Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), dëshmojë se nuk ka hyjni që meriton të adhurohet përveç Allahut Një e të Pashoq dhe gjithashtu dëshmoj se Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është rob dhe i Dërguar i Allahut .
Me të vërtetë nga bazat më të rëndësishme të Fesë Islame është vërtetimi i sinqeritetit ndaj Allahut në të gjitha adhurimet, në lidhje me këtë disa dijetarë islam kanë thënë: “Sinqeriteti don të thotë se përgjatë veprave tua të mos kërkosh dëshmitar tjetër përveç Allahut dhe as shpërblyes përveç tij”, sinqeriteti është e vërteta e fesë dhe çelësi i thirrjeve të të dërguarve.[1]
Allahu i Madhërishem në Kur’an thotë:”
﴿وما أمروا إلا ليعبدوا الله مخلصين له الدين حنفاء ويقيموا الصلاة ويؤتوا الزكاة وذلك دين القيمة﴾
“Ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, të pastër në besim, ta falin namazin, ta japin zeqatin, dhe kjo është Feja e Drejtë”.
Gjithashtu në një ajet tjetër thotë: “
﴿قل الله أعبد مخلصا له ديني﴾
Thuaj: “Allahun e adhuroj, sinqerisht ndaj tij e bëj fenë time.”
Gjithashtu në një ajet tjetër Allahu thotë:
﴿الذي خلق الموت والحياة ليبلوكم أيكم أحسن عملا وهو العزيز الغفور﴾
”Ai i cili krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është Ngadhënyesi, Mëkatfalësi.” (El Mulk)
Thotë Fudejli: “Vepra më e mirë është ajo që bëhet me sinqeritet të plotë dhe e cila është e qëlluar” dhe vazhdon duke thënë: “Me të vërtetë nëse vepra bëhet me sinqeritet mirëpo nuk është e qëlluar nuk pranohet, gjithashtu nëse është e qëlluar mirëpo nuk është e sinqertë nuk pranohet përderisa të jetë e sinqertë dhe e qëlluar. Me sinqeritet është ajo vepër që bëhet vetëm për Allahun dhe e qëlluar është ajo vepër që bëhet sipas traditës të Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)[2].
Allahu në Kur’an thotë:
(شَرَعَ لَكُمْ مِنَ الدِّينِ مَا وَصَّى بِهِ نُوحًا وَالَّذِي أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ وَمَا وَصَّيْنَا بِهِ إِبْرَاهِيمَ وَمُوسَى وَعِيسَى أَنْ أَقِيمُوا الدِّينَ وَلا تَتَفَرَّقُوا فِيهِ كَبُرَ عَلَى الْمُشْرِكِينَ مَا تَدْعُوهُمْ إِلَيْهِ اللَّهُ يَجْتَبِي إِلَيْهِ مَنْ يَشَاءُ وَيَهْدِي إِلَيْهِ مَنْ يُنِيبُ)
“Ai u përcaktoi juve për fe atë që i pat përcaktuar Nuhit dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain.(I porositëm) Ta praktikoni fenë drejtë e mos u përçani ne të, Për idhujtarët është rëndë kjo në çka ju i thirni ata. Allahu veçon për të atë që e do dhe e udhëzon në atë që i drejtohet Atij.”
Ibn Kajimi thotë: ”Kush mediton rreth Sheriatit se prej ku merret ai dhe prej nga rrjedh, kupton lidhjen e ngushtë mes veprave të gjymtyrve dhe veprave të zemrës, dhe se ato nuk kanë dobi pa to, veprat e zemrës i janë bërë obligim robit nga veprat e gjymtyrëve, dhe a nuk dallohet besimtari nga munafiki përveç me atë që çdonjëri prej tyre e ka në zemër? Adhurimi i zemrës është me i madh se adhurimi i gjymtyrëve dhe më afatgjatë, ajo është obligative në çdo moment”[3].
Sinqeriteti është kusht për pranimin e veprës, dhe vepra nuk pranohet vetëm se me dy kushte.
– E para: Vepra të jetë në përputhshmëri me ligjin e Allahut apo me udhëzimet e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) transmeton Aishja (radijAllahu anh) se Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: ”Kush shpik në çështjen tonë diçka që nuk është prej saj, ajo nuk pranohet”.[4]
– E dyta: Vepra të bëhet vetëm për hirë të Allahut të Madhërishëm.
Transmetohet nga Omer ibn Hatabi (radijAllahu anh) se Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: ”Me të vërtetë veprat janë sipas qëllimit, dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim, dhe kush shpërngulet për hir të Allahut dhe të Dërguarit të tij, shpërngulja e tij është për Allahun dhe të Dërguarin e tij, dhe kush shpërngulet për çështje të kësaj bote që të përfiton prej saj, apo për ndonjë grua që ta marton atë, shpërngulja e tij është për atë që ka pas për qëllim”.[5]
Këtë e vërteton Allahu i Lartëmadhëruar në Kur’an ku thotë:
قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِثْلُكُمْ يُوحَى إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ فَمَنْ كَانَ يَرْجُوا لِقَاءَ رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلًا صَالِحًا وَلا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَدًا
“Thuaj:” Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se Zoti juaj është vetëm një Zot, e kush shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, dhe në adhurimin e tij ndaj Zotit le të mos e përziejë askënd”.[6]
Sinqeriteti është prej shkaqeve themelore për pranimin e lutjeve, thotë Allahu i Lartësuar:
فَادْعُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ
“Pra, adhuronie Allahun ne një adhurim të sinqert ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë”.[7]
Humbja e sinqeritetit është shkak për mospranimin e veprës. Transmetohet nga ebu Hurejra (radijAllahu anh) se Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Njerëzit e parë që do të gjykohen Ditën e Gjykimit janë: Një dëshmorë që ka vdekur në luftë i cili do të sillet dhe atij do ti përmenden mirësitë e Allahut që ia ka dhënë dhe ai i vërteton ato, dhe i thuhet: Çka veprove me ato të mirësi që ti dhash? Thotë: Kam luftuar vetëm për Ty derisa rashë dëshmorë. Allahu i përgjigjet:”Gënjen, ti nuk ke luftuar për tjetër gjë vetëmse që njerëzit të të thonë “Trim”, dhe ashtu të thanë.”, dhe urdhërohet që të tërhiqet me fytyrë për toke dhe hidhet ne Zjarr. Dhe një person i cili e ka mësuar diturinë dhe ua ka mësuar të tjerëve, ka lexuar edhe Kur’anin, dhe atij do ti përmenden mirësitë e Allahut që ia ka dhënë dhe ai i vërteton ato, dhe i thuhet: ”Çka veprove me ato?” Ai përgjigjet: “E mësova diturinë dhe ua mësova të tjerëve dhe kam lexuar Kur’anin vetëm për Ty” I thuhet: ” Gënjen, ti e mësove diturinë që të të thonë “Dijetarë” dhe e lexove Kur’anin vetëm që të të thonë se je lexues i mirë i Kur’anit, dhe të thanë” , dhe urdhërohet që të tërhiqet me fytyrë për toke dhe hidhet ne zjarr. Dhe një person të cilit Allahu i dhuroi pasuri nga të gjitha llojet, dhe atij do ti përmenden mirësitë e Allahut që ia ka dhënë dhe ai i vërteton ato, dhe i thuhet: Çka veprove me ato të mirësi që ti dhash? Thotë: “Nuk kam lënë vend në të cilën Ti dëshiron që të jepet në të, vetëmse e kam dhënë dhe këtë nuk e kam bërë për dikë tjetër vetëmse për Ty”, i thuhet: ”Gënjen, ti këtë e bëre vetëm që të thonë për ty “Bujar” dhe ato e thanë këtë”, dhe urdhërohet që të tërhiqet me fytyrë për toke dhe hidhet ne Zjarr.[8]
Kur e ndëgjoi Muaviu këtë hadith ka qarë shumë derisa u alivanos dhe kur iu kthye vetëdija tha: ”Të vërtetën e ka thënë Allahu dhe i Dërguari i tij” dhe lexoi ajetet:
مَنْ كَانَ يُرِيدُ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا وَزِينَتَهَا نُوَفِّ إِلَيْهِمْ أَعْمَالَهُمْ فِيهَا وَهُمْ فِيهَا لَا يُبْخَسُونَ * أُولَئِكَ الَّذِينَ لَيْسَ لَهُمْ فِي الْآخِرَةِ إِلَّا النَّارُ وَحَبِطَ مَا صَنَعُوا فِيهَا وَبَاطِلٌ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
“Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të bukuritë e saj, ne do t’ua plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre nuk do tu mungojë gjë. Të këtillve në botën tjetër nuk u përket gjë tjetër vetëmse Xhehenemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar’’.[9]
Transmetohet nga ebu Musa el Esha’riu (radijAllahu anh) se një burrë erdhi tek Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)i Allahut dhe i tha: ”O i Dërguar i Allahut, dikush lufton për pasuri, e dikush lufton që të përmendet, dikush tjetër lufton që të shihet pozita e tij, pra cila nga këto është në rrugë të Allahut?” Pejgamberi iu përgjigj: ”Kush lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta, ky luftim është në rrugën e Allahut”[10].
Transmetohet nga ebi Umame el-Bahili (radijAllahu anh) se një ditë erdhi një person tek Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe i tha: ”Si thua për një njeri i cili lufton dhe fiton shpërblimin dhe përmendjen e tij?” Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) iu përgjigj: “Për të nuk ka shpërblim”, e përsëriti tre herë pyetjen ky person mirëpo përgjigja e Pejgamberit ishte: ”Për të nuk ka shpërblim”, pastaj tha: ”Allahu nuk i pranon veprat përveç atyre (veprave) që janë të sinqerta dhe nëpërmjet të cilave kërkohet kënaqsia e Allahut”.[11]
Transmetohet nga Fudejl ibn Ijadi se ka thënë: ”Mosveprimi i veprave për hir të njerëzve është Rija (syefaqësi), kurse të vepruarit për hir tyre është Shirk (idhujtari), ndërsa Ihlasi (sinqeriteti) është të larguarit nga këta të dyjat”.
Është pyetur Sehl et Testeri: ”Cila gjë është më e rëndë për epshin”? U përgjigj: ”Sinqeriteti”.[12]
Sufjan eth Theuri në lidhje me këtë ka thënë: ”Nuk kam shëruar diçka më të rëndë tek vetja se nijetin...”.
Kanë thënë disa prej dijetarëve: “Kur robi është i sinqert, prej tij largohen dyshimet e shumta dhe syefaqësia”.
Disa prej të parëve tanë kanë thënë: ”Ai i cili gjatë jetës së tij një çast është i sinqert vetëm për Allahun do të shpëtojë, kjo është nga madhështia e sinqeritetit, dhe është shumë rëndë që zemra e tij të zmbrapset, sepse e sinqertë është ajo që nuk kërkohet përmes saj vetëmse afrimi tek Allahu”.
Gjithë falënderimet i takojnë Allahut të madhërishem, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Pejgamberin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) familjen e tij të pastër dhe shokët e tij.
Përktheu: Sejfullah Sejfuli
[1] (124/2) نضرة النعيم في مكارم أخلاق الرسول الكريم
[2] (93/2 مدارج السالكين
[3] (3/330) (بدائع الفوائد).
[4] Sahih el-Buhari (2/267) nr. (2697), Sahih Muslim (3/1343) nr. (1718).
[5] Sahih el-Buhari (1311) nr. (1), Sahih Muslim (3/1515) nr. (1907).
[6] Surja el-Kehf, 110.
[7] Surja Gafir, 14.
[8] Sahih Muslim (3/1514) nr. (1905).
[9] Sure Hud, 15-16.
[10] Sahih Buhari (2/309) nr.(2810), Sahih Muslim (3/1512) nr. (1904).
[11] Sunen en-Nesai (6/25) nr. (3140).
[12] Shkallët e Udhëtarëve (مدارج السالكين) (2/95)