5- Duke e shfrytëzuar dhe veçuar kohën për adhurim të Allahut:
Koha është e shtrejntë dhe kjo vërehet qartë, sepse ajo kohë që ka kaluar nuk kthehet më deri Ditën e Gjykimit, kështu që koha është lënda e shpëtimit dhe humbjes. Duke pasur parasysh vlerën e kohës, të parët tanë (Selefët) i kanë kushtuar shumë rëndësi kohës, saqë e kanë vlerësuar më shumë se ari dhe argjendi.
Umejr ibn Hani’i iu drejtua Seid ibn AbdulAzizit duke i thënë: “E shoh që gjuha jote nuk ndahet nga përmendja e Allahut, për këtë të pyes sa herë e përmend Allahun në ditë? Tha: Njëqindmijë herë, përveç nëse gabojnë gishtat.”
Thotë Seid ibn El-Musejib: “Nuk më ka ikur namazi me xhemat dyzet vite me radhë.”
Një njeri i ka thënë Amir ibn Abd el-Kajs: “Ndalu se dua të flas me ty! I’u përgjigj duke i thënë: A mund ta ndalosh diellin?!”
Adhurimet obligative dhe joobligative në këtë muaj:
- Agjërimi gjatë ditës të këtij muaji. Sepse Allahu në Kur’an thotë: “E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme.” (Bekare/185).
Dhe Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit me Iman dhe duke llogaritur (shpresuar) shpërblim, i falen atij gjynahet e më parshme.” (Buhariu dhe Muslimi).
- Namazi i natës gjatë këtij muaji:
Thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush e fal namazin e natës gjatë muajit Ramazan me iman dhe duket shpresuar shpërblim, i falen atij gjynahet e më parshme.” (Buhariu dhe Muslimi).
Muslimani i mirë duhet që ta zgjedh imamin i cili falet siç ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) gjatë këtij muaji dhe të mos e shiqon vetëm bukurinë e zërit të tij, apo sepse falet shumë shpejt, mirëpo duhet të zgjedh atë që falet më mirë dhe më gjatë dhe nga Sunneti i Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është se njeriu që fal me imam namazin e teravisë të falet deri ne fund, derisa ta kryej imami namazin, e të mos largohet më parë nga namazi, thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush qëndron me imamin e tij derisa ta kryej, i shkruhet si me u falë tërë natën.” (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).
- Leximi i Kur’anit:
Ramazani është muaji i Kur’anit, thotë Allahu në Kur’an: “Muaji i Ramazanit, që në të zbriti Kurani, është udhërëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues…” (Bekare/185).
Xhibrili a.s. i’a mësonte Kuranin Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe për këtë arsye Selefët e Umetit tonë janë vetmuar për ta lexuar Kuranin në namaz dhe jashtë namazit, thoshte imam Zuhriu kur hynte muaji i Ramazanit: “Me të vërtet është muaj i Kur’anit dhe muaji që e ushqen të varfërin.”, thotë AbdurRezak: “Sufjan Eth-Theuri kur hynte muaji i Ramazanit largohej nga të gjithë adhurimet, duke u dhënë pas leximit të Kuranit.”
- Përgaditja e iftareve për agjëruesit:
Thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush i jep iftar një agjëruesit shpërblehet sikur ai, pa mos iu mangësuar atij (agjëruesit) shpërblimi.” (Ahmedi dhe Nesaiu).
- Kryerja e Umres në Ramazan: Thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Umreja në Ramazan e ka vlerën e Haxhit” dhe në transmetim tjetër “…e ka vlerën e Haxhit me mua”. (Buhariu dhe Muslimi).
- Itikafi (veçimi nëpër xhamia për ibadet): Itikafi bëhet në dhjetë ditëshin e fundit të muajit të Ramazanit, transmetohet nga Aishja r.a. se “Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) bënte itikaf dhjetë ditëshin e fundit të muajit të Ramazanit derisa Allahu ia mori shpirtin dhe pas tij kan bërë itikaf gratë e tij”( Buhariu dhe Muslimi)
- Kujdesja për Natën e Kadrit dhe falja e namazit të natës në të – Thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush falet Natën e Kadrit me iman dhe duke shpresuar shpërblimin e Allahut, i falen gjynahet e mëparshme.” (Buhariu dhe Muslimi). Nata e Kadrit është në dhjetë ditshin e fundit të muajit Ramazan.
6- Ky muaj pritet edhe me mirësinë dhe kompletimin e veprave të mira:
Thotë Allahu në Kuran: “S’ka dyshim se Ne nuk e humbim shpërblimin atij që është bamirës”. (Kehf/30), gjithashtu thotë Allahu: “Bëni durim se me të vërtet Allahu nuk humb shpërblimin e bamirësve”. (Hud/115). Përmendim këtë sepse disa njerëz (Allahu i udhëzoftë) e bëjnë kinse agjërimi është shkaktar për humbjen e disa të mirave për njerëzit, kështu që bëhen më koprac gjatë Ramazanit dhe nëse përshkak kopracisë nuk i vjen ndonjë e mirë thotë: “A nuk mjafton që jam duke agjëruar”, e bëjnë kinse agjërimi nxit në kopraci dhe anashkalim të të mirave njerëzore, përderisa ai nxit në të kundërtën, në gjallëri dhe punë, nxit në bamirësi ndaj krijesave duke ua lehtësuar atyre. Sikur të ishte agjërimi pushim personal, atëherë nuk do të kishte kuptim shpërblimi, i cili është shumë i madh për agjëruesin.
7- Me falje ndaj njëri-tjetrit si dhe me moral të lartë:
Thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Nëse agjëron dikush nga ju, atëherë le të mos polemizoj e as të grindet, dhe nëse e fyen dikush apo përleshet me të le të thotë: Unë jam i agjërueshëm.” (Buhariu dhe Muslimi). Thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) gjithashtu: “Kush nuk largohet nga dëshmia e rejshme dhe puna me të si dhe nuk largohet nga injoranca, atëherë le ta din se Allahu nuk ka nevoj për urrinë dhe etjen e tij (duke agjëruar).” (Buhariu dhe Muslimi), kështu që nuk na mbetet tjetër përpos të mveshemi me moral të lartë Islam, në këtë muaj dhe në muajt tjerë, duke i kryer obligimet që i kemi ndaj Zotit tonë, ndaj Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si dhe ndaj të gjithë vëllezërve tonë musliman, derisa të arihet devotshmëria e cila është synimi kryesor i agjërimit, thotë Allahu: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (Bekare/183).
8- Duke e bërë llogari vetveten:
Thotë Allahu: “O ju që besuat, frigohuni Allahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, e keni frikë Allahun, e s’ka dyshim se Allahu e din ë detaje atë që punoni. E mos u bëni si ata që e harruan Allahun, e Allahu bëri që ata ta harrojnë vetveten, të tillët jan ata të prishurit.” (Hash’r/ 18-19).
Omer ibn El-Hatabi ka thënë: “Llogaritni veten para se të llogariteni, se me të vërtet ai që llogarit vetveten sot, nesër do ti lehtësohet llogaria”.
Dhe me këtë, ne bëhemi prej atyre që e presin Ramazanin dhe e jetojmë atë, gëzohemi me të dhe përfitojmë prej tij. E lusim Allahun që t’i pranon veprat e mira, që të mos na len të dëshpruar dhe të humbur dhe duaja jonë e fundit është: “Falënderimi i takon Allahut Zotit të Botrave”.
Përktheu: Sejfullah Sejfuli