Allahun e falënderojmë dhe selamet dhe salavatet tona qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhammedin, mbi shokët e tij, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit.
Në materialet e përgatitura nga stafi i Rizgjimi.com për disa grupacione, kemi lënë pa përmendur diçka nga detajet e besimeve më të spikatura të shia’ve, kështuqë të ketë mundësi të përgatitet nga një artikull të shkurtër për secilin besim nga këto besime të devijuara.
Prej gjërave të ditura gjatë studimit të ndonjë grupi prej grupacioneve të devijuar, është se mendimet e tyre të devijuara duhet marur nga referencat e njohura të tyre, gjegjësisht nga librat bazë të tyre. Kjo ngase, nëse ne pretendojmë diçka për dikënd, nuk meret pretendimi ynë si i saktë derisa ta argumentojmë këtë pretendim me diçka bindëse dhe a ka diçka më bindëse se të argumentohesh kundër dikujt me fjalët apo veprat e tija personale?! Andaj e kemi parë të arsyeshme që kur të flasim për këtë grupacion, shia’t, t’i përmendim besimet e tyre duke u argumentuar me citate na librat bazë të shi’ave.
Është e njohur te të gjithë muslimanët se vendi më i dashur tek Allahu është Mekkja, vend të cilin e ka zgjedhur Allahu të jetë vendi i xhamisë së parë, Ka’be-s, vend të cilin Allahu e ka zgjedhur të jetë vendlindja e njeriut më të mirë që ka ecur ndonjëher nëpër këtë tokë, vendlindja e Muhhammedit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), do t’i përmendim shkurtimisht disa argument të Sheria’t-it të cilat e mbështësin mendimin e të gjithë muslimanëve, argumente të cilat kanë të bëjnë më së shumti me Ka’be-n. Thotë Allahu:
{ إن أول بيت وضع للناس للذي ببكة مباركا وهدى للعالمين فيه آيات بينات مقام إبراهيم ومن دخله كان آمنا }
“Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin. Aty ka shenja të qarta: Mekami i Ibrahimit, dhe kush hyn në te, ai është i sigurt.”[1] Dhe thotë Allahu:
{ وإذ جعلنا البيت مثابة للناس وأمنا واتخذوا من مقام إبراهيم مصلى }
“Dhe kur shtëpinë (Ka’ben) e bëmë vendkthimi dhe vendsigurie për njerëzit, (u thamë): Mekami Ibrahimin bëjeni për vend për tu falur!”[2]
Thotë Allahu duke e treguar lutjen e Ibrahimit (alejhi es-selam) për këtë qytet:
{ وإذ قال إبراهيم رب اجعل هذا بلدا آمنا وارزق أهله من الثمرات من آمن منهم بالله واليوم الآخر قال ومن كفر فأمتعه قليلا ثم} اضطره إلى عذاب النار وبئس المصير
“Dhe kur Ibrahimi tha: “Zoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoi me lloje të frutave”! Ai (All-llahu) tha: “(E furnizoj) Edhe atij që nuk besoi do t’ia mundësoj shfrytëzimin e frutave për një kohë të shkurtër, e pastaj do ta shtyejë në dënimin e zjarrit, e sa përfundim i shëmtuar është ai“.[3]
Allahu ia ka obliguar çdo muslimani që ka mundësi (fizike dhe ekonomike) ta viziton këtë qytet në kohë të caktuar, një herë në jetë, thotë Allahu:
{ ولله على الناس حج البيت من استطاع إليه سبيلا ومن كفر فإن الله غني عن العالمين }
“Për hir të All-llahut, vizita e shtëpisë (Ka’bes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush bën kufër; All-llahu nuk është i nevojshëm për njerëzit.”[4]
Prej veçorive të saja është se Allahu e ka mbrojtur nga Dexh-xhali, thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) në hadithin të cilin e transmeton Enes bin Malik: “Nuk ka vend në të cilin nuk do të hyn në të Dexh-xhali, përpos Mekkes dhe Medines…”[5], dhe shumë veçori tjera të cilat nuk ka nevojë t’i përmendim për shkak që ta mbështesim mendimin e lartëpërmendur të muslimanëve.
Nga ana e kundërt e kësaj që përmendëm, janë shia’t (ithna a’asherije) të cilët kanë dilema rreth kësaj çështje, bile të sinqertit prej tyre haptaz tregojnë mendimet e dijetarëve të tyre, të cilët janë referencë e këtij grupacioni. Andaj kemi zgjedhur disa tekste nga librat e tyre që ta tregojmë devijimin e këtij grupacioni në këtë çështje:
1- Thotë Xhafer ibn Muhammed ibn Kalevejh el-Kummij në librin e tij: Kamil ez-Zijarat[6]:
Thotë ibn Ebi Jea’fur, e kam ndëgjuar Ebu Abdullah[7] duke i thënë njërit prej njerëzve të vet: “O filan a e viziton varrin e Ebu Abdullah El-Husejn ibn Alij (Allahu qoftë i kënaqur me to)?” Tha: Po, e vizitoj çdo tri vjetë njiher. Atëherë i zverdhur (Ebu Abdullahu) tha: “Pasha Allahun ta kishe vizituar është më mirë për ty se kjo (gjendje) në të cilën je momentalisht.” Atëherë njeriu tha: E gjithë kjo mirësi? Tha (Ebu Abdullahu): “Po pasha Allahun, po tju kisha treguar për mirësitë e vizitës së tij dhe për veçoritë e varrit të tij, do ta kishit lënë haxhin krejt dhe asnjëri prej jush nuk do të bënte haxh, mjerë për ty, a nuk e din se Allahu e ka bërë Kerbelanë harem para se me e bërë Mekken harem?!”[8]
Kjo është dëshmi nga një prej librave referencë të shia’ve dhe që është shkruar në shekullin e 4 hixhrij për pozitën që e ka varri i Husejnit tek adhuruesit e tij.
2- Thotë dijetaru i njohur shi’ij Muhammed Bakir el-Mexhlisij në librin e tij të njohur Bihar el-Envar:
((Kapitulli i vizitës së tij (Husejni) ditën e A’refatit ose në bajrame))
Thotë Ebu Abdullah[9]: “Kushdo që vjen ditën e A’refatit te varri i Husejnit duke e ditur vlerën e tij, i shkruhen atij një mijë haxhe dhe një mijë u’mre të pranuara dhe i shkruhen (se ka luftuar) një mijë beteja përkraj një pejgamberi të dërguar apo përkrah një udhëheqësi të drejtë.” Pastaj thotë transmetuesi: I thash: Si mundet të ndodhë kjo? Pastaj më shikoi pak si i hidhëruar dhe tha: “Me të vërtetë kur besimtari shkon te varri i Husejnit ditën e Arefatit, pasi që është larë në Eufrat dhe është drejtuar kah ai, Allahu ia shkruan për çdo hap një haxh të plotë me gjithë ritet e tij…”[10]
Pastaj autori i librit të lartëpërmendur përmend një transmetim ende më të çuditshëm, ku thotë Ebu Abdullah: “Allahu fillon ti shikojë vizitorët e varrit të Husejnit ditën e Arefatit”, i thanë: Para se t’i shikoj haxhilerët në Arafat?! Tha: “PO”, i thanë: Si ka mundësi kjo?! Tha: “Për shkak se te haxhilerët ka bijë të zinas, kurse te këta nuk ka.”[11]
Kështu këta të devijuar i japin përparsi Kerbela-së para Mekkes dhe Ka’bes, mos të flasim më për Medinen, qytetin e Pejgamberit dhe u japin përparsi njerëzve në Kerbela ndaj atyre që kryejn një prej shtyllve të fesë, haxhin, në vendin më të dashur tek Allahu dhe tek të gjithë besimtarët.
Lusim Allahun që të na merr shpritrat duke qenë musliman, të na takon në Xhennet me profetët dhe të gjithë njerëzit e mirë dhe lutja jonë e fundit është: Elhamdu lilahi rabb el-a’lemiin.
Përgatiti: Ali Ashani
[1] Aal Imran:96,97.
[2] El-Bekare:125.
[3] El-Bekare:126.
[4] Aal Imran 97.
[5] Buhari dhe Muslim.
[6] Kemi përdorur skenime nga librat e përmendur që të mos thotë dikush se këta gjëra i mvishen këtij grupacioni pa hakk.
[7] Me këtë kun’je kanë për qëllim nëpër transmetimet e tyre Ebu Abdullah Xha’fer Es-Sadik, i cili nuk ka të bëj asgjë me këta transmetime të shpikura për të.
[8] Kamil ez-Zijarat:449.
[9] Xha’fer Es-Sadik.
[10] Bihar el-Envar:13.
[11] Referenca e kaluar.