Të agjëroj me njerëzit apo…?

by Uniteti-Admin

Pyetja: Jam një student që studijoj në provincën Karanteka në Indi, muslimanët e këtij vendi nuk janë të një mendimi në çështjen e fillimit dhe mbarimit të muajit Ramazan, kjo provincë e përcakton fillimin e muajit të Ramazanit nga fillimi i vitit duke u bazuar në llogaritje (kalendar), gjë e cila don të thotë se ata nuk bazohen në shikimin e hënës. Kjo u bë shkak që disa nga muslimanët (sidomos arabët) e këtij vendi të mos fillojnë (në agjërim) me pjesën tjetër të popullatës, përkundrazi ata fillojnë me Arabinë Saudite. A është kjo në rregull? Çka duhet të bën ai i cili ka agjëruar me popullatën në përgjithësi?

Përgjigja: Falënderimi i takon Allahut.

Nëse muslimani jeton në një shtet i cili bazohet në shikimin e hënës për të përcaktuarr fillimin dhe mbarimin e muajit  të Ramazanit, ai obligohet që t’i pason ata, si në fillimin e muajit ashtu edhe në mbarimin e tij.

Ndërsa nëse muslimani jeton në një vend joislam apo në një vend ku nuk kujdesen për hyrjen apo daljen e muajit dhe atë e përcaktojnë sipas dëshirave të tyre, duke mos e marë parasyshë shikimin e hënës sipas sheriatit, atëherë obligohet që ta pason vendin më të afërt i cili bazohet në pamjen e hënës në përcaktimin e hyrjes dhe daljes së muajit, andaj, i thuhet atij që agjëron të mos bën bajram me Indinë, por bajramin ta bëj me vendin më të afërt i cili bazohet në shikimin e hënës, dhe ta kompenzon një ditë për ditën e parë që ishte Ramazan, Allahu e di më së miri.

www.islamqa.info

Përktheu: Sejfullah Sejfuli

Të tjera