Nuk lejohet që burri të shikojë një burrë tjetër në atë që është në mes kërthizës dhe deri te gjunjët, pamarrë parasysh a e ka atë të afërt apo të largët, qoftë besimtarë apo jobesimtarë.
Jashtë kësaj që u përmend siç është barku, shpina, gjoksi, lejohet që të shikojë nëse është i sigurt prej shikimit me epsh.
Si argument bazë në këtë çështje është fjala e Pejgamberit: “Nuk shikon burri në avretin e burrit dhe as një grua në avretin e gruas”. (Muslimi)
Poashtu hadithi: “Ruaje avretin tënd përvëçse prej bashkëshortes tënde ose prej robëreshave tuaja”. (ebu Davudi, Ahmedi)
Transmetohet në hadith që e ka nxjerrur Hakimi se Pejgamberi ka thënë: “Ajo çka është mes kërthizës dhe gjunjëve është avret”.
Gjithashtu transmetohet prej Hakimit se Pejgamberi e ka parë një burrë i cili e kishte kofshën e zbuluar dhe i tha atij duke e këshilluar: “Mbuloe kofshën tënde, sepse me të vërtetë kofsha është avret”.
Prej këtyre teksteve që i përmendëm më lartë vijmë në përfundim se nuk i lejohet burrit që të zbulojë diçka prej trupit të tij që është prej te kërthiza dhe deri tek gjunjët, as në raste sportive, as në notim, as në ushtrime, dhe nëse diksuh atë e urdhëron që të zbulojë diç prej asaj që e përmendëm, nuk i lejohet që t’i bindet atij, sepse Pejgamberi ka thënë: “S’ka bindje ndaj krijesës në mosbindje ndaj Krijuesit”.
Ndërsa në medh’hebin Malikij avret është vetëm prapanica dhe organet gjenitale, ndërsa ky mendim i tyre është i gabuar dhe nuk është i mbështetur në argumente.
Avreti i burrit ndaj burrit është prej kërthizës deri tek gjunjët.
Edhe ibn Hazmi i medh’hebit Dhahirij është i mendimit se kofsha nuk është avret, mirëpo atë që e thamë në fillim është më e saktë sesa mendimi i Malikijve dhe i Dhahirijve.
Përmblodhi dhe përktheu: Enis Arifi