Falenderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin, pas të cilit nuk ka pejgamber, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë edhe mbi familjen e tij, mbi shokët e tij si dhe mbi të gjithë ata që pasojnë rrugën e tij.
Me të vërtetë janë shtuar grupet e njerëzve dhe janë bërë të llojllojshëm në pritjen e muajit të Ramazanit, si dhe në shfrytëzimin e kohës gjatë këtij muaji në punë dhe veprimtari të ndryshme. Ka prej tyre që e presin këtë muaj të shejntë me kopraci, me gjum dhe duke qenë neglizhent ndaj adhurimeve të ndryshme. Ka prej njerëzve që e presin këtë muaj duke e kaluar kohën përpara ekraneve televizive duke i ndjekur kanalet e ndryshme televizive.
Disa e presin këtë muaj duke e bërë natën ditë, e ditën natë, duke shëtitur nëpër tregje të ndryshme si dhe duke u arrgëtuar nëpër pushimore. Disa të tjerë e presin këtë muaj duke bërë israf (shpenzime të tepërta) në ushqime dhe pije të llojllojshme, bile profesionalizohen ne këtë israf duke bërë që ky muajt tek ata të duket si muaj i ngrënies dhe pijes dhe asesi si muaj i agjërimit.
Ndërsa grupi të cilit Allahu ua ka dhënë mbarësinë, të cilëve Allahu ua don hajrin dhe ua ka ndriçuar pamjet e tyre që ta shohin të vërtetën (Hakun) dhe të dallojnë atë nga e pavërteta (Batili), kështu që e presin muajin e Ramazanit me plot gëzim dhe kënaqësi, përshkak se e dijnë se në këtë muaj bëhet falja e gabimeve dhe gjynaheve, ky muaj është përplot me falje, mëshirë si dhe shpëtim nga zjarri i Xhehenemit.
Kur ishte duke u afruar muaj i Ramazanit Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i përgëzonte shokët e tij duke ju thënë:
“U ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar, ua ka obliguar Allahu agjërimin e tij, hapen në të dyert e qiellit (xhennetit), dhe mbyllen në të dyert e Xhehennemit, prangosen në të djajtë (shejtanët), në të ka një natë të Allahut e cila është më e hajrit se njëmijë muaj, kush privohet nga hajri (mirësia) e këtij muaji ka humb një hajr të madh”.(Nesaiu).
Nga ky hadith kuptuan shokët e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) se në të ka mirësi dhe shpërblime të shumta dhe çdo njëri prej tyre dëshironte që t’i shfrytëzon këta mirësi dhe shpërblime, ashtu që të mos vjen koha e të pendohet Ditën e Gjykimit duke thënë:
“O i mjeri un më kaloi jeta” (Fexhr/24), ose të thotë :
“O Zoti im më kthe në dunja ashtu që të punoj punë të mira të cilat i lash” (Mu’minun/ 99,100)
ndërsa t’i kthehet përgjigja: “Asesi”, kështu që do të pendohet për punët që i ka lënë pas shpine, mirëpo nuk bën dobi pendimin në atë kohë, dhe për këtë arsye shokët e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e kan pritur këtë muaj me këta punë:
1. Me pendim dhe përulje:
Pendimi nga gjynahet është vaxhib (obligim) në çdo kohë, mirëpo pendimi në Ramazan është edhe më obligativ, ai i cili nuk pendohet në Ramazan, kur do te pendohet? Thotë Allahu :
“ Dhe pendohuni tek Allahu të gjithë o ju besimtarë ashtu që të shpëtoni.” (Nur/31)
dhe thotë Allahu:
“Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues! Dhe kthehuni te Zoti i juaj dhe përulniu Atij para se të vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë. Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi befas e ju të mos e dini. Dhe të mos thotë ndokush: “O i mjeri un që kam lënë mangu respektimin ndaj Allahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin! Ose të mos thotë: “Ah, sikur të më kishte udhëzuar Allahu e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!” Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe njëherë e të isha bërë prej bamirësve!” Jo,ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan.” (Zumer/53–59).
O ti që e ke vonuar pendimin, deri kur do e vonosh atë, ti ishe ai që the, kur të vin Ramazani do pendohem dhe do përulem, ja pra ku erdhi Ramazani, mirëpo ti ende i’a ke kthyer shpinën Allahut ende je duke ikur nga Allahu, edhe pse duhet që të vraposh drejt tij dhe të afrohesh, ende je duke bërë gjynahe në vazhdimsi dhe nuk largohesh nga ato, e si mendon do të jetë gjenedja jote kur të vin Meleku i vdekjes duke qenë ti në këtë gjendje të kundërshtimit dhe neglizhencës (gafletit)? Dhe si shpreson që të ta pranon Allahu pendimin tënd përderisa ti ndjek rrugë tjetër.
Thote Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
“Allahu është shumfalës i gabimeve, e shtrin dorën e Tij gjat natës që të pendohet gabimtari i ditës, dhe shtrin dorën e Tij që të pendohet gabimtari i natës dhe gëzohet kur pendohet penduesit, dhe për këtë arsye Allahu ka bërë një derë për pendimin para kohës së akshamit (para perëndimit të diellit), gjërsia e së cilës është gjasht vite , nuk e mbyll këtë derë derisa të lind dielli nga perëndimi”. (Ahmedi dhe Tirmidhiu).
Pendimi vëlla i dashur është një vepër shumë e lehtë, nuk ka në të vështirësi, ai është ndalesë, pendim, vendosshmëri. Është ndalues nga gjynahet dhe veprat e ndaluara, pendim për të kaluarën dhe vendosshmëri që më kurrë të mos kthehet në ato gjynahe dhe vepra të ndaluara. Pra, ku janë ata të penduarit, të përulurit, të kthyerit tek Zoti i tyre.
2. Me sinqeritet të plotë ndaj Allahut në të gjitha veprat:
E them këtë sepse nga fillimi vëlla i dashur mos u lodh kot nëse nuk je i sinqertë me Allahun në veprat tua, sepse vepra nuk pranohet nëse në të nuk ka sinqeritet. Thotë Allahu në Kur’an:
“… e kush shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurim ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë.” (Kehf/110).
Thotë Allahu në hadith Kudsij:
“Unë jam më panevojshmi nga shirku (ortakllëku) i dikujt, kush punon ndonje vepër dhe në të përzien dikë tjetër përveç meje, e lë atë dhe shirkun e tij”.(Muslimi).
Agjërimi është nga adhurimet më të mëdha, i cili i’a mëson muslimanit sinqeritetin, sepse askush nuk e di për dikë se është duke agjëruar, përpos Allahut, e sidomos nëse dikush agjëron nafile jasht muajit të Ramazanit por edhe në Ramazan personi mundohet që të largohet nga çdo send që mund ta pengoj, dëmtoj apo të ndikoj negativisht në agjërimin e tij, duke shpresuar që Allahu të jet i kënaqur me të, për këtë arsye Allahu e ka fshehur shpërblimin e agjëruesit dhe e ka ruajtur për Veten e Tij, ashtu siç e ruan agjëruesi agjërimin e tij para njerëzve dhe Fisniku nuk shpërblen përpos me më të mira dhe nuk jep përpos shumë. Thotë Allahu në hadith Kudsij:
“Gjitha veprat e birit të Ademit janë për të, e mira shumfishohet bile edhe deri shtatqindfish, përveç agjërimit ai është i Imi dhe Unë atë e shpërblej”. (Buhariu dhe Muslimi).
3. Me pasim të Sunnetit të Pejgamberit s.a.v.s gjat Ramazanit:
Veprat nuk pranohen përveç se me këto dy kushte, me sinqeritet ndaj Allahut dhe përputhshmërin e verave me Sunnetin e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Thotë Allahu:
“… e kush shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë.”
, ky është sinjal në kushtëzimin e pasimit të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), sepse nuk llogaritet një vepër se është e mirë përderisa e kundërshton sunnetin e tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), kurse fjala e Allahut:
“… e në adhurim ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë.”
, është argument për veçimin e sinqeritetit ndaj Allahut.
Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) na ka qartësuar gjithçka rreth agjërimit, ka treguar se kur fillon agjërimi dhe kur mbaron, ka treguar shtyllat e agjërimit, ka treguar obligimet, sunnetet e tij, si dhe edukatën gjatë agjërimit, ka treguar edhe vlerën dhe frytet e tij, ka treguar gjithashtu se me çka njeriu e prish agjërimin e tij dhe çka ndikon negativish në agjërim dhe ka treguar shum çështje që kanë të bëjnë me agjërimin. Detyra jonë si musliman është që ti dim këta çështjë mbi agjerimin dhe të veprojmë sipas tyre, duke pasur parasysh të përputhen me sunnetin (traditën) e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe duke u larguar nga ajo që e kundërshton atë, çdo herë që dikujt i bëhet e qartë Sunneti i Pejgamberit, obligohet ta pason dhe nuk i lejohet lënia e tij për fjalën e dikujt, kushdo që të jetë, sepse çdokujt i miret fjala dhe i kthehet përpos Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).
4. Me Sabër (durim):
Ramazani është muaji i sabrit (durimit) përderisa njeriu abstenon nga disa prej kënaqësive dhe epsheve të kësaj bote, qofshin ato fizike apo shpirtërore, me një qëllim të vetëm, që të adhurohet Allahu.
Sabri është një ndër çështjet më të vështira për njeriun dhe për këtë, sabri është gjysma e imanit dhe shpërblimi i tij është shumë i madh, siç thotë Allahu në kuran:
“Ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” (Zumer/10).
Sabri (durimi) është tre lloje:
- Lloji i parë – durimi ndaj ibadeteve derisa të kryhen.
- Lloji i dytë – durimi ndaj ndalesave që të mos biem në to.
- Lloji i tretë – durimi ndaj fatkeqësive që të mos ankohemi kur të ndodhin.
Vazhdon… Pjesa e dytë
Përktheu: Sejfullah Sejfuli