Si të përfitosh prej Kur’anit

by Uniteti-Admin

Nëse me të vërtetë dëshiron që të përfitosh prej Kur’anit, zemra e yte duhet të jetë prezente dhe e vëmendshme kur e lexon apo e ndëgjon Kur’anin. Ndëgjimi i Kur’anit me kujdes është i rëndësishëm në kuptimin e domethënieve të tij. Allahu (subhanehu ue teala) na është drejtuar neve me fjalët e Tij duke na këshilluar dhe duke na udhëzuar në atë që është e nevojshme dhe e dobishme për ne në këtë botë dhe në tjetrën.

Thotë Allahu (subhanehu ue teala): “Në këtë (Kur’an) ka përkujtim për atë që ka zemër ose që e ndëgjon duke qenë prezent”. (Kaf 37)

Ky Ajet është i mjaftueshëm për ta kuptuar se për kë është i dobishëm Kur’ani.

Pra Allahu na tregon se në Kur’an dhe kaptinat e ndryshme të tij ka përkujtim dhe stimulim për vepra të mira, mirëpo për kë?

Dhe thotë në vijim “për atë që ka zemër” pra që ka zemër të gjallë me iman e cila e don Allahun dhe frikësohet prej Tij.

Ndërsa në pjesën e Ajetit ku thotë: “ose që e ndëgjon duke qenë prezent”, pra është fjala për ata të cilët e ndëgjojnë Kur’anin me vëmendje duke i kushtuar kujdes maksimal dhe duke qenë prezent me mendje dhe me zemër në kuptimin e domethënieve të tij.

Kjo pra është mënyra se si mund ne të përfitojmë prej Kuranit dhe këta janë parakushtet që duhet të plotësohen me qëllim të ndikohemi prej fjalëve të Kur’anit.

Ka njerëz që kanë zemra të gjalla dhe të shëndosha, zemra të cilat e pranojnë të vërtetën. Këta zemra janë ende në natyrën e pastër njerëzore në të cilat Allahu i ka krijuar fillimisht.

Ndërsa zemrat e sëmura dhe të devijuara janë ata zemra të cilat nuk dijnë ta dallojnë të mirën prej së keqes dhe nuk dijnë ta dallojnë hallallin prej haramit, pra mu këta janë zemrat e vdekura dhe të sëmura dhe këta janë zemra të vulosura prej të cilave nuk pritet se do të besojnë. Njerëzit më kësilloj zemrash janë krijesat më të këqija në sipërfaqen e tokës dhe shumica e njerëzve në tokë janë me kësilloj zemrash.

Kur’ani ka qenë dhe do të mbetet dalluesi mes të vërtetës dhe të keqes dhe dalluesi mes partisë së Allahut dhe partisë së Shejtanit, ndërsa partia e Allahut janë ngadhnjimtarët dhe partia e Allahut janë të shpëtuarit.

Përktheu me disa shtesa: Enis Arifi

Të tjera