Sinqeriteti në momentet e duhura

by Uniteti-Admin
sinqeriteti

Të gjithë e kemi dëgjuar hadithin e mirënjohur të Pejgamberit ﷺ në të cilin ai thotë: “Shtatë persona
(kategori të njerëzve) Allahu do t’i fusë nën hijen e Tij atë Ditë kur nuk do të ketë hije tjetër;

  • Prijësin e drejtë,
  • të riun që është rritur në adhurim ndaj Allahut,
  • atë zemra e së cilit është e lidhur me xhamitë,
  • dy persona që e duan njëri-tjetrin për hir të Allahut, janë bashkuar për hir të Tij dhe janë ndarë
    për hir të Tij,
  • atë të cilin e thërret një grua me pozitë dhe e bukur që të bëjë imoralitet me të e ai thotë “Unë i
    frikësohem Allahut”,
  • atë që jep lëmoshë fshehtas, saqë dora e tij e majtë nuk e di se çfarë ka dhënë dora e tij e
    djathtë,
  • atë që e kujton Allahun në vetmi dhe sytë e tij lotojnë.” Buhariu dhe Muslimi.
    Ajo që është shumë interesante në këtë hadith madhështor është se Allahu tri vende nga shtatë i ka
    përcaktuar për ata që e shfrytëzuan momentin e duhur për ta fituar këtë pozitë.
    Edhe pse katër vende janë të rezervuara për ata që veprat i kanë konstante dhe të vazhdueshme gjatë
    jetëve të tyre, siç është prijësi i drejtë apo ai që e ka zemrën të lidhur për xhamitë. Këto janë vepra të
    vazhdueshme që vijnë me shumë mund dhe sakrificë, si në aspekt të mundit ashtu edhe në aspekt të
    përkushtimit.
    Por, të jesh nën hijen e Allahut me vepër që bëhet në një moment të duhur dhe të caktuar, kjo është
    shumë interesante dhe e veçantë?!
    Tri nga këto shtatë vende janë për ata që në këto momente treguan sinqeritetin dhe përkushtimin e tyre
    ndaj Allahut;
    1- “Atë që jep lëmoshë fshehtas.” Nuk është cekur se e kishte bërë këtë më shumë se një herë.
    2- “Atë të cilin e thërret një grua me pozitë dhe e bukur që të bëjë imoralitet me të e ai thotë “Unë i
    frikësohem Allahut!”
    3- “Atë që e kujton Allahun në vetmi dhe sytë e tij lotojnë.”
    Sinqeriteti në momente të caktuara ka vlerë të madhe dhe peshon shumë tek Allahu, andaj thotë Ebu
    Sulejman ed-Darani: “Lum ai që e bën edhe një hap të duhur me të cilin synon vetëm Fytyrën e Allahut.”
    Allahu na përmirësoftë nijetet dhe synimet tona!

Përktheu dhe përshtati: Ali Ashani

Të tjera