S’ka Fe ai që s’ka Namaz

by Uniteti-Admin

Prej parimeve të ehli Sunetit është se ata nuk e shpallin qafir njeriun i cili bën gjunahe, por e shpallin njeriun qafir nëse personi heq dorë prej shtyllave të fesë. Thotë ibn Tejmija (Allahu e mëshiroftë): “Ne nëse themi se ehli Suneti janë të pajtimit se nuk bëjmë tekfir me gjunahe, ne e kemi për qëllim se nuk bëjmë tekfir me gjunahe siç është: zinaja (amoraliteti), pirja e alkoolit”. Ndërsa sa i përket tekfirit të atij që heq dorë prej shtyllave të fesë ka polemikë të njohur në këtë çështje.

Thotë Allahu (subhanehu ue teala): “Të kthyer tek Ai, keni frikë Atij dhe falne Namazin dhe mos u bëni prej mushrikëve”. (er Ruum 31)

Poashtu thotë: “Dhe pas tyre erdhën gjenerata e humbën Namazin dhe i pasuan epshet, ata më pastaj do të hidhen në Gajjaa (Xhehenem)”. (Merjem 59)

Thotë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Kush e fal Namazin tonë dhe kthehet në Kiblen tonë dhe e han atë që e therrim ne, ai është musliman”.

Thotë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Në mes nesh dhe atyre (qafirave) është Namazi, kush e len atë ka bërë kufër”.

Janë të shumta tekstet me thënie të sahabëve për kufrin e lënësit të Namazit dhe tekfirit ndaj tij, ne do të përmendim vetëm disa prej tyre:

Thotë ebu Mulejh[1]: “E kam dëgjuar Omerin (radijAllahu anhu) në minber se ka thënë: “S’ka hise (pjesë) në Islam ai që s’falet”.

Thotë ibn Mes’udi: “Kush e len Namazin s’ka Fe”.

Thotë ebu Derda: “S’ka Iman ai që s’ka Namaz”.

Dijetarërt e hershëm na kanë transmetuar Ixhmaa (Koncenzus) të sahabëve për tekfirin ndaj lënësit të Namazit. Prej tyre që e kanë transmetuar këtë Ixhma është tabi’ini i njohur Muxhahid ibn Xhebr. Thotë ai: “E pyeta sahabiun Xhabir bin Abdilah se çka ishte gjëja prej veprave që e ndante  kufrin prej imanit në kohën e Pejgamberit”. Ai u pëgjgigj dhe tha: “Namazi”.

Gjithashtu transmeton Abdullah ibn Shekik[2]: “Sahabët e Pejgamberit nuk shihnin si kufër ndonjë vepër që lihet, përveç lënies së Namazit”.

Thotë Hasan el Basri[3]: “Më ka ardhur prej sahabëve të Pejgamberit se ata thonin: “Në mes robit dhe në mes bërjes shirk dhe kufër është lënia e Namazit pa arsye”.

Thotë Ejub es Sikhtijanij: “Lënia e Namazit është kufër dhe s’ka këtu polemik”.

Këta janë vetëm disa prej fjalëve të gjeneratave të hershme të Islamit të cilët na e kanë transmetuar këtë Fe dhe shihet qartë se ka patur pajtim në mesin e atyre se lënia e Namazit është kufër, ndërsa polemika rreth tekfirit ndaj lënësit të Namazit është paraqitur pak pas vdekjes së tij në vitet pas 131 Hixhrij

Transmetohen disa transmetime prej Ahmed ibn Hanbelit se ai e bën tekfir secilin person i cili len një prej pesë shtyllave të Islamit, qoftë Shehadetin, Namazin, Zekatin, Agjërimin apo Haxhin. Ky është njëri prej mendimeve më të njohura në gjenaratat e para të Islamit. Të këtij mendimi janë edhe ebu Bekër el Khalali[4], Hubejbi[5] dhe një grup i dijetarëve të Medhhebit Malikij.

Në transmetim tjetër thuhet se njeriu bën kufër vetëm me lënien e Namazit dhe Zekatit, ndërsa me lënien shtyllave tjera nuk bën kufër, ndërsa nëse i mohon ata shtylla të tjera s’ka dyshim në kufrin e atij.

Në një transmetim të tretë thuhet se njeriu bën kufër vetëm me lënien e Namazit.

Thotë Hakim bin Utejbe[6]: “Kush e len Namazin me qëllim, ka bërë kufër në Allahun, kush e len Zekatin me qëllim ka bërë kufër në Allahun, kush e len Haxhin me qëllim ka bërë kufër, kush e len agjërimin e Ramazanit me qëllim ka bërë kufër”.

Thotë Seid ibn Xhubejri: “Kush e len Namazin me qëllim ka bërë kufër në Allahun, kush e len Zekatin me qëllim ka bërë kufër në Allahun, kush e len agjërimin e Ramazanit me qëllim ka bërë kufër në Allahun”.

Thotë ed Dahhak[7]: “Nuk ngritet Namazi pa Zekatin”.

Thotë Abdullah ibn Mes’udi: “Kush e fal Namazin, ndërsa nuk e jep Zekatin, s’ka Namaz”.

Thotë Abdullah ibn Amër: “Kush e pin alkoolin në mbrëmje, zgjohet në mëngjes si mushrik, dhe kush pin alkool në mëngjes, e arrin mbrëmjen si mushrik”. E kanë pyetur Ibrahim en Nehaiun: Si është e mundur që me këtë të bëhet mushrik? Ai tha: “Kjo është përshkak se e len Namazin”.

Gjithashtu prej dijetarëve  të njohur të mëvonshëm të Umetit siç është ibn Tejmija poashtu edhe ai është i mendimit se lënësi i namazit bën kufër.

Me këtë bëhet e qartë se ai person i cili e bën tekfir dikë që nuk e kryen Namazin, Zekatin, Haxhin, Agjërimin nuk ka dalur prej kornizave të ehli Sunetit me tekfirin ndaj atyre njerëzve që i lënë këta shtylla të Islamit, edhepse shumica e dijetarëve të ehli Sunetit e bëjnë tekfir atë person i cili nuk e kryen vetëm Namazin.

Përktheu dhe përmblodhi: Enis Arifi

Referenca:  براءة أهل الحديث و السنة من بدعة المرجئة



[1] Ebu Mulejh bin Usame el Hedheli është transmetues i besueshëm, vdiq në vitin 98 Hixhrij.

[2] Adbullah bin Shekik el Ukajli, njihet s ii besueshëm, vdiq në vitin 108 Hixhrij.

[3] Hasen bin ebi el Hasen el Basri, dijetar i njohur, jursipondent dhe i besueshëm, vdiq nq vitin 110 Hixhrij.

[4] Ebu Bekër el Khalali është Ahmed bin Muhammed el Bagdadi, njihet si Imam, Jurispondent, Hafiz dhe njëri pre dijetarëve të mëdhenj të Medhehbit Hanbelij, ka vdekur në vitin 311 Hixhrij.

[5] Hubejbi është AbdulMelik bin Hubejb bin Sulejman el Abbasi el Andalusi. njihet si Iman dhe jurispondent i Andalusit dhe dijetarë i Medhehebit Malikij i cili ka shkruajtur shumë libra. Ka vdekur në vitin 238 Hixhrij.

[6] Hakim ibn Utejbe është ebu Muhammed el Kindi, dijetar i njohur i selefit dhe jurispondent, vdiq në vitin 115 Hixhrij.

[7] Ai është ed Dahhak bin Muzahim el Hilali, ebu Muhammed el Hurasani, është prej dijetarëve të Tefsirit dhe konsiderohet i besueshëm, ka vdekur pas vitit 100 Hixhrij.

Të tjera