Pyetja: Ju uroj juve ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit. Që nga dita e parë e Ramazanit unë i premtova vetes time se do t’a përfundoj leximin komplet të Kur’anit gjatë këtij muaji, mirëpo unë çohem çdo ditë në ora 6 të mëngjesit dhe kthehem nga puna në ora 5:30 të mbrëmjes dhe pas iftarit më mund lodhja dhe më zen gjumi deri në ora 22 përafërsisht, më pastaj çohem për në syfyr dhe gjatë kësaj kohe kur jam i zgjuar jam sikurse në gjum prej lodhjes. Kështuqë unë flej përafërsisht dymbëdhjetë orë ashtuqë të mund të zgjohem në mëngjes… çka të bëj?
Përgjigje: Fillimisht të urojmë këtë muaj të bekuar dhe lusim Allahun që të na ndihmojë që t’a përmendim Atë, t’a falënderojmë dhe t’a adhurojmë.
Kërkohet prej besimtarit që t’i bëj bashkë që të dyja, pra çështjet që kanë të bëjnë me dunjanë dhe çështjet që kanë të bëjnë me Ahiretin. Pra nuk duhet që njeriu t’a len njërën në llogari të tjetrës, kjo don të thotë që njeriu mos t’i len çështjet e dunjasë duke u argumentuar se është i dhënë vetëm pas Ahiretit dhe as që të jepet plotësisht pas dunjasë duke e harruar Ahiretin. Qëllimi i kësaj bote është që njeriu të përgatitet për Ahiretin, sepse dunjaja nuk është vend i përhershëm, por është vetëm një rrugë kalimtare nëpër të cilën kalon njeriu dhe patjetër që të gjithë të kalojnë në Ahiret.
Besimtar i mençur është ai i cili përgatitet për këtë tranzicion prej dunjasë për në Ahiret, për këtë është pyetur Pejgamberi (sal lAllahu alejhi ue sel-lem)dhe i kanë thënë: “O i Dërguar i Allahut kush është njeri më i menur tek njerëzit”? Ai tha: “Ata të cilët e kujtojnë më së shumti vdekjen dhe të cilët mv së shumti përgatiten për të”.
Pra është patjetër që njeriu të përgatitet për Ditën e Udhëtimit, sepse atje është qëndrimi i përhershëm dhe lusim Allahun që të na bashkojë në atë vend të përhershëm të mëshirës.
Muslimani duhet që t’i bëj bashkë veprat e dunjasë dhe veprat për Ahiret. Njeriu është i nevojshëm për vendbanim, për pasuri, veshmbathje, ushqim dhe pije për t’a mbajtur gjallë trupin, por njeriu duhet që të ketë edhe iman dhe të ketë namaz, agjërim, dhikër, lexim Kur’ani, bamirësi ndaj njerëzve etj. Thotë Allahu: “O ju që keni besuar përgjigjuni Allahut dhe Pejgamberit kur ata ju thërrasin tek ajo që ju ngjall”. (el Enfalë 24)
Muslimani është i nevojshëm për të lexuar Kur’an, qoftë në Ramazan apo jashtë tij, pra duhet që muslimani të ketë orar ditorë për leximin e Kur’anit derisa t’a përfundojë leximin e Kur’anit, më së shumti brenda katërdhjetë ditëve një herë. Ndërsa në Ramazan duhet më shumë se kaq, sepse Ramazani është prej kohërave më të mira për adhurim, thotë Allahu: “Muaji i Ramazanit është (muaji) në të cilin zbriti Kur’ani”. (el Bekare 185)
Ti ke mundësi që të ndash prej ditës një orë për të lexuar Kur’an, dhe për këtë orë ti ke mundësi që të lexosh së pakti një ose dy xhuz të Kur’anit dhe në këtë mënyrë deri në fund të Ramazanit do t’a lexosh Kur’anin një herë, dy herë ose tri herë. Poashtu ke mundësi që t’a shfrytëzosh kohën edhe kur je në lëvizje, apo në punë. Ke mundësi që t’a mbash Kur’anin me veti dhe të lexosh çdoher kur ke hapsirë kohore të lirë dhe në fund do të shohish se e ke lexuar Kur’anin më shumë se njëherë në këtë kohë të shkurtë. Nëse je në punë gjatë Ramazanit ke mundësi që të bisedosh me punëdhënësin tënd që t’i pakësojë orët e punës gjatë Ramazanit edhe nëse t’a mangëson rrogën për këtë periudhë. Poashtu ndoshta ke mundësi që t’a marrish pushimin gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit ose në vetëm disa ditë prej dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, sidoqoftë duhet të mudohesh që t’a shfrytëzosh këtë muaj të bekuar aq sa ke mundësi dhe fuqi. Mundësia është e hapur, kanë mbetur edhe plot ditë të Ramazanit dhe lusim Allahun që të na përdorë neve në bindje ndaj Tij.
Nëse s’ke mundësi që t’i pakësosh orët e punës ose që t’a marrish pushimin në Ramazan për disa ditë, atëherë ti mundohu që t’a shfrytëzosh kohën sa ke mundësi. Allahu e din se sa ti je duke u munduar që të lexosh Kur’an dhe Allahu do të shpërblejë sipas nijetit që e ke pasur edhepse s’ke patur mundësi që të lexosh Kur’an.
Allahu na udhëzoftë në atë që Ai është i kënaqur
Allahu e din më së miri
IslamQ&A
Përktheu: Enis Arifi