Si të zgjohesh për Namazin e Sabahut?

by Uniteti-Admin

Allahu (subhanehu ue teala) i ka obliguar pesë kohë të namazit gjatë ditës dhe natës. Njëri prej këtyre namazeve është Namazi i Sabahut i cili kohën e faljes e ka me lindjen e mëngjesit që don të thotë se duhet të falet përpara lindjes së diellit. Kjo shpesh paraqet problem për njerëzit në trojet tona ku njerëzit e falin paskohe këtë namaz me ndonjë arsye siç është lodhja apo edhe të tjerë e lënë paskohe pa arsye dhe kjo paraqet problem serioz, sepse Pejgamberi e ka cilësuar lënien e namazit si kufër apo dalje prej fesë.

Pra si të çohesh për ta falur Namazin e Sabahut?

Ne do të përmendim 12 pika dhe mjete të cilat janë ndihmuese në çështjen e faljes e Namazit të Sabahut, ato janë:

–      Vendose që të zgjohesh.

–      Ripërtrie Imanin tënd, sepse Imani të bën që të zgjohesh.

–      Vendose alarmin (apo celularin) më larg shtratit tënd.

–      Kërko nga prindët apo vëllaun që të të zgjoj.

–      Vendose orën në vend ku ke mundësi ta shohësh se sa është ora.

–      Mos ri deri vonë natën.

–      Mer abdes para se të biesh në gjum.

–      Mundësisht gjatë ditës mos e lodh veten tepër.

–      Një gjum i shkurtër gjatë ditës është i dobishëm.

–      Largohu prej gjunaheve, sepse gjunahet të pengojnë prej adhurimeve.

–      Thuaj lutjet e veçanta përpara se të biesh në gjum.

–      Fli fillimisht në krahun e djathtë.

–      Bën hixhame nëse ke problem me gjumin.

–      Mos e tepro në haje dhe pije.

–      Lute Allahun që të ta mundësoj të zgjohesh.

–      Ndihmohu me ndonjë të afërt që do të thirr me celular për Sabahun.

Nga: Dr. Muhammed el Hebdan

Përktheu: Enis Arifi

Të tjera