1.3K
Mosrespektimi ndaj prindërve ka shumë shkaqe, prej tyre do ti përmendim:
- Injoranca: Injoranca është sëmundje vrasëse, injoranti është armik i vetes së tij. Kur njeriu nuk din gjë për mosrespektimin ndaj prindërve dhe dënimin për mosrespektimin e tyre dhe nga ana tjetër nuk i din dobitë e respektimit të tyre, te gjitha këta gjëra e shpiejnë njeriun që mos të jetë respektues ndaj prindërve.
- Edukata e keqe: Nëse prindët nuk e edukojnë fëmijët e tyre në mënyrë adekuate duke ua mësuar atyre devotshmërinë ndaj All-llahut, bamirësinë ndaj prindërve, mbajtjen e lidhjeve farefisnore dhe vlerat tjera të larta, atëherë fëmija i tyre do të jetë në përgjithësi mosrespektues.
- Konradikta: Kjo don të thotë që prindët mos të jenë kontradiktorë në veprat e tyre, pra mos ta urdhërojnë fëmijën e tyre që të bëj diçka që vet ata nuk e bëjnë. Kjo është shkak direkt që shpie në mosrespekt ndaj prindërve.
- Shoqëria e keqe e fëmijëve: Kjo është një gjë shkatërruese për fëmijët, nëse fëmijët kanë shoqëri të keqe, ata janë në rrezik që të marin shumë vese dhe virtyte të këqija.
- Mosrespekti i prindërve ndaj prindërve të tyre: Kjo poashtu është shkak i cili shpien në mosrespektim të fëmijëve ndaj prindërve të tyre, sepse fëmijët i kanë prindët e tyre si shembëlltyrë dhe i pasojnë ata në jetën e përdithsme.
- Mosfrikësimi prej All-llahut në raste të divorcit (ndarjes): Kur ndodh divorci mes disa prindërve ata nuk frikësohen prej All-llahut dhe e keqpërdorin këtë ndarje. Kur fëmijët e tyre janë me nënën e tyre, nëna e tyre u flet fjalë të këqija për babain e tyre – për ish bashkëshortin e saj, poashtu edhe e kundërta kur fëmijët janë me babain e tyre, ai u flet fjalë të këqija për nënën e tyre dhe si rezultat i kësaj fëmijët e tyre nuk do të kenë respekt për asnjërin prind.
- Bërja dallim mes fëmijëve duke e dashur ndonjërin më shumë se tjerët: Kjo është një gjë e cila e ngjall te fëmijët armiqsinë dhe urrejtjen ndaj prindërve.
- Zemërngushtësia e birit: Disa djem nuk dëshirojnë që ndonjëri në shtëpi të gabojë, asnjëherë, dhe kur dikush gabon diçka ai e rrokullis shtëpinë prej hidhërimit, kjo është një gjë e cila i mundon prindët. Ka disa të tjerë të cilët lodhen prej urdhërave të prindit të tyre dhe nëse prindi i tyre është ndonjë njeri i ashpër atëherë e gjen birin e tyre duke e tepruar ndaj prindërve dhe nuk e zgjeron gjoksin duke ua falur dhe duke i respektuar.
- Mosinkurajimi i prindërve ndaj fëmijëve të tyre: Ka prindër që nuk i nxitin dhe nuk i inkurajojnë fëmijët e tyre në vepra të mira. Pra nëse prindi nuk e mëson dhe nuk e inkurajon fëmijën e vet në respekt ka gjasa që fëmija i tyre të lodhet prej asaj vepre, pasiqë askush nuk e nxit në atë vepër dhe në këtë mënyrë e lënë pasdore respektin ndaj prindërve.
- Morali i keq i gruas: Njeriu sprovohet me grua e cila ka moral të keq, grua e cila nuk i frikësohet All-llahut dhe nuk kujdeset që burri i saj të ia jep hakun prindërve të tij dhe në këtë mënyrë ajo bëhet therrë në fytin e burrit të saj. E sheh këtë grua me moral të keq se si bëhet xheloze ndaj burrit të saj kur ai bëhet bamirës ndaj prindërve të vet dhe e nxit burrin e saj që të largohet prej prindërve të tij ose që ti nxjerr ata prej shtëpie dhe ta ndërpresë bamirësinë ndaj tyre.
- Pamundësia e disa bijëve dhe bijave ta kuptojnë se si është të qenurit baba ose nënë: Ka shumë djem të cilët nuk e kanë provuar se si është ndjenja e të qenurit baba dhe ka shumë vajza të cilat nuk e kanë provuar se si është të jeshë nënë dhe në këtë mënyrë djali apo vajza nuk e kuptojnë brengën e prindërve kur ata vonohen dhe nuk vijnë në shtëpi ose kur largohen prej tyre.
Nga: Muhammed el Hamed
Përktheu: Enis Arifi