4.2K
1- Çfar i lejohet agjëruesit:
- Përtypja e pështymës.
- Përdorimi i Misvakut është Sunnet për jo agjëruesin dhe për agjëruesin.
- Përdorimi i parfumit gjatë ditës në Ramazan.
- Përdorimi i pastës për dhëmb, duke u kujdësur që mos t’i hyn diçka në fyt.
- Përdorimi i pikave për sy dhe vesh: Edhe pse në këtë çështje ka mospajtim mes dijetarëve, mirëpo ky është mendimi më i saktë, kurse sa u përket pikave për në hundë nuk lejohen se hunda është një prej rrugëve nepërmjet së cilës prishet agjërimi.
- Ngjyrosja e flokëve.
- Nxjerja e një sasie të vogël të gjakut, për analiza mjekësore apo diçka të ngjashme.
- Shijimi i ushqimit nëse ka nevojë, mirëpo duke mos e përtypur shijen dhe atë sasi të vogël të ushqimit të cilën e ka shijuar.
- Puthja e bashkëshortes-it: Për atë i cili e kontrollon veten, kurse nëse ejakulon gjatë puthjes i prishet agjërimi.
2- Urtësitë dhe dobitë e agjërimit:
- Agjërimi është adhurim me të cilin robi afrohet tek Zoti i tij, duke i lënë gjërat të cilat janë të dashura tek ai dhe dashuria e së cilave është prej gjerave të mbjellura te krejt njerëzit, kështuqë ta arij kënaqësin e Allahut dhe Xhennetin e Tij.
- Agjërimi është ndihmues i mirë në kontrollimin e vetes.
- Agërimi është shkak për aritjen e devotshmërisë, ka thënë Allahu në Librin e tij: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse qe obligim edhe për ata që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (Bekare:183), kurse devotshmëria është të punosh me urdhërat e Tij dhe të largohesh nga ndalesat e Tij.
- I pasuri e din vlerën e furnizimit që ia jep Allahu, kështuqë e falënderon Atë dhe e përkujton vëllaun e tij të varfër i cili nuk i ka këto të mira.
- Agjërimi e edukon njeriun në durim, sepse gjërat të cilat i len robi gjat ditës në Ramazan nuk janë përveç se vepra që rezultojnë nga durimi dhe bartja e tij.
- Agjërimi e lehtëson kryerjen e veprave të mira dhe largimin nga veprat e këqija.
- Agjërimi e zbut zemrën e agjëruesit.
- Agjërimi e dobëson epshin, dhe për këtë shkak ka urdhëruar i Dërguari i Allahut [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të] rininë që të agjërojnë nëse nuk kanë mundësi të martohen.
- Agjërimi na mëson që të bëhemi preciz me kohën.
3- Disa etika[1] dhe gjëra të pëlqyeshme gjatë agjërimit:
- Shpejtimi me ftarin: Ka thënë i Dërguari i Allahut [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të]: “Njerëzit do të jenë në hajr derisa e shpejtojnë Iftarin.” (Buhariu dhe Muslimi).
- Fillimi i Iftarit ose me hurma të freskëta ose jo të freskëta ose me ujë: Transmetohet nga Enesi [Allahu qoftë i kënaqur me të] se ka thënë: “Bënte i Dërguari i Allahut [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të] Iftar para namazit me hurma të freskëta, nëse nuk ka pasur të freskëta atëherë me jo të freskëta dhe nëse nuk pasur as hurma jo të freskëta, atëherë merte ujë.” (Tirmidhiu dhe e ka vlerësuar Albani si të vërtetë). Kur ka bërë i Dërguari i Allahut [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të] iftar ka thënë:
“U shua etja, u lagën venat dhe mbeti shpërblimi InshaAllah.” (Ebu Davudi dhe ka vlerësuar këtë hadith si të mirë Darekutni).
- Vonimi i Syfyrit: Ka thënë i Dërguari i Allahut [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të]: “Bëni syfyr sepse në syfyr ka bereqet.” (Buhariu dhe Muslimi), kurse vonimi i syfyrit deri para sabahut është një Sunnet (traditë Profetike) të cilin e kanë lënë shumë njerëz dhe Allahu e mëshiroftë atë i cili e ngjall këtë Sunnet.
- Kontrollimi i gjuhës dhe gjymtyrëve nga gjërat e ndaluara (harame): Ka thënë i Dërguari i Allahut [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të]: “Kush nuk e len dëshminë e rrejshme, veprimin me të dhe injorancën, nuk ka Allahu nevojë që ky ta len ushqimin dhe pijen e tij.” (Buhariu dhe Muslimi), poashtu ka thënë Dërguari i Allahut [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të]: “… edhe nëse dikush e lufton apo e shan le të thotë: Unë agjëroj.” (Buhari dhe Muslim).
- Ushqyerja e agjëruesve: Ka thënë i Dërguari i Allahut [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të]: “Kush e ushqen një agjërues, ka shpërblim sikur ai duke mos u mangësuar asgjë nga shpërblimi i agjëruesit.” (Ahmedi dhe Tirmidhiu).
- Dhënia Sadaka (lëmoshë): Ka qenë i Dërguari i Allahut [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të] njeriu më bujar dhe më dorëdhënë, sidomos gjatë muajit të Ramazanit kur është takuar me Xhibrilin alejhi-selam.
- Leximi i Kur’anit: Është e pëlqyeshme që të lexohet sa më shumë Kur’an gjat Ramazanit, sepse ky muaj është muaji i Kur’anit ashtu siç ka thënë Allahu në Kur’an: “Muaji i Ramazanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra).” (Bekare:185). Poashtu Xhibrili alejhi-selam ia mësonte dhe ndëgjonte Kura’nin çdo ditë nga i Dërguari i Allahut [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të] dhe kjo ka qenë edhe vepra të cilës Selefi i jepnin përparësi në Ramazan ndaj të gjitha veprave.
- Namazi gjatë Ramazanit: Është e pëlqyeshme falja e namazit të natës me xhemat gjatë këtij muaji, sikurse është Namazi i Teravisë, sepse ka thënë i Dërguari i Allahut [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të]: “Kush falet (namaz nate) gjatë Ramazanit me Iman dhe me shpresë se do të shpërblehet për këtë vepër , i falen mëkatet të cilat i ka bërë më parë.” Buhariu dhe Muslimi.
- I’tikafi: Bënte i Dërguari i Allahut [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të] I’tikaf dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, kurse në vitin kur vdiq bëri I’tikaf njëzet ditë. Ai i cili bën I’tikaf (mu’tekif) duhet që të merret me lexim të Kur’anit, lutje, përmendje të Allahut, namaz dhe vepra tjera të cilat e afrojnë tek Allahu, sepse qëllimi i I’tikafit është që të largohët njeriu nga angazhimet e kësaj bote dhe të merret me adhurim ndaj Allahut.
- Kërkimi e Natës së Kadrit: Ka thënë i Dërguari i Allahut [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të]: “Lypeni Natën e Kadrit në netët tek të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit.” (Buhariu dhe Muslimi). Lypja e Natës së Kadrit është edhe shkaku se pse I’tikafi bëhet në dhjëtë netët e fundit të Ramazanit dhe për këtë shkak ka nxitur i Dërguari i Allahut [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të] njerëzit që të falen Natën e Kadrit duke thënë: “Kush falet Naten e Kadrit me Iman dhe me shpresë se do të shpërblehet për këtë vepë , i falen mëkatet të cilat i ka bërë më parë.” (Buhariu dhe Muslimi). Poashtu është e pëlqyeshme gjatë kësaj nate të lexohet Kur’an, të përmendet Allahu, të lypet falje prej Tij, sepse transmetohet nga Aishja [Allahu qoftë i kënaqur me të] se ka thënë: “Thash: O i Dërguari i Allahut [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të]! Sikur ta dija se kur është Nata e Kadrit çfar duhet të thoja gjat asaj? Tha: Thuaj: O Zot ti je Falës e don faljen, më fal mua!!!” (Tirmidhiu).
- Umreja gjatë Ramazanit: Është e pëlqyeshme që të bëhet Umre gjatë Ramazanit, sepse ka thënë i Dërguari i Allahut [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të]: “Umreja në Ramazan e barazon një Haxhxh, apo tha: një Haxhxh me mua.” (Buhariu).
Lusim Allahun që ta pranojë agjërimin tonë, lutjet dhe veprat e mira tona dhe lutja jonë e fundit është: Falenderimi i takon vetëm Allahut!!!
Përktheu: Ali Ashani