Të rrjedh loti me ilahije apo me Kur’an?!

by Uniteti-Admin

Çka të lëviz përbrenda më tepër? Dëgjimi i ilahijeve apo dëgjimi i Kur’anit? Cilën ke dëshirë dhe kënaqesh kur e ndëgjon?

Është fakt se dëgjimi i të ashtuquajturave “ilahije” është përhapur në gjeneratën e sodit të muslimanëve dhe se muslimani nuk “preket” nga dëgjimi i Kur’anit, ashtusiç “preket” nga dëgjimi i ilahijeve.

Kur dikush ndëgjon një ilahije atij (asaj) i rrjedhin lotët, mirëpo kur ndëgjon fjalët e Allahut të Plotfuqishëm nuk pikon asnjë lot.

Arsyeja dihet mirë, sepse ilahijet kanë zënë rrënjë të thellë në çdogjë që bëhet në emër të Islamit, qoftë video Islamike, ligjërata, tribuna apo programe fetare në TV. Absolutisht çdogjë ka miks të ilahijeve në të. Rinia ekspozohen në ndëgjimin e këtyre ilahijeve nga fëmijëria e  tyre dhe ajo e cila është që na pikëllon është fakti se Kur’anit nuk i jepet rëndësi siç u jepet dëgjimit të ilahijeve. Kjo është shenjë alarmante.

Thotë Salih al Feuzan: “Ndërsa atë që e emërtojnë si neshid islame (ilahije), asaj i është kushtuar më tepër kohë sesa që meriton, më tepër sakrificë, organizim deri në atë masë saqë është bërë art prej arteve, bile edhe ka zënë vend në planprogramet shkollore dhe aktivitetet shkollore. Njerëzit i inçizojnë dhe i shumëzojnë në numër të shumtë për shitje dhe shpërndarje, përderisa i kanë mbushur shtëpitë. Të rinjtë dhe të rejat i ndëgjojnë ata derisa ata u marrin atyre shumicën e kohës së tyre deri në atë masë saqë i kanë mundur inçizimet e Kur’anit dhe të Sunetit të Pejgamberit dhe ligjëratave të diturisë fetare”.

Mos harro se Kur’ani është Fjala më e mirë dhe më e dobishme për t’u lexuar apo për t’u ndëgjuar. Kur’ani është Fjala më prekëse dhe më efektive për udhëzimin e shpirtit

Thotë Allahu në Kur’an:

“Dhe tha Pejgamberi: “O Zot ky populli im e lan mënjanë Kur’anin (e bojkotuan)”. (el Furkan 30)

Bëje Kur’anin prehje tënden dhe metodologji të jetës tënde, largohu prej çdogjëje e cila të ndalon nga leximi dhe ndëgjimi i Kur’anit. Thotë Allahu i Lartësuar: “Allahu e zbriti Fjalën më të mirë, Libër i cili është çift (ajete që i ngjajnë njëri tjetrit dhe përsëriten). Rrënqethen lëkurat e atyre që i frikohen Zotit të tyre, e më pastaj zbuten lëkurat dhe zemrat e tyre te përmendja e Allahut. Ky është udhëzimi i Allahut, e udhëzon me të kë të dojë dhe kë e devijon Allahu s’ka për atë udhëzues”. (ez Zumer 23)

Është dëshpëruese që dikush ndëgjon ilahije dhe i vjen rëndë që të lexoj apo të ndëgjoj Kur’an. Një aspekt tjetër për ndëgjimin e ilahijeve është fakti se ndëgjimi i ilahijeve e privon besimtarin nga shpërblimi i leximit dhe ndëgjimit të Kur’anit.

Nëse besimtari kalon vetëm një orë në lexim Kur’ani, atij do t’i shënohen me mijëra sevape dhe do të shpërblehet për çdo shkronjë nga dhjetë sevape, ashtusiç ka ardhur në Hadith të vërtetë të cilin e transmeton Tirmidhiu.

Mundohu të kalosh çaste në leximin dhe ndëgjimin e Kur’anit se në të do të do të gjesh kënaqësi dhe do të jesh në adhurim përderisa e lexon atë dhe dije se me leximin e Kur’anit do të shtohet Imani.

Përmblodhi: Enis Arifi

Të tjera