Unë, mua dhe vetja ime

by Uniteti-Admin

Është parrollë e shumë njerëzve fjala: “Mos i nënçmo tri gjëra në jetë: Unë, mua dhe vetja ime”. Dhe këtë parrollë e zbatojnë dhe e shpallin haptaz në praktikë kur është nevoja.

Shumë njerëz të cilët sot i përshkruhen se i përkasin Islamit e kanë neglizhuar Islamin totalisht dhe janë adaptuar në traditat dhe kulturat e huaja dhe janë dorëzuar plotësisht mashtrimeve të kësaj bote.

Njerëzit i përdorin këto fraza vetëmqë ta ngrisin veten e tyre, ose që ta vendosin veten e tyre përmbi tjerët. Shumë pak prej tyre e kuptojnë se nëse ata i thuan fjalët : “Unë, mua, vetja ime” ata në këtë mënyrë vetëm do ta nënçmojnë veten e tyre.

Thotë ibn Kajimi në Librin Zad’ul Me’ad

Këto fjalë “Unë, mua, vetja ime” janë fraza të cilat i kanë thënë Iblisi, Faraoni dhe Karuni:

Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai, mua më krijove prej Zjarri ndërsa atë e krijove prej balte”.

Faraoni tha: “A nuk është i imi pushteti i Egjiptit?!”

Tha Karuni: “Kjo më është dhënë mua  vetëm përshkak të diturisë që e posedoj”.

Gjëja më e përshtatshme me të cilën duhet që robi ta cilësoj veten e tij është cilësim me modesti dhe vetkritik, siç është:

Unë jam rob që bën gjunahe, kërkon falje dhe i pranon gjunahet.

Gjunahet e mia, nënshtrueshmëria e ime ndaj Allahut.

Vetja ime e ka brengën për gjunahet e shumta.

Falmi o Allah gjunahet e mia.

Furnizohu me krenari dhe me gjëra që të çojnë deri te krenaria, siç është mirësjellja, fytyra e buzëqeshur, përhapja e selamit, vetëbesim i cili nuk ka tirani.

Largohu prej gjërave që ta degradojnë krenarinë, qoftë me gjëra që janë në natyrën tënde, në të folurit tënd apo në vepra. Mos e lavdëro veten tënde e as mos u bë arogant dhe as mos i nënçmo të tjerët dhe as mos u bë prej atyre që mund t’i shohish nëpër vende të dyshimta.

Lusim Allahun që të na afrojë  dhe të na lehtësoj bërjen e veprave të mira dhe lusim Allahun që të na mbroj nga rënia në vepra të ndaluara dhe të dyshimta.

Përktheu: Enis Arifi

Të tjera