- Ajo është e kapur fortë për Librin e All-llahut dhe për Sunetin e Pejgamberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) dhe në mënyrën se si e kanë kuptuar këtë Sunet gjeneratat e para të Islamit, ashtusiç e kanë kuptuar këtë rrugë sahabët dhe ata që erdhën pas tyre, All-llahu qoftë i kënaqur me ta.
- Muslimanes i takon që të sillet mirë dhe drejtë me muslimanët, bile edhe me jobesimtaret. Thotë All-llahu (subhanehu ue teala): “…edhe flisni me njerëzit në mënyrë të mirë” (el Bekare 83) dhe poashtu thotë: “O ju që keni besuar, vazhdimisht qëndroni fortë në drejtësi, dëshmoni për All-llahun edhe nëse dëshmia është kundër interesit tuaj, kundër prindërve ose kundër farefisit tuaj, pamarrë parasysh a është pasanik apo i varfër, All-llahu është më i vlefshëm se ata. Dhe mos ju shmang epshi (personal) që t’i shmangeni drejtësisë. Dhe nëse shtrembëroni pse refuzoni, All-llahu është i njoftuar hollësisht për atë çka e punoni ”. (en Nisaa 135).
- Femra muslimane është besnike dhe e ndëgjueshme ndaj burrit të saj. Thotë Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem): “Kur burri e thërret gruan e vet për në shtrat dhe ajo refuzon që të shkoj në shtrat me të, atë grua e mallkojnë melekët”. (Buhari, Muslim)
- Femra muslimane është edukatore e fëmijëve të saj dhe është e obliguar që t’i edukojë ata në frymën islame. Transmetohet prej ibn Omerit r.a se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Secili prej jush është çoban dhe secili është përgjegjës për kopenë e vet” ndërsa për gruan thotë: “Gruaja është përgjegjëse për shtëpinë e burrit të saj dhe ajo është përgjegjëse për ata”.
- Është obligim për motrën muslimane që të vishet me tesha islame dhe të distancohet prej përngjasimit me armiqtë e All-llahut. Nga Imam Ahmedi në Musned-in e tij e transmeton nga Abdullah ibn Omeri se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush e imiton një popull, ai është prej tyre”.
Thotë All-llahu (subahnehu ue teala) për çështjen eveshjes së femrës: “O ti Pejgamber thuaju grave tuaja dhe bijave tuaja dhe grave të besimtarëve që t’i lëshojnë teposhtë (prej kokës) mbulesën e jashtme mbi ta (mbi trupat e tyre), kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë të pandershme) dhe të mos keqtrajtohen. All-llahu është Falës dhe Mëshirues”. (el Ahzaabë 59)
Padyshim se motra muslimane ka shumë cilësi tjera përveç këtyre që u përmendën, cilësi të cilat atë e veçojnë prej femrave të cilat nuk janë të bindura ndaj urdhërave të All-llahut. Të cilësuarit me këta cilësi që u përmendën dhe cilësitë e pastra të cilat kanë ardhur në Kur’an dhe në Sunnet janë udhërrëfyes për tek lumturia e kësaj bote dhe lumturisë së përhershme të botës tjetër.
Përgatiti: Enis Arifi