Falënderimi i takon vetëm Allahut kurse paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e fundit, Muhammedin mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi gjithë ata të cilët e pasojnë Sunnetin e tij.
1- Kuptimi i agjërimit në terminologjinë e Islamit:
Agjërimi është vepër e cila bëhet për Allahun duke i lënë gjërat që e prishin atë, nga mëngjesi deri në perëndim të diellit.
2- Agjërimi i Ramazanit:
Agjërimi i Ramazanit është obligim i prerë, kurse si argument për obligueshmërinë e tij është Kur’ani, Sunneti dhe konsenzusi i krejt muslimanëve dhe ai i cili e mohon këtë obligueshmëri është mosbësimtar, kafir, i themi që të pendohët e nëse nuk e bën kët (pëndimin) dhe vdes në këtë gjendje vdes si mosbesimtarë, Allahu na ruajt.
Thotë Allahu subhaneh: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse qe obligim edhe për ata që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. Ditë të caktuara…” (Bekare 183-184), poashtu ka thënë i Dërguari i Allahut: “Islami ndërtohet mbi pes (shtylla)…” dhe në mesin e këtyre shtyllave përmendi “agjërimin e Ramazanit” ( Buhariu dhe Muslimi).
I gjithë Ummeti i jonë janë të pajtimit se agjërimi është obligim, se është shtyllë prej shtyllave të Islamit dhe se ai i cili e prish një ditë agjërimi pa arsye është mëkatar i madh.
3- Kush është i obliguar që ta agjëron Ramazanin:
Agjërimi është obligim për çdo bësimtar të mençur, të ritur, i cili ka mundësi që të agjëroj, nuk është udhëtar dhe nuk ka ndonjë pengesë e cila e ndalon nga agjërimi.
Disa dobi lidhur me atë që tham se kush ëshë i obliguar që të agjëron:
- Fëmiu i cili nuk ka hyrë në bylyg, nuk e ka obligim agjërimin, mirëpo urdhërohet që të agjëroj që të jetë si edukatë për të.
- I çmenduri nuk është i obliguar që të agjëron.
- Ai i cili nuk ka mundësi që të agjëron për ndonjë shkak i cili është i përhërshëm, si plaku, apo ai i cili është i sëmurë me smundje të cilën nuk mendojmë se do të shërohet, ushqen për çdo ditë nga një të varfër.
- Ai i cili është i sëmurë me semundje e cila shërohet, e prish agjërimin nëse e mundon shumë dhe agjëron për atë ditë një ditë tjetër pas Ramazanit dhe pasi të shërohet.
- Gruaja shtatëzëne dhe gjidhënësja e prishin agjërimin vetëm nëse agjërimi i tyre i mundon, apo nëse kanë frikë se agjërimi i bën dëm fëmiut dhe vend kësaj ditë agjërojnë një ditë pasi që të largohet shkaku për të cilin e kanë prishur agjërimin.
- Udhëtari nëse don agjëron, e nëse don nuk agjëron dhe për ato ditë që nuk ka agjëruar, agjëron aq ditë pas Ramazanit.
- Gruaja e cila është në ciklin menstrual nuk agjëron, edhe nëse agjëron nuk e ka agjërimin valid.
4- Kur është bërë obligim agjërimi i Ramazanit:
Ramazani është bërë obligim në vitin e dytë sipas Hixhres dhe i Dërguari i Allahut ka agjëruar nëntë (9) ramazane.
5- Si e vërtetojmë hyrjen e muaji të Ramazanit:
Vërtëtohet hyrja e Ramazanit me njërën nga këto dy sende:
- Me pamjen e hënës së re (el-hilal).
- Përmbushja e muajit Sha’ban 30 ditë.
Argument për këtë që thamë është fjala e të Dërguarit të Allahut: “Kur ta shihni hënën e re agjëroni dhe kur ta shihni përsëri prisheni agjërimin, kurse nëse mbulohet (hena re), llogariteni atë (muajin).”, kuptimi i hadithit: Kur ta mbulon hënën e re (hilalin) ndonjë re apo mjegull dhe nuk duket, atëherë e llogaritim Sha’banin 30 ditë.
6- Obligueshmëria e nijetit :
Është obligim që të bëhet nijet para agimit (imsaku), në ditët e agjërimit të obliguar. Nijeti mund të bëhet në cilëndo pjesë të natës, bile nuk ka dert edhe nëse bëhet disa momente përpara imsakut.
Vërejtje: Nijeti në çdo ibadet vendin e ka në zemër dhe nuk lejohet që të shqiptohet me gojë asesi, sepse kjo është prej risive në fe, e cila në kohën tonë është shumë e përhapur.
7- Koha e agjërimit:
E ka caktuar Allahu kohën e agjërimit për çdo ditë në Librin e Tij duke thënë: “…hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje.” (el-Bekare:187), d.m.th agjërimi fillon nga agimi dhe mbaron me perëndimin e diellit dhe kur të agoj mëngjesi, distancohet besimtari nga çdo gjë e cila e prish agjërimin edhe nëse nuk e ndigjon ezanin.
8- Gjërat të cilat e prishin agjërimin:
Gjërat të cilat e prishin agjërimin janë tetë (8):
- Marëdhëniet intime: prishet agjërimi i atij i cili bën marëdhënie intime gjatë ditës së Ramazanit dhe e ka obligim që të agjëroj në pjesën e mbetur të asaj dite dhe të agjëroj një ditë pas Ramazanit vend kësaj ditë, poashtu të pendohet sinqerisht tek Zoti i tij, duke lypur falje nga Ai dhe duke ndjerë keqardhje për veprën e bërë.
Veç kësaj i obligohet atij i cili e ka bërë këtë vepër të keqe që të liron një rob, nëse nuk gjen duhet të agjëroj 2 muaj reshtazi pa ndërprerje, nëse nuk mundet ta bëj as këtë atëherë i ushqen 60 të varfër, për çdo të varfër gjysëm sa’a[1] grurë apo ndonjë ushqim tjetër të banorëve të vëndit.
- Ngrënia dhe pirja qëllimisht: Nuk ka dallim a bëhet marja e ushqimit nëpërmjet gojës apo hundës, në të dy rastet nëse hajmë apo pijmë qëllimisht prishet agjërimi, poashtu nuk ka dallim a është ushqimi i dobishëm apo i dëmshëm për trupin. Këtij personi poashtu i obligohet abstenimi nga gjërat të cilat e prishin agjërimin në pjesën e mbetur të asaj dite dhe të agjëron një ditë pas Ramazanit vend kësaj dite duke u penduar tek Allahu dhe duke ndjerë keqardhje për veprën e bërë.
- Ejakulimi duke qenë zgjuar (pa marëdhënie intime): qoftë ky ejakulim të arihet me masturbim apo kontak me gjinin e kundërt dhe i obligohet atij i cili ejakulon njejtë çfar i obligohet atij i cili han dhe pin qëllimisht.
- Marja e gjilpërave ushqyese dhe infuzionit: sepse këta e zëvendësojnë ushqimin e marë nga goja, kurse sa i përket gjilpërave të cilat nuk kanë cilësi ushqyese, lejohet që të merren.
- Marja e gjakut: si shembulli i tij i cili mer gjak, për ta zëvendësuar gjakun e humbur për shkak të ndonjë plage apo diçka të ngjashme.
- Menstruacionet dhe dalja e gjakut nga organi i gruas për shkak të ndonjë sëmundje.
- Nxjerja e gjakut nga trupi i agjëruesit: ose për shkak të ndonjë urgjencës, ose për hixhame sepse ka thënë i Dërguari i Allahut : “I prishet agjërimi atij të cilit i bëhet hixhameja dhe ai cili bën hixhame”, ( Ahmedi, Ebu Davudi dhe e ka vlerësuar Albani si të vërtetë). Kurse sa i përket daljes së gjakut nga hunda apo nga nxjerja e dhëmbit, nuk e prish agjërimin sepse nuk është hixhame dhe as nuk i përngjan hixhames.
- Vjellja qëllimisht: kurse ai i cili vjell pa qëllim nuk i prishet agjërimi.
Përktheu: Ali Ashani
[1] Sa’a është njësi matëse e cila është përdorur në kohën e Pejgamberit, kurse sasia e saj me grur apo me diçka të ngjajshëm me të është prej 2.03 kg deri 2.6 kg mvarësisht prej llogaritjes së dijetarëve që e kan llogaritur.