plotësisht.” (El-Ahzab:32,33). Kuptojmë prej ajetit më lartë disa gjëra, prej tyre se Allahu i ka veçuar këto gra dhe i ka bërë të jenë shoqërueset më te afërta të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), poashtu kuptojmë një gjë tjetër shumë të rëndësishmë të cilën shia’t e mohojnë me inat dhe zili, kjo është se Allahu ka përmendur në ajetin e parë të El-Ahzab, d.m.th ajetin 32, ka përmendur gratë e Pejgamberit, kurse në ajetin ne vijim i ka përmendur me emër tjetër, i ka quajtur Ehlu Bejt, familja e Pejgamberit, sepse ajetet që janë përmendur flasin për këto gra, andaj si është e mundshme të themi ashtu siç thojnë shia’t rafidha, se gratë e Pejgamberit nuk janë pjesë e Ehlu Bejtit.
Vëllezër dhe motra, nuk jemi këtu që t’i përmendim vecoritë dhe pozitën e këtyre grave në detaje, sepse kjo gjë është e ditur për çdo njeri që beson Allahun, mjafton argument për ne, për pozitën e këtyre grave, se Allahu i ka quajtur Nëna të besimtarëve, thotë Allahu:
((وَأَزْوَاجُهُ أُمَّهَاتُهُمْ)), “…dhe bashkëshortet e tija janë nënat e tyre”, thotë Ibn Kethiri në tefsirin e këtij ajeti: “D.m.th janë nënat e tyre në aspekt të ndalesës së martesës, respektit, nderimit dhe madhërimit, jo se lejohet vetmimi me ato…”. Poashtu mjafton për ne ta dijmë këtë hadith të cilin na e transmeton Buhariu dhe Muslimi nga sahabiu i ndershëm, Amr ibn El-A’as: E pyeta të Dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), cili është njeriu më i dashur tek ti? Tha: “Aishja…”[1]. Është e çuditshme se si njeriu më i dashur te Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është bërë prej njerëzve më të urrejtur te një sekt prej sekteve të cilët i përshkruhen fesë se këtij Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Ky sekt ka qëndrim të veçantë ndaj Sahabeve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe bashkëshorteve të tija, sidomos ndaj Aishes dhe Hafsas (radijAllahu anhuma), përshkak se këta të dyja janë bijat e Ebu Bekrit dhe Umerit (radijAllahu anhuma). Lusim Allahun në këto çastë të ditës së Xhuma që të na jep sukses dhe të na bashkon me Sahabet dhe Familjen e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në Xhennetet e Tij. Amin.
Andaj këtu do të sjellim disa citate nga librat e tyre referencë për besimin e tyre rreth bashkëshorteve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).
1- Pretendimi i Shia’ve se gratë e Pejgamberit janë shkurorëzuar në mënyrë automatike pas vdekjes së Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), mirëpo Allahu ua kishte ndaluar të martohen pas tij me dikënd tjetër. Këtë pretendim ia kanë përshkruar imamit të tyre të dymbëdhjetë, Muhammed El-Askerij-ut, Ibn Rustum Et-Taberij dhe Ibn Babevejh El-Kumij Es-Saduk[2].
2- Cilësimi i bashkëshorteve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si robëresha, këtë e bëjnë shumë prej dijetarëve bashkëkohorë të shia’ve, të cilët në prezencë të muslimanëve injorant flasin për bashkim, mospërçarje dhe vëllazërim mes shia’ve dhe Ehlu Sunnetit, mirëpo kur janë me publikun e vetë e shprehin një pjesë të asaj që e kanë në zemrat e tyre, p.sh Murteda El-A’skerij, dijetarë bashkëkohorë i shia’ve e quan Aishen (radijAllahu anha) robëreshë prej robëreshave[3] të Pejgamberit, d.m.th gratë e tija i quan robëresha të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).
3- Thotë En-Nebatij, një prej dijetarëve shia’ për Hafsa (radijAllahu a’nha): “Thotë Es-Sadik (a.s): Ka bërë (Hafsa) kufër kur ka thënë: “Kush të ka lajmëruar ty për këtë?!”[4]… në një transmetim: “I Dërguari i tregoi Hafsas në sekret se i ati saj dhe Ebu Bekri do ta kenë udhëheqësinë, mirëpo ajo ia tregoi lajmin Aishes, kurse Aishja ia tregoi të atit të saj, kurse ai shokut të vet (Umerit), andaj u mblodhën (Hafsa dhe Aisha) që ta përshpejtojnë këtë çështjë duke e helmuar të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Mirëpo, pasiqë Allahu e lajmëroi për veprën e tyre, vendosi që t’i mbyt por ato u betuan se nuk e kanë bërë këtë vepër, andaj Allahu zbriti: “O ju mosbesimtarë mos kërkoni arsyetim, ju vetëm shpërbleheni sipas asaj që keni punuar”[5], fund i citatit.[6]
Për këtë shkak nuk është për tu habitur me shia’t për besimet që i kanë dhe pse i urrejnë sahabet, sepse ashtu duhet të mendoj një grup njerëzish të cilët janë të bindur se Sahabet janë munduar ta helmojnë Pejgamberin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), por problemi është se këto transmetime janë trilluar për të qenë argument për devijimet e tyre, jo se transmetimet kanë ekzistuar dhe gjërat kanë ndodhur, andaj si pasojë e kësaj ata kështu kanë besuar. Për këtë kanë thënë dijetarët: Çdo sekt i devijuar, në fillim kanë besuar dhe kanë krijuar bindje për diçka, pastaj janë munduar të argumentohen për validitetin e këtyre bindjeve me çdo mjet të mundshëm, bile edhe me shpifje dhe trillime.
Poashtu thotë ky i devijuar në të njejtin libër: “Thonë (Ehlu Sunneti): Allahu e ka spastruar Aishen me fjalën e Tij: “Ata janë të pafajshëm nga ajo që u thohet (që shpifet) atyre.”[7], ne themi: Kjo është shfajsim dhe spastrim i të Dërguarit nga zinaja, nuk është shfajsim dhe spastrim për Aishen dhe për këtë ka konsenzus mes dijetarëve të tefsirit.”[8]
4- Thotë autori i librit “El-Erbei’ine fi imameti el-eimeti et-tahiriine”: “Dhe prej gjërave të cilat janë argument i Imametit të dymbëdhjetë imamave tonë është se Aishja është mosbesimtare që meriton zjarrin, gjë e cila është domosdoshmëri e sektit tonë dhe bindjeve të dymbëdhjetë imamave tonë…”[9]
5- Thotë imami i tyre El-Mexhlisij er-rafidhij: “Ne distancohemi prej katër putave…Aishes dhe Hafsës… dhe ato janë krijesat më të këqija mbi fytyrën e tokës dhe nuk mund të plotësohet Imani i dikujt, përpos se me distancim prej tyre.”[10]
Këto janë disa citate prej librave të tyre, edhe pse ka shumë citime tjera nga Mexhlisiu dhe dijetarëve tjerë të rangut të tij, p.sh Mexhlisui akuzon Aishen dhe Hafsën për tradhëti të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)[11]. Pasha Allahun ai që ka në zemrën e tij një grimcë Imani e kupton se të gjitha këto shpifje e bëjnë Pejgamberin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si njeri dejjuth dhe frikacak, i cili është frikësuar prej një grupe të vogël njerëzish, pasha Allahun ata që në thirrjen e tyre mveshin dashuri ndaj familjes së Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), nuk e bëjnë këtë përpos se si fazë prej fazave të thirrjes së tyre të rrejshme, nuk ka hajr prej tyre që mallkojnë shokët dhe familjen e profetit të tyre, nuk ka hajr prej një populli i cili ka më shumë se një fytyrë në sjelljen e tyre me njerëzit.
Cili musliman, cili njeri pranon që dikush t’ia cilëson nënën e tij si robëreshë, t’ia cilëson nënën e tij si tradhtare e bashkëshortit, t’ia cilëson nënën e tij si mosbesimtare e cila meriton zjarrin e Xhehennemit, t’ia cilëson nënën e tij si put prej putave të arabve, pasha Allahun gratë e Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) janë më të vlefshme për ne se nënat tona, Aishja dhe Hafsa, janë më të vlefshme për ne se nënat tona që na kanë lindur.
Lusim Allahun që të na mbroj dhe ruaj nga çdo devijim në fe, lusim Atë që të na bën pasues të së vërtetës, të na bashkon në Xhennet me Pejgamberin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), Sahabet dhe familjen e tij dhe lutja jonë e fundit është: Hamdi i takon vetëm Allahut!
Përgatiti: Ali Ashani
[1] Buhariu dhe Muslimi (2384).
[2] Delail En-Nubuve (277), Ikmal Ed-Din (429-430) dhe Tefsir El-Kashanij (2/331).
[3] Hadith el-ifk, Murteda El-Askerij (17).
[4] El-Ahzab 33.
[5] Et-Tahrim 7.
[6] Es-Sirat el-mustekiim li mustehiki et-takdim (3/168).
[7] En-Nur 26.
[8] Es-Sirat el-mustekiim li mustehiki et-takdim (3/165).
[9] Fq.610.
[10] El-Hidaje, Es-Sadukk fq.110 dhe Hak el-Jekiin e Mexhlisiut fq.519.
[11] Bihar El-Envar (13/807).