Si të qash nga frika e Allahut

by Uniteti-Admin

Ndoshta je prej atyre që nuk qan asnjëherë, ose mendon se qarja është shenjë dobësie, por kjo nuk është e vërtetë, sepse qarja është dëshmi e zemrës së pastër dhe burri më i madh- Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka qarë. Duhet të dihet se secili musliman mund që ta përshtat veten e tij të qaj nga frika e Allahut.

Në vijim do t’i përmendim disa gjëra që të ndihmojnë të qash nga frika e Allahut:

  • Dituria rreth Fesë së Allahut

Qarja është frut i diturisë së dobishme, ashtusiç e thotë Kurtubiu në komentin e Ajetit në vijim: “Dhe ata bien poshtë me fytyrat e tyre duke qarë”. (el Israa 109)

“Kjo është një përshkrim dhe lëvdatë për besimtarët. Është obligim i secilit që e kërkon diturinë, të arrijë deri në këtë shkallë, ashtuqë kur ai ndëgjon Kur’an, ai mbushet me frikë dhe nënshtrim ndaj Allahut. Thuhet ne Librin “Musned ed Darimij” në të cilin trasnmetohet se et Tejmi ka thënë: “Secilit të cilit i jepet dituri dhe nuk qan, ai nuk meriton të ketë dituri, sepse Allahu i ka përshkruar ata që kanë dituri me këta fjalë: “Dhe ata bien poshtë me fytyrat e tyre duke qarë”. (el Israa 109)

  • Leximi i Kur’anit

Thotë Allahu (subhanehu ue teala): ”Thuaju (O Muhamed): Besoni në atë (Kur’an) apo mos besoni. Me të vërtetë atyre të cilëve u është dhënë Libri para tyre, kur ju lexohet atyre, ata bien poshtë të nënshtruar  në sexhde me fytyrat e tyre. Dhe thonë: “I lavdëruar qoftë Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë duhet të plotësohet. Dhe bien poshtë me fytyra dhe u shtohet frika (nënshtrimi ndaj Allahut)”. (el Israa 107-109)

  • Të diturit e shpërblimit të qarjes,  në veçanti qarjes në vetmi

Transmetohet nga ebu Hurejra se Pejgamberi ka thënë: “Një njeri që qan nga frika e Allahut , nuk do të hyjë në Zjarr derisa të hyjë qumështi në gji, dhe pluhuri që ka kapluar dikë duke luftuar në rrugën e Allahut dhe tymi i Xhehenemit nuk bashkohen”. (Nesai, Tirmidhi)

Gjithashtu në një hadith tjetër Pejgamberi i përmend shtatë lloje të njerëzve të cilët në Ditën e Kijametit do të jenë nën Hijen e Allahut dhe njëri prej atyre llojeve të njerëzve është ai person i cili e përmend Allahun në vetmi dhe sytë e tij rrjedhin lotë.

Qarja në vetmi veçohet, sepse kur zemra është në vetmi, atëherë dëshira për të bërë gjunah është më e madhe dhe në këtë rast njeriu s’ka mundësi që të qaj për syefaqësi, sepse në vetmi askush nuk e sheh. Nëse njeriu në vetmi e kupton madhështinë dhe fuqinë e Allahut dhe qanë për Allah, atëherë ky person meriton që të jetë nën Hijen e Allahut.

  • Përkujtimi i gjendjes tënde me gjunahe dhe frika që ta takosh Allahun në këtë gjendje

Transmetohet se njëri prej njerëzve të devotshëm qante natë e ditë dhe dikush i tha atij diçka në lidhje me këtë. Ai tha: “Kam frikë se Allahu do më sheh duke bërë mëkat dhe do të thotë: “Largohu prej meje, Unë jam i hidhëruar me ty”. Për këtë Sufjan ibn Ujejne qante dhe thoshte: “Kam frikë se do më ikë besimi në momentin e vdekjes”.

Kur dikush e kritikoi Jezid er Rakkash-in se shumë qante, duke i thënë: “Ti je duke qarë sikurse Zjarri të ishte krijuar vetëm për ty”. Ai tha: “Po a nuk është krijuar Zjarri për secilin prej xhinëve dhe njerëzve?”.

Një natë el Hasan-i u zgjua nga gjumi duke qarë dhe i zgjoi dhe i shqetësoi antarët e familjes. Ata e pyetën se çka ishte puna, ai tha: “Mu kujtua një gjunah që  e kisha bërë dhe qajta”.

  • Të pendohesh dhe ta kuptosh se je i mangët në obligimet ndaj Allahut

Lotët e pendimit të natës e shuajnë etjen dhe e shërojnë semundjen. Thotë Allahu: “A prej këtij leximi ata habiten? Dhe qesheni ndërsa nuk qani?” (en Nexhm 59-60)

  • Qarja nga frika e përfundimit të keq

Kur ka kaluar Pejgamberi me sahabët nga një vend i një populli që Allahu e kishte zhdukur, ju tha sahabëve: “Mos hyni në vendbanimet e vepërkëqinjve, ashtuqë mos t’ju godet ajo që i ka goditur ata, mos hyni aty përveçse duke qajtur”. (Buhari, Muslim)

  • Ndëgjimi i ligjërateve të prekshme që ta zbutin zemrën

Transmetohet nga Irbaad ibn Saarijeh se ka thënë: “Pejgamberi na mbajti një fjalim të prekshëm me të cilin sytë na lotuan dhe na u shkrinë zemrat”. (Tirmidhi, ebu Davud)

 

Nga: Muhamed bin Salih el Munexhid

Përktheu: Enis Arifi

Të tjera