Shu’beh ibn el-Haxhaxh ibn el-Werd el-Ezdi ishte i njohur si “Prijësi i besimtarëve në hadith” sepse ai ishte i dobishëm në formësimin e disiplinës së hadithit dhe rritjen e standarteve akademike.
Shu’beh ibn el Haxhaxh ka lindur në vitin 82 ose 83 H në një fshat të quajtur Nehër Bustan afër qytetit Uasit, nga jugu i Irakut.
Babai i Shu’behs ishte një ish-skllav dhe vdiq kur ai ishte shumë i vogël.
Nëna e tij u kujdes për rritjen dhe edukimin e tij, ndërsa edhe nëna e tij kishte pak njohuri në hadith.
Shu’beh që kur mbushi 4 vjet nëna e tij e dërgoi në mekteb, memorizoi tërë Kur’anin për dy vjet dhe pastaj vendosi që të merte dije fetare nga dijetarët më të mëdhenj të asaj kohe.
Shkoi të mësoj tek dijetari Mis’ar ibn Khidum, i cili shpejt vërejti intelegjencën dhe kapacitetin për memorizimin e teksteve.
Mi’sar ibn Khidum i propozoi nënës së Shu’beh martesë. Nëna e tij ndër tjerash i tha: “Frikësohem në mos djali im mund të bëhet i llastuar.” Andaj Mi’sar ibn Khidam i tha: “Pasha All-llahun nuk dua të të martoj për ndonjë shkak tjetër, vetëm se nga kjo martesë dua që ai të përfiton”.
Shu’beh ibn el Haxhaxh raporton: “Nëna ime njëher më tha: “Atje është një grua e cila transmeton hadithe që i ka ndëgjuar direkt prej Aishes (radiAll-llahu anha), shko e prezento dhe mëso Hadith”
Ai e çoi porosin e nënës së tij në vend dhe ajo ishte e kënaqur me të.
Gruaja në fjalë ishte Shumejsah, Umm Selemeh.
Shu’beh kaloi vitet e tij të hershme ne Uasit dhe studimet i filloi aty para se ta linte Basrën e cila ishte qendër e të mësuarit në atë kohë.
Mësimet e tij i filloi me një përkushtim të veçantë të gjuhës arabe dhe letërsisë, veçanërisht në gramatikë e poezi.
Ai shkëlqeu në të dy lëmitë dhe kishte mësuar nga thellsia e zemrës vëllime librash, ishte i jashtzakonshëm në zotërimin e gjuhës arabe.
Në të vërtetë ai i këshillonte studentët e tij të cilët kishin dëshirë për të mësuar hadithin, se arritja e një standarti të mirë në njohjen e arabishtes ishte e domosdoshme për ata.
El-Esmai’ një figurë kryesore për dokumentimin e poezisë arabe e kishte zakon të merrte pjesë në ligjeratat e Shu’behs edhe atë rregullisht.
Momentin kur Shu’beh kishte aritur standarte të larta në literaturën arabe dhe shkëlqeu në poezi, ai iu kthye studimit të hadithit me një përkushtim të plotë.
Shu’beh transmeton se njëher sapo kaloi nga El-Hakim ibn Utbejn, gjersa raportonte hadithin në një zinxhir të fortë të transmetimit, Shu’beh ndjeu një tërheqje të fortë për këtë degë të studimit gjithashtu edhe për t’ju bashkangjitur mesimeve të kësaj lëmije, pra për t’ia kushtuar një jetë të tërë.
Por, ai gjithashtu studijoi Fikh dhe ishte i suksesshëm.
Sidoqoftë interesimi i Shu’behs ishte krejtësisht në hadith. Ai shijonte çdo aspekt të studimit të Hadithit, saqë është transmetuar të ketë thënë: “A ka diçka më të këndshme sesa të jesh ulur me një dijetar i cili ka takuar dijetarë tjerë, e të konsultohesh me të dhe të nxjerësh në pah njohuritë e tij.”
Shu’beh ishte shumë i ashpër ndaj Tedlisit1 dhe i mprehtë gjat transmetimit të haditheve, kur i ofrohej ndonjë mundësi e lehtë për të mësuar, siç është shkruajtja e hadithit, ai refuzonte sepse humbiste mundësin e të mësuarit direkt nga dijetari.
Shu’beh u rrit në këtë mënyrë dhe nuk ndryshoi, madje ishte i balancuar ndërmjet adhurimit, diturisë, zuhdit dhe devotshmërisë.
Ndejat me Shu’behn ishin të mbushura përplot me dituri, dinjitet dhe njohuri të dobishme fetare. Dijetarët nga regjione të ndryshme kanë shkuar tek ai për dije siç janë Sufjan ibn Ujejneh, Sufjan eth- Theuri, Malik etj.
Shu’beh e kishte zemrën e gjallëruar me iman dhe në të vërtet ishte i dhënë pas hadithit dhe po ashtu ndaj ibadeteve nafile, sidomos gjatë natës, pra namazi i natës.
Një natë ishte duke u kthyer prej xhamisë në shtëpinë e tij, e gjet një grup të rinjësh që natën e kalonin në gjëra të padobishme.
Shu’beh posa kaloi, njëri nga të rinjtë El-Ka’nabi u ngrit dhe ishte veshur në të zeza dhe i pyeti shokët e tij: “Kush është ai?” Ata i thanë: “Ai është Shu’beh.”
Ai u tha: “Kush është Shu’beh?” Ata ia kthyen: “Është njëri nga muhadithët, që mëson në xhami.”
Ai i shkoi pas dhe e tërhoqi nga gomari që kishte hipur dhe në menyrë të vrazhdë e agresive e pyeti: “Si është emri yt?”
Ai iu kthye: “Emri im është Shu’beh.” El-Ka’nabi pyeti: “Cila është puna jote?”
Shu’bah tha: “Unë merem me hadith.” El-Ka’nabi tha: “Atëher më transmeto ndonjë hadith.” Shu’beh mbeti i shtangur me këtë njeri i cili nuk ishte aspak adekuat të cilit mund t’i transmetohet ndonjë hadith.
El-Kanabi insistoi për së dyti që Shu’beh të fliste, ai përsëri heshti. El-Kanabi u irritua dhe iu vërsul duke e kërcënuar me thik në fyt. Kështu Shu’beh vazhdoi: “Më është transmetuar mua, prej Mensurit, e ai prej Ribi’j ibn Hirash, e ai prej Ibn Mesudit el-Bedri se Pejgamberi (صلى الله عليه وسلم) ka thënë: “Prej asaj që njerëzit gjeten nga profetësia e parë është: Nëse nuk ke turp, bëj ç’të duash.”
El Ka’nabit ky hadith iu vulos thellë në zemrën e tij, sikur të ishte një shigjet, atëher hodhi thikën dhe me vrap shkoi tek shtëpia e tij dhe gjeti nënën e tij pak koh para namazit te sabahut dhe i thotë: “Oh nëna ime, unë paskam qenë rrugaç dhe shokët e mi janë rrugaç. Shpërthen në lotë dhe pendohet për ditët që i kanë kaluar në dëfrime të përkohshme të kësaj bote.
Frytet e pendimit të tij të sinqert nxjerin rezultate të bukura.
Pra, Al-Kanabi shkoi që të mësonte në Medine, pranë Malik ibn Enes derisa arriti gradën e diturisë sa Malik ibn Enes (All-llahu e mëshiroft).
Si një studijues i Hadithit Shu’beh ishte tepër i përpikt në atë që transmetonte.
Ai raportonte një hadith vetëm në qoftë se ishte apsolutisht i sigurt në transmetimin autentik.
Më vonë studijuesit konfirmojnë se në qoftë se Shu’beh ibn el-Haxhaxh do të transmetonte një hadith përmes ndonjë transmetuesi, atëher duhet të klasifikohet si i besueshëm transmetuesi, sepse Shu’beh asnjëher nuk do të transmetonte prej ndonjërit që konsiderohet i pa besueshëm.
Ky ishte një ekspozim që u vu në praktik nga dijetarët e mëvonshëm.
All-llahu qoftë i kënaqur me Shu’beh ibn el Haxhaxh.
Përktheu dhe përmblodhi: Hamide Mustafi.2
1Tedlis(fshehje) i referohet një zinxhiri ku transmetuesi nuk e paraqet apo e fsheh emrin e shejhut te tij.
2Referencat: Adil Salah dhe Salah AbdulMeuxhud