Shkaqet e Bida’t-it

by Uniteti-Admin

Shpesh kur shohim se dikush bën ndonjë vepër e cila llogaritet si e shpikur dhe risi në Fenë e Allahut, e pyesim veten: Cili është shkaku që i bën këta njerëz ta bëjnë këtë vepër të shëmtuar?

Feja e Allahut është fe e përsosur dhe si e njejtë nuk ka mundësi që t’i anashkalon dhe neglizhon madje edhe çështjet më të vogla të jetës së njeriut, e mos të flasim për gjëra të mëdha që kanë të bëjnë me raportin mes robit dhe Allahut, siç janë ritualet e ndryshme që bëhen në emër të Fesë. Për këtë, dijetarët që nga shfaqja e bida’t-eve të para e kanë hulumtuar këtë fenomen nga të gjitha aspektet dhe prej gjërave të cilat i kanë studiuar, janë shkaqet e paraqitjes dhe përhapjes së këtyre risive në mesin e muslimanëve.[1]

Bida’t-i ka shumë shkaqe:

1- Ekstremizmi (shtrëngimi i Fesë):

Havarixhët, kështu edhe Sufijtë nuk janë përhapur, vetëmse si shkak i ekstremizmit, për këtë i Dërguari i Allahut (sal-la Allahu alejhi ue sel-lem) na ka tërhekur vërrejtjen duke thënë: “Largojuni ekstremizmit, ngase ekstremizmi i shkatërroi ata që ishin përpara jush.”

Kjo nuk d.t.th. që ne thërrasim në zhveshje dhe largim nga ngarkesat (fetare), por kjo d.t.th. se ne thërrasim në përqëndrim në Fenë e Allahut, pa ekstremizëm, apo lëshim.

2- Argumentimi me hadithe të dobëta, apo të shpikura:

Siç është p.sh. hadithi: “Kush e viziton varrin tim, i është obliguar ndërmjetësimi (Shefati) im”, apo thënia që i përshkruhet Pejgamberit (sal-la Allahu alejhi ue sel-lem): “Ai i cili bën haxh dhe nuk e viziton varrin tim, ka vepruar vrazhdë ndaj meje.”

Këto hadithe janë të “kotë”, kanë rezultuar me risitë e famshme dhe të njohura gjatë vizitës së varrit të Pejgamberit (sal-la Allahu alejhi ue sel-lem), edhe pse ajo çka është legjitime (fetarisht) është udhëtimi për te Xhamia e Pejgamberit, jo udhëtimi për te varri i tij, sepse në hadith thotë Pejgamberi (sal-la Allahu alejhi ue sel-lem): “Mos udhëtoni[2] vetëmse në tri xhamijat[3], andaj ai musliman i cili dëshiron vizitën e Medines, duhet që ta bëj nijet ta viziton Xhaminë, jo varrin, por kur të arrinë atje, e viziton varrin dhe i jep selam Pejgamberit (sal-la Allahu alejhi ue sel-lem) dhe dy shokëve të tij (radijAllahu anhuma) duke mos u ndalur, lutur, apo drejtuar kah varri gjatë lutjes (Dua’s). Madje çka është edhe më e rrezikshme se kjo, disa injorantë e lusin Pejgamberin (sal-la Allahu alejhi ue sel-lem) për gjërat që ska mundësi t’i bën askush përpos Allahut, vepër që llogaritet Shirk i cili të nxjer nga Feja e Tij.

Disa thonë se e gjithë kjo botë është krijuar për hir të Muhamedit (sal-la Allahu alejhi ue sel-lem), thënie e cila është në kundërshtim të qartë me tekstet fetare, sepse gjithçka është krijuar për adhurim ndaj Allahut, ndërsa Pejgamberi (sal-la Allahu alejhi ue sel-lem) ka lindur në Vitin e elefantit, pastaj është dërguar me thirrje në adhurim ndaj Allahut…

Madje ekstremizmi i disave i ka bërë që të pretendojnë se Pejgamberi (sal-la Allahu alejhi ue sel-lem) i din pesë çelësat e Gajbit etj.

3- Pasimi i epshit dhe mendimeve (të pabazë):

Thotë Allahu: ((فَأَمَّا الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمْ زَيْغٌ فَيَتَّبِعُونَ مَا تَشَابَهَ مِنْهُ ابْتِغَاءَ الْفِتْنَةِ وَابْتِغَاءَ تَأْوِيلِهِ)) “…ndërsa ata, që në zemrat e tyre kanë Zejgh – ata pasojnë atë që nuk është krejt e qartë, duke krijuar pështjellim dhe duke komentuar sipas dëshirës së vet…”[4]

“…që në zemrat e tyre kanë Zejgh…” kursë ez-zejgh d.t.th: Largimi nga e vërteta për ta pasuar epshin. Pasimi i epshit është shkaku më i madh i daljes së njerëzve nga Feja, thotë Allahu: ((إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا الظَّنَّ وَمَا تَهْوَى الْأَنفُسُ ۖ وَلَقَدْ جَاءَهُم مِّن رَّبِّهِمُ الْهُدَىٰ))

“Ata pasojnë vetëm paragjykimet dhe ç’dëshirojnë epshet e tyre, por nga Zoti i tyre u pat ardhur udhëzim.”[5]

4- Dhënia përparësi logjikës ndaj teksteve fetare:

Kelamistët i dhanë përparësi logjikës ndaj teksteve fetare, meqë i mohuan shumë cilësi të Allahut, ndërsa Mu’tezilet me logjikën e tyre e kanë mohuar pamjen e Allahut në Ahiret, të folurit e Allahut, dënimin e varrit dhe shpërblimin në të, etj.

5- Ndikimi i ithtarëve të feve tjera:

Ky shkak është prej shkaqeve më të forta të veprimit dhe përhapjes së bida’t-eve dhe për këtë na ka treguar Pejgamberi (sal-la Allahu alejhi ue sel-lem): “Do t’i pasoni rrugët (metodologjitë) e atyre që ishin përpara jush…” Dhe kjo padyshim që ka ndodhur, si në sferën e besimit, ashtu edhe në aspekt të sjelljeve.

Shiizmi p.sh. ka ndodhur si pasojë e ndikimit hebre, ngase Abdullah ibn Sebe, ai i cili i vendosi themelet e shiizmit ishte hebre, prej hebrejve të Jemenit.

Kaderizmi ishte themeluar nga Ma’bed el-Xhuhenij, qëndrimet të cilat i kishte marrur nga Senseuejh[6], i cili ishte krishter.

 

Isa es-Sea’dij

Përktheu: Ali Ashani

[1] Sh.p.

[2] D.m.th: Mos nisni për vizitë të ndonjë vendi për adhurim, veç vendeve të përmendura në këtë hadith. Sh.p.

[3] Xhamija e Kabes, Xhamija e Pejgamberit dhe Xhamija e Aksa-së. Sh.p.

[4] Aal-I’mran, 7

[5] En-Nexhm, 23

[6] Ebu Junus Senseuejh nga Iraku. Sh.p.

Të tjera