Falënderimi i takon Allahut, kurse paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi Pejgamberin më të mirë, mbi shokët e tij të zgjedhur dhe fisnik, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e pasojnë rrugën dhe metodologjinë e këtij Pejgamberi deri në Ditën e Gjykimit.
Prej akides (besimit) të muslimanëve është dashuria ndaj sahabeve (shokëve) të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), sepse dashuria ndaj tyre është obligim prej Allahut dhe prej të Dërguarit të Tij, andaj Allahu e ka përmendur këtë grup njerëzish me llojlloj lëvdata në shumë vende të Librit të Tij. Thotë Allahu:
(لَقَدْ رَضِيَ اللَّـهُ عَنِ المُؤْمِنِينَ إِذْ يُبَايِعُونَكَ تَحْتَ الشَّجَرَةِ فَعَلِمَ مَا فِي قُلُوبِهِمْ فَأَنْزَلَ السَّكِينَةَ عَلَيْهِمْ وَأَثَابَهُمْ فَتْحًا قَرِيبًا)
“Vërtetë, All-llahu qe i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e atij druri zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ç’kishin zemrat e tyre, andaj u dhuroi qetësimin dhe së shpejti i shpërbleu me një fitore (çlirimin e Hajberit).”[1] Allahu subhaneh ka dëshmuar çfarë ka në zemrat e këtyre burrave, andaj i shpërbleu me gjërat e përmendura në ajet. Poashtu thotë Allahu Fuqiplotë:
مُحَمَّدٌ رَسُولُ اللَّـهِ وَالَّذِينَ مَعَهُ أَشِدَّاءُ عَلَى الكُفَّارِ رُحَمَاءُ بَيْنَهُمْ تَرَاهُمْ رُكَّعًا سُجَّدًا يَبْتَغُونَ فَضْلاً مِنَ اللَّـهِ وَرِضْوَانًا سِيمَاهُمْ فِي وُجُوهِهِمْ مِنْ أَثَرِ السُّجُودِ ذَلِكَ مَثَلُهُمْ فِي التَّوْرَاةِ وَمَثَلُهُمْ فِي الإِنْجِيلِ كَزَرْعٍ أَخْرَجَ شَطْأَهُ فَآزَرَهُ فَاسْتَغْلَظَ فَاسْتَوَى عَلَى سُوقِهِ يُعْجِبُ الزُّرَّاعَ لِيَغِيظَ بِهِمُ الكُفَّارَ وَعَدَ اللَّـهُ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ مِنْهُمْ مَغْفِرَةً وَأَجْرًا عَظِيمًا
“Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh në ruku’u dhe duke rënë në sexhde, e kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshir dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi) Për t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.” [2] Ka thënë Imam Maliku: “Kush prej njerëzve ndjen mllef ndaj ndonjërit prej sahabeve, le ta din se është prej atyre që janë përmendur në këtë ajet.” Poashtu disa prej dijetarëve janë argumentuar me këtë ajet për kufrin e atyre që kanë mllef ndaj sahabeve të Pejgamberit. Thotë Allahu në një ajet tjetër të Librit të Tij:
لِلْفُقَرَاءِ المُهَاجِرِينَ الَّذِينَ أُخْرِجُوا مِنْ دِيَارِهِمْ وَأَمْوَالِهِمْ يَبْتَغُونَ فَضْلاً مِنَ اللَّـهِ وَرِضْوَانًا وَيَنْصُرُونَ اللَّـهَ وَرَسُولَهُ أُولَئِكَ هُمُ الصَّادِقُونَ وَالَّذِينَ تَبَوَّءُوا الدَّارَ وَالإِيمَانَ مِنْ قَبْلِهِمْ يُحِبُّونَ مَنْ هَاجَرَ إِلَيْهِمْ وَلاَ يَجِدُونَ فِي صُدُورِهِمْ حَاجَةً مِمَّا أُوتُوا وَيُؤْثِرُونَ عَلَى أَنْفُسِهِمْ وَلَوْ كَانَ بِهِمْ خَصَاصَةٌ وَمَنْ يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُولَئِكَ هُمُ المُفْلِحُونَ وَالَّذِينَ جَاءُوا مِنْ بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالإِيمَانِ وَلاَ تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلاًّ لِلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ
“(prona) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirasinë dhe kënaqësinë e All-llahut, dhe që ndihmojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit. Edhe ata që përgatitën vendin (Medinën) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin te ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë gjë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar.”[3] Subhanallah çfarë përshkrimi i muhaxhirëve dhe ensarëve nga Allahu subhaneh. Nëse meditojmë rreth ajeteve të përmendura do të dalim me disa përfundime:
1- Allahu është i kënaqur me të gjithë sahabet që morrën pjesë në zotimin e Riduanit.
2- Allahu e din pastërtinë e zemrave të tyre dhe nuk ka mundësi që Allahu ta lëvdon dikënd dhe zemrën e tij dhe pastaj ky njeri të devijon dhe del nga feja.
3- Ata janë të vrazhdë ndaj jobesimtarëve të mëshirshëm njëri ndaj tjetrit.
4- Prezenca e sahabeve ua shton mosbesimtarëve mllefin.
5- Janë të sinqertë.
6- Nuk ndiejnë zili apo urrejte ndaj njëri tjetrit.
Subhanallah, te cilët njerëz bashkohen të gjithë këta cilësi përpos se te kjo gjeneratë e artë, Allahu qoftë i kënaqur me ta.
Kurse hadithet e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) të cilat flasin për veçoritë e sahabeve janë të shumta, prej tyre hadithi të cilin e transmeton Ibn Mesu’di nga i Dërguari i Allahut se ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë gjenerata ime, pastaj ata të cilët vijnë pas tyre, pastaj ata të cilët vijnë pas tyre”.[4] Kush dëshiron që të din rreth veçorive të kësaj gjenerate, mundet që të pasurohet me këtë dituri në çfardo lloj libri me hadithe, siç janë Sahih El-Buhari, Sahih Muslim apo në ndonjë libër tjetër të haditheve apo akides që është përkthyer në gjuhën tonë, kjo sepse dijetarët e vjetër çdoherë kanë veçuar nga një kapitull nëpër librat e tyre i cili flet për veçoritë e sahabeve.
Pra besimi i Ehli Sunnetit bazohet në Kur’an dhe Sunnet, në kuptimin e gjeneratave të para në krye të së cilës janë sahabet e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), gjë që neve Ehlu Sunnetin na bën krenarë, thotë Imam Tahaviu (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij të njohur, Akidja e Tahaviut, kur flet për akiden e muslimanëve sa i përket çështjes së sahabeve: “I duam sahabet e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), nuk jemi neglizhent në dashurinë ndaj ndonjërit prej tyre dhe nuk distancohemi prej asnjërit prej tyre. E urrejmë atë që i urren (sahabet) dhe me padrejtësi i përmend dhe nuk i përmendim përpos se me të mirë. Dashuria ndaj tyrë është Iman dhe Ihsan, kurse urrejtja ndaj tyre është kufr, nifak (dyftyrësi) dhe tejkalim i kufijve.” (Akidja e Tahaviut). Muslimanët besojnë se njeriu më i mirë pas pejgamberëve është shoku i ngushtë i Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), Ebu Bekri, pastaj Umeri, pastaj Uthmani, pastaj Aliu, pastaj pjesa tjetër e dhjetë të përgëzuarve me Xhennet dhe kështu me radhë. Ky është besimi i Ehli Sunnetit dhe muslimanëve për shokët e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe në fund themi siç ka thënë Allahu për pasuesit e tyre të mirë:
(وَالَّذِينَ جَاءُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَءُوفٌ رَّحِيمٌ)
“Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: “Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!”[5]
Kështu besojnë muslimanët, mirëpo si besojnë shi’at?! Si besojnë ata të cilët prj esencave të fesë së tyre e kanë sharjen, ofendimin dhe mallkimin e kësaj gjenerate të artë?
Ata besojnë se udhëheqësia pas Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i takon Aliut (Allahut qoftë i kënaqur me të ), andaj ai që është bërë halife, Ebu Bekri, ka dalur nga feja dhe me të ka dalur nga feja secili i cili ia ka dhënë zotimin se e pranon Ebu Bekrin si halife.
Ky besim, d.m.th se Aliu (Allahut qoftë i kënaqur me të ) ka qenë i porositur të jetë halife pas Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është besim i rafidha-ve ithna a’sherije, të cilët sot e përfaqësojnë medhhebin e shi’ave nëpër botë, këta shi’a-rafidha janë shi’at e Iranit, Irakut, Libanit, Jemenit, nëpër disa vende në gadishullin Arabik etj.
Këtu do të përmendim disa texte të librave referencë të tyre, për shkak se disa prej shi’ave mundohen ta mohojnë këtë fakt ekzistues nëpër librat e tyre.
1- Njerëzit pas vdekjes së Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kanë dalur nga feja
Thotë autori i librit ” Tefsir el-Gajjashi”: “148: Nga Hannan ibn Sedir nga i ati i tij nga Ebu Xhea’fer se ka thënë: “Njerëzit ishin njerëz të ridde-s[6] pas Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), përpos tre prej tyre.” Thash: Kush janë këta tre? Tha: “El-Mikdad-i, Ebu Dherri dhe Selman El-Farisi”.[7]
Sipas rafidhave këta janë tre sahabe, pëpos famijles së Pejgamberit të cilët kanë qenë musliman pas vdekjes së Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). ku janë 100 mijë sahabe tjerë?! Ku janë pjesmarrësit në Bedr dhe Uhud, ku janë dhjetë të përgëzuarit me Xhennet?! Te rafidhat të gjithë këta janë bërë jobesimtarë pas vdekjes së Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Ka përmendur El-Kulejni në librin e tij të njohur “Usul el-Kafi” nga Ebu Abdullahu se fjala e Allahut:”Ata, të cilët pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë, e pastaj e shtuan mosbesimin…”[8] ka për qëllim Ebu Bekrin, Umerin dhe Uthmanin (Allahu qoftë i kënaqur me ta).[9]
2- Populli i Iranit është më i mirë se populli i Hixhazit[10] në kohën e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)
Kjo dëshmi është një prej gjërave më të çuditshmë të shi’ave, por njëkohsisht është edhe argument se këta njerëz, nuk kanë aspak respekt për shokët e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Ky mosrespekt i sahabeve është poashtu mosrespekt i Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), Allahu na ruajt. Thotë ky rafidhi:
“Krenari për popullin e Iranit musliman
Unë pretendoj me gjith guximin tim se banorët i Iranit me milionat e vet në kohën tonë, janë më të mirë se populli i Hixhazit në kohën e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)…”
Populli Iranian, sot në kohën tonë sipas këtij shi’iu është më i mirë se ata që e kanë shoqëruar Pejgamberin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), andaj prej gjërave më të lehta dhe më të përhapura tëk shi’at është sharja, mallkimi dhe ofendimi i sahabeve.
3- Mallkim ndaj Ebu Bekrit dhe Umerit
Thotë autori i librit “El-irtika’a ila El-Husejn”, në të cilin ai flet për llojet e vizitave të varezave, për disa lutje të shi’ave dhe gjëra të ngjashme me këta: “Pastaj thuaj: O Allah veçoje me mallkimin tim zullumqarin e parë (Ebu Bekrin), më të filloj, pastaj mallkoje të dytin, të tretin, të katërtin. O Allah mallkoje së pesti Jezidin, mallkoje Ubejdullah ibn Zijad…”[11]
Çudi për këtë fe, e cila bazohet në mallkimin e tjerëve dhe të vajtuarit për të kaluarën e largët, lusim Allahun të na udhëzon neve dhe të gjithë ata që e dojnë udhëzimin e Allahut.
4- Dua’ja e dy putave të Kurejshëve
Me fjalën “Dy putat e Kureshjëve” shi’at kanë për qëllim Ebu Bekrin dhe Umerin (Allahu qoftë i kënaqur me ta), d.m.th kjo dua’ është lutje kundër dy armiqëve më të mëdhej të shi’ave Ebu Bekrit dhe Umerit. E përmendim këtë devijim të tyre këtu, përshkak të popularitetit të kësaj lutje të devijuar te ky sekt i devijuar. Fillon pjesa e parë e këtij devijimi, me fjalët e rafidhi-ut:”O Allah mallkoi dy putat, dy xhibtat, dy tagutat dhe dy gënjeshtrat e kurejshëve, mallkoi edhe dy bijat e tyre (Aishen dhe Hafsën)…” deri në fund të kësaj dua’jë të këtij sekti të devijuar.
5- Vdekja e Umerit, festë për shi’at
Ka përmendur autori i librit “Es-Sirat el-Mustekim ila mustehiki et-takdim” se imami i tyre El-Askeri e ka bërë vdekjen e Umerit (Allahut qoftë i kënaqur me të ) festë[12] (bajram), kurse dihet nga dini i Allahut se të drejtën e vendosjes së festave në fenë e Allahut e ka vetëm Ai subhaneh.
Lista vazhdon edhe më shumë mirëpo edhe me kaq ky tekst është i gjatë, andaj mendojmë se me këto referenca të marura nga librat e shi’ave u bë e qartë akidja e tyre rreth sahabeve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Këto janë ata të cilët pretendojnë se e respektojnë dhe mbrojnë botën Islame. Si mundet dikush të më respekton mua dhe në të njetën kohë t’i mallkon gjyshërit e mi, t’i mallkon ata prej të cilëve unë e kam marrur fenë time, fe me të cilën unë adhuroj Allahun tim subhaneh. E din Allahu dhe njerëzit e mençur se qëllimi i tyre nga kjo akide e devijuar është akuzimi i transmetuesve të fesë, me qëllim që në fund të akuzohet feja të cilën ata e kanë transmetuar nga i dashuri i jonë, Muhammedi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).
Lusim Allahun që të na mbroj nga e keqja dhe devijimet e këtij sekti, të na udhëzon në rrugë të drejtë dhe dua’ja jonë e fundit është: Hamdi i takon vetëm Allahut.
Përgatiti: Ali Ashani
[1] El-Fet’h 48:18
[2] El-Fet’h 48:29
[3] El-Hashr 59:8-9
[4] Buhariu (2509) dhe Muslimi (2533).
[5] El-Hashr 59:10.
[6] Ridde: është dalja nga Islami pasi që njeriu ka qenë muliman. Sh.P.
[7] “Tefsir el-Gajjashi” fq.233.
[8] Aal I’mran 3:90.
[9] “Usul el-Kafi” 1/420.
[10] HIxhaz: quhet rajoni i cili është rreth Mekkes dhe Medines në përgjithësi. Sh.P.
[11] “El-irtika’a ila El-Husejn” fq.14.
[12] Es-Sirat el-Mustekim ila mustehiki et-takdim” 3/39.