Shi’at – Raafidhat

by Uniteti-Admin

Allahun e falënderojmë dhe selamet dhe salavatet tona qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhammedin, mbi shokët e tij, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit.

Njohja e grupacioneve që kanë devijuar nga rruga e drejtë e bën njeriun ta falënderon Allahun për udhëzimin që ia ka dhënë, andaj ne si musliman e lusim Allahun në çdo rekat të namazit tonë që të na udhëzon në rrugë të drejtë dhe të na largon nga çdo devijim që e hidhëron Allahun.

Prej sekteve më të njohura dhe më të përhapura sot në mesin e sekteve që i përshkruhen Islamit janë Shi’at ose Raafidhat, sekt i cili çdoherë ka qenë në konfrontim me metodologjinë e muslimanëve. Materiali i përkthyer më poshtë nuk është pëpos se një njohuri minimale që duhet ta dijë muslimani rreth këtij grupacioni.

Para se të fillojmë me tekstin duhet sqaruar disa thënie dhe gjëra që lexuesi sa ma lehtë ta kuptojë tekstin:

–          “Raafidha”- kështu quhen Shi’at për shkak të raafdh-it – refuzimit që ia kanë bërë Zejd ibn Ali ibn Husejn, kur ky lëvdoi Ebu Bekrin edhe Omerin.

–          “Kufër” – besim, thënie apo vepër që e nxjerr njeriun nga feja.

–          “Tekfir” – cilësim i dikujt me kufër, qoftë i saktë ose i gabuar(ky cilësim), d.m.th pretendimi se dikush ka dalur nga feja e Allahut.

–          “Ruxh’a” – kjo fjalë d.t.th “kthim” në gjuhën shqipe, por qëllimi i këtij kthimi është kthimi i imamit të dymbëdhjetë të shi’ave, Muhammed ibn Hasen el-Askerij para Ditës së Gjykimit, për t’ua marrë hakkun të padrejtëve dhe ta mbush tokën me drejtësi, sipas pretendimit të tyre.

–          “I’sme” – “mea’sum-i” është i mbrojtur nga gjynahet, qofshin të mëdha apo të vogla dhe nga çdo gabim tjetër qoftë në thënie osë në vepra.

–          “Nifak” – dyfytyrësi, mirëpo në këtë tekst ka të bëj me çështje të mëdha fetare.

(Shënim i përkthyesit)

 

Etapat e zhvillimit të shi’izmit:

Shi’izmi ka kaluar nëpët disa etapa:

1-      Fillimi i shi’izmit ka qenë vetëm shprehje dashurie dhe simpati ndaj Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të) dhe familjes së Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) duke mos i mangësuar vëllezërit e tij, shokët e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).

2-      Pastaj shi’izmi ka evoluar në raafdh, që d.t.th: ekztremizëm në dashurinë ndaj Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të) dhe ndaj disa pjesëtarëve të familjes së Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), duke i mangësuar sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me to) dhe duke i bërë tekfir, besim i përzier me besime të tjera joislame siç janë: Tekkijje, Imameti, Ismeh, Ruxh’ah, dhe Batinizmi.

3-      Të bërit Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të) dhe Imamat pas tij zotra, mishërimin e Zotit në to dhe besime tjera të kufrit dhe ateizmit të fshehura nën shi’izmin, të cilat më vonë do të përfundojnë në besimet e prishura batinije.

 

Grupacionet e Shi’ave:

Sektet e shi’ave janë të shumta, aq sa disa prej dijetarëve kanë përmendur se sektet e shijave janë rreth 300, kurse sa u përket shi’ave bashkëkohorë ata janë shumë, mirëpo më të përhapura janë tri sekte të tyre:

1-      Ithna a’sheri-të – grupacioni më i madh shi’it.

2-      Zejditë.

3-      Ismailitë.

Poashtu edhe sekte tjera siç janë Nusejritë, Druzët, Buhara agahanije etj.

 

“Ithna a’sheri-të”

Emërtimi:

Këto janë ata që ndryshe quhen Raafidha xha’ferije sipas Xha’fer es-Saadik, kurse janë quajtur Ithna a’sherij përshkak se bësojnë në dymbëdhjetë imama dhe këta përfaqësojnë shumicën e shijave sot.

Origjina e tyre:

Kjo sektë është përhapur në Irak dhe Iran, mirëpo janë të përhapur poashtu në Sham, Liban, Pakistan, perëndim të Afganistanit, Ahsaa dhe Medine. Rrënjët e besimit të këtij sekti kthehen te besimi i Sebeijve, kurse këta të fundit janë të parët që kanë pretenduar se udhëheqësia e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të) është me porosi profetike, se ai do të kthehet para Ditës së Gjykimit, janë të parët që kanë mangësuar tri Halifet dhe shumicën e shokëve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), pretendime të cilat më vonë janë bërë prej esencave të Medhhebit Ithna a’sherij.

Besimet më të spikatura të tyre:

1-      Imameti

Besojnë se besimi në dymbëdhjetë Imamat është shtylla më e rëndësishme e Islamit dhe kjo detyrë (të qenurit Imam) është post i dhënë nga Allahu, siç është Pejgamberllëku. Imamit sipas tyre i zbret shpallja nga Allahu, është i ndihmuar me muxhize, është mea’sum (është i mbrojtur nga gjynahet, qofshin të mëdha apo të vogla) dhe “në diturinë e Imamave është e kaluara, ardhmja dhe asgjë nuk mund të fshihet nga ata”, poashtu “e dijnë kur do të vdesin dhe nuk vdesin përpos se me zgjidhjen e tyre”(këto janë disa emra të kaptinave të librit më të njohur të tyre “el-Kafi”).

Devijim i tyre në këtë aspekt është aq i madh saqë nuk kemi mundësi të përmendim çdo gjë rreth kesaj çështje. Besimi i tyre është plotësisht në kundërshtim me Kuran-in,  Sunnet-in dhe konsenzusin e krejt muslimanëve, bile nëse diçka nga pretendimet e tyre kishte qenë i vertëtë do të ishtë ndryshuar një pjesë e historisë, mirëpo këta janë thjeshtë pretendime të kota të cilat nuk kanë bazë as në tekstet e sheriatit, as në logjikë ose në histori të vërtetë.

2-      Sharja e sahabëve:

Ata pretendojnë se sahabët kanë bërë ridde (kanë dalur nga feja), përpos tre, katër ose shtatë prej tyre, varësisht prej legjendave të tyre. Nëse i pyesësh për shkakun e daljes së sahabëve nga Feja, do të thonë: “Për shkak se ata i dhanë Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me të) përparësi në udhëheqsinë e shtetit ndaj Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të)”. Ky pretendim nuk ka asnjë bazë në Sheriat apo në logjikë të shëndoshë. Çfarë dobie do të kishin ata nëse ia jepnin Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me të) udheqësinë, nëse ata, siç pretendojnë shijat do të dilnin prej fesë, kurse ata janë që kanë bërë hixhret për Allahun, kanë lënë familjet, pasuritë dhe fëmijët e tyre, kanë ndihmuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), kanë luftuar dhe kanë sakrifikuar shpirtërat e tyre në rrugë të Allahut. Si mund të thuhet diç e tillë për gjeneratën më të ndershme që e njeh njerëzimi, për shekullin më të mirë, për njerëzit për të cilët kanë dëshmuar ajetet e Kur’an-it, tekstet e pastërta profetike dhe ndodhitë e vërteta historike.

3-      Përpjekjet e tyre për të futur dyshime në vërtetësinë e Kur’anit:

Pasiqë tekstet e Kur’an-it aspak nuk e përmendin çështjen e Imames dhe në anën tjetër i lavdërojnë sahabët dhe e ngritin pozitën e tyre, ata mbetën në pozitë të keqe, andaj për t’i bindur pasuesit e tyre thanë që ajetet që kanë të bëjnë me Imame-n dhe sharjen e sahabëve janë fshirë nga Kur’an-i. Kjo thënie e zbuloi maskën e tyre të kufrit, andaj shpejtuan ta mohojnë dhe të pretendojnë se ata nuk thënë diçka të tillë.

Mirëpo transmetimet e kësaj thënie janë të shumta nëpët librat e tyre dhe skandali i tyre i fundit në këtë çështje është një libër, autor i të cilit është një nga dijetarët e tyre të mëdhej, libër të cilin e quajti: “Fasl el-hitab fi tahrif kitab Rab el-erbab” (Thënia definitive në shtrembërimin e Librit të Zotit të zotrave), libër ky ku autori vërteton këtë kufër dhe gënjeshtër se ekziston nëpër librat e tyre dhe pranon që dijetarët e tyre e besojnë këtë kufër. Andaj ky libër ka qenë skandal dhe turp për ta çdoherë.

4-      Tekkijjeh:

Tekkijjeh është të shfaqurit para ehli Sunnetit me të kundërtën e asaj që e besojnë, kurse kjo gjë nuk është përpos se nifak i pastërt. Ata e llogaritin tekkijjen nëntë të dhjetat e fesë dhe thonë: ”Nuk ka fe ai i cili nuk bën tekkijje”.

 

 

“El-muxhez fi el-edjani ve el-firek el-muasirah”

 

Autor: Nasir el-Akl

 

Përktheu: Ali Ashani

 

Kjo është vetëm shkurtimisht rreth besimeve më të spikatura të këtij grupacioni, për atë që don më shumë informata mundet të na kontakton nëpërmjet kontakt e-mailit të faqes Rizgjimi.com.

 

 

Të tjera