Në shumë Ajete të Kuranit Allahu thotë:
((الله لا إله إلا هو)) “Allahu është një, nuk ka hyjni që meriton të adhurohet pos Tij” (Ali Imran: 2).
Dhe thotë:
((الله لا إله إلا هو له الأسماء الحسنى)) “Ai është Allahu, nuk ka hyjni tjetër që meriton të adhurohet pos Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur” (Taha: 8).
Dhe thotë:
((ذلكم الله ربكم لا إله إلا هو هو خالق كل شيء فعبدوه)) “Ky është Allahu, Zoti juaj, nuk ka hyni që meriton të adhurohet pos Tij, Krijues i çdo sendi, pra adhuroni atë.” (El-Enam: 102).
Dhe thotë:
((إنني أنا الله لا إله إلا أنا فاعبدني)) “Vërtetë, Unë jam Allahu, nuk ka hyjni që meriton të adhurohet pos Meje, pra Mua më adhuro.” (Taha: 14).
Dhe thotë:
((فالم أنه لا إله إلا الله)) “Dije se nuk ka hyjni tjetër që meriton të adhurohet pos Allahut.” (Muhammed: 19).
I tërë Kurani thërret në Teuhid, si dhe suret të cilat kan zbritur në Mekke permbajnë thirrjen në Teuhid dhe largimin nga Shirku. Ndërsa dispozitat si: Zekati, Agjërimi, Haxhi; Hallalli dhe Harami kan zbritur pas shpërnguljes në Medine, përvec Namazit i cili është bërë farz për muslimanet duke qenë në Mekke dhe kjo ka ndodhur pak para Hixhretit.
Në Kuranin e Madhërishëm Allahu na rrëfen për thirrjen e Pejgamberëve në Teuhid para se të thërrasin ne zbatimin e obligimeve tjera. Thotë Allahu: “Në çdo popull kemi dërguar Pejgamber që të thërrasin në adhurimin e Allahut dhe në largim nga Taguti”. (An Nahl: 36).
Thirrja e Nuhit (alejhi selam) në Teuhid:
Allahu (subhanehu ëe teala) thotë: “Ne e dërguam Nuhin te populli i tij dhe ju tha: ‘ O populli im adhurojeni Allahun përveç të Cilit skeni zot tjetër”. (El Araf: 59)
Ndërsa në Sahih El-Bukhari nga ibën Abbasi thuhet: “Mes Ademit dhe Nuhit kaluan dhjetë gjenerata dhe të gjitha ishin në Islam “.
Kur njerëzit filluan ti adhurojnë pytat dhe tagutat filloi përhapja e kufrit dhe shirkut, në këtë kohë Allahu dërgoi Nuhin ((alejhi selam)) si të dërguar të parë. Ndërsa si erdhi deri te paraqitja e shirkut, këtë e sqaron Ibën Abbasi në komentin e Ajetit Kuranor: “…dhe thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Uedda-në, as Suuaa-në, e as Jeguth-in, Jeukë-n e Nesse-n “. (Nuh:23)
Këto ishin emra të njerëzve të devotshëm të cilët ishin nga populli i Nuhit (alejhi selam). Pas vdekjes së tyre shejtani ju propozoi njerëzve që të ndërtojnë statuja në formë të këtyre njerëzve të mire, që shikimi në këto statuja të jetë si nxitje për ibadet ndaj Allahut.
Këta njerëz nuk i adhuruan statujat por gjeneratat të cilat vijuan më pas, jetuan në atë kohë kur ishte përhapur injoranca dhe këtë e shfrytzoi Iblisi duke i drejtuar kah adhurimi i statujave dhe duke ju thënë se të parët tuaj i kanë adhuruar këto dhe prej tyre kërkonin plotësimin e kërkesave të tyre, kështu filloi adhurimi i statujave të këtyre njerëzve të devotshëm.
Pasi u përhap shirku Allahu dërgoi Nuhin (alejhi selam) që të thirë në adhurimin e Allahut dhe largimin nga shirku, thirrje e cila zgjati nëntëqindë e pesëdhjetë vite.
Pasi Allahu e permbysi popullin e Nuhit (alejhi selam) përshkak të shirkut dhe mosbindjes ndaj asaj që thirrte ai, në sipërfaqen e tokës mbetën vetëm ata që iu nënshtruan kësaj thirrje për ta adhuruar Allahun dhe ata u bartën me anijen me lejen e Allahut. Kështu vazhduan njerëzit në Teuhid deri sa erdhi populli Ad, të cilër ishin populli i parë që filluan me shirk pas popullit të përmbytur të Nuhit (alejhi selam).
Thirrja e Hudit dhe Salihut (alejhima selam) në Teuhid
Thotë Allahu në Kuran: “Dhe te populli Ad dërguam vëllaun e tyre Hudin i cili tha: O populli im adhurojeni Allahun pos të cilit skeni Zot tjetër “. (El-Ea’raf 145).
Pas populli Ad erdhi populli Themud që gjithashtu i bënin shirk Allahut dhe në mesin e tyre Allahu dërgoi Salihun (alejhi selam), siç na tregon Allahu në Kuran: “Dhe te populli Themud dërguam vllaun e tyre Salihun i cili tha: O populli im adhurojeni Allahun pos të cilit skeni Zot tjetër “. (Hud: 61)
Vazhdon…
Përgatiti: Mirsad Hamiti